Izolimet e pandemisë “ndikuan në rënien e lindshmërisë” në Evropë
Evropa është përballur me ulje të shkallës së lindjeve...

Në Shqipëri gratë në zonat rurale po shtojnë përpjekjet, për të rritur aftësitë e tyre prodhuese përmes agroturizmit, një sektor në zhvillim. Ato përbëjnë gjysmën e forcave të punës në sektorin bujqësor dhe ndikimi i tyre është i lartë. Por edhe pse bujtinat agroturistike, në shumicën e rasteve, mbahen në këmbë nga gratë, ato janë më pak të mbështetura se burrat kur vjen fjala për përfitimin e granteve. Pengesave u shtohen edhe paragjykimet, problemet e pronësinë në zonat rurale si dhe mangësitë në infrastrukturë. Autoritetet thonë se po i kushtojnë vëmendje turizmit rural duke rritur mundësitë e përfshirjes së grave në financime.
Në Shqipëri gratë përbëjnë rreth 50% të popullisë së vendit dhe ndikimi i tyre në zinxhirin prodhues të ekonomisë është i lartë. Sipas të dhënave zyrtare, tek gratë në grupmoshën 15-64 vjec mbizotëron punësimi në bujqësi. Prej 4 vitesh politikat zyrtare përmes projekteve të veçanta, siç është ai i 100 fshatrave, synojnë një zhvillim të integruar në zonat rurale. Agroturizmi është një nga shtyllat kryesore, ku bazohet ai që quhet turizmi rural në vend. Ai është orientuar drejt traditës dhe kulturës vendase, dhe në pjesën dërrmuese mbahet në këmbë nga gratë. Lume Cika është një grua, që pasi humbi punën në Tiranë, bashkë me bashkëshortin ngritën në zonën e Shëngjergjit, pjesë e malësisë së Tiranës, një bujtinë modeste mes shumë vështirësive finaciare dhe infrastrukturore. Ai në fshatin e lindjes, kurse ajo përmetare, nisën rreth 15 vjet më parë një rrugëtim tejet të vështirë.
“Në momentin që nisëm ndërtimin këtu nuk ishte kjo rruga e rregulluar nga keni ardhur ju. Ishte rruga sipër nga Shën Mëria, dhe ishte shumë e vështirë për të transportuar materialet. Ne vendosëm që çimenton do ta blinim, kurse rërën do ta nxirrnim tek lumi. Të dy burrë e grua shkonim atje, dhe e nxirrnim. Ishte e vështirë dhe për fuqinë punëtore. Të gjithë shikonin punën e tyre. Ju dukej si çudi dhe thonin: ‘çfarë janë këta që vijnë këtu dhe bëjnë ndërtim’. Bëhet fjalë për vitin 2008-2009. Fillimisht hodhëm themelet, dhe ndenjëm një vit ashtu, se nuk ishim gati të vazhdonim më tutje. Edhe gurët pothuaj i kemi nxjerrë vetë. Fillimi ka qenë shumë i vështirë”- tha për Zërin e Amerikës Lume Cika, bashkëpronare e një bujtine në Shëngjergj, Tiranë.
Sot në bujtinën e saj Lumja pret turistë vendas dhe të huaj, dhe i përkushtohet gatimit tradicional dhe prodhimeve bujqësore, duke nxitur dhe punësimin e disa grave të zonës, përmes biznesit të saj. Ajo ka marrë pjesë dhe në trajnime të ndryshme siç ishte ai i pak kohëve me parë, një projekt i Unionit të bashkive shqiptare në rajon i mbështetur nga ambasada amerikane që u shoqërua dhe me një ndihmë financiare.
“Bashkë me ambasadën amerikane, kemi përmbyllur me sukses projektin e kurorave të Tiranës, që kishte në fokus gruan. 50 zonja rritën kapacitetet e tyre. Trajnimi iu ofrua nga stafi ynë teknik, nga ekspertët që ne kishim marrë në këtë projekt, i cili u shoqërua dhe me një mbështetje të vogël financiare për një produkt konkret për agroturizimin”- tha Andriola Kambo, Unioni i bashkive shqiptare në rajon.
Edhe Lirije Duqi, në fshatin Pëllumbas disa kilometra nga Tirana, është një ndër 50 zonjat që përfituan nga ky trajnim. Ajo menaxhon një hotel restorant, pjesë e biznesit familjar; shërben gatime tradicionale për klientë vendas dhe të huaj që vijnë në këto anë, për të eksploruar zonën dhe kryesisht shpellën e Pëllumbasit, një nga shpellat karakteristike dhe vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë.Vështirësitë kanë qenë të shumta; disa janë zgjidhur me rritjen e biznesit, ndërsa disa të tjera nuk janë në dorën e tyre.
“Klientët që vijnë për herë të parë shohin rrugën dhe na thonë se nuk mund të vijnë sërish me këtë rrugë të prishur. Ne i themi se do t’i përballojmë këto vështirësi derisa ajo të rregullohet. Shpresojmë që do të rregullohet”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Lirije Duqi, menaxhere e një bujtine në fshatin Pëllumbas të Tiranës.
Autoritetet zyrtare thonë se po i kushtojnë vëmendje turizmit rural dhe se ende ka vend për përmirësime në infrastrukturë në zonat e thella. Sipas Agjensisë për Zhvillimin bujqësor dhe rural, gratë në agroturizëm kanë mbështetje të posaçme në financime, prej 4 vitesh, pasi projektet e tyre vlerësohen me pikë shtesë në krahasim me burrat. Gjithashtu gratë nën 40 vjeç përfitojnë edhe grante më shumë. Me mbështetje të programit IPARD II, një financim i BE, janë aktive 51 kontrata, 13 prej të cilave kanë përfituese gratë. Ndërsa nga skema kombëtare nga 22 përfitues 6 janë gra.
“Kemi avantazh konkurues për gratë. Kemi parë që shifrat e grave që aplikojnë, në 4 vitet e zbatimit të projektit të 100 fshatrave janë rritur nga 10-15% në 20-25%. Pra përbëjnë një të katërtën e atyre që marrin financim”- tha për Zërin e Amerikës Eranda Selmanaj, Drejtore e AZHBR.
Por gratë që merren me agroturizëm kanë vështirësi në përftimin e granteve, pasi në mjaft raste pengohen nga çështje të informalitetit, shpesh të përhapura në Shqipëri, për shkak të problemeve të vazhdueshme të pronësisë në zonat rurale. Zonja Lume Cika pret legalizimin e bujtinës së saj, në Shëngjergj, me qëllim përftimin e ndonjë kredie dhe granti për të rritur biznesin.
“Ne kemi problemin e legalizimit të ndërtesës. Kemi bërë disa kërkesa për legalizim dhe na janë kthyer mbrapsh. Nuk na thonë arsyen përse, fjala vjen që nuk është toka jonë, që nuk janë dokumetat në rregull, apo diçka tjetër. Domethënë pa asnjë përgjigje”- u shpreh Lume Cika, bashkëpronare e një bujtine në Shëngjergj, Tiranë.
Zyrtarët janë të vetëdijshëm për problemet e pronësisë, që sipas tyre kufizojnë dhe fondet apo grantet në ndihmë të agroturizmit.
“Në programin që ne kemi financuar si nga buxheti i shtetit ashtu dhe nga programi IPARD, aplikojnë dhe fitojnë vetëm ato bujtina dhe biznese agroturizmi që kanë dokumenta pronësie. Për të bërë një ndërtim të ri, apo rikonstruksion, duhet të ketë një leje ndërtimi e cila bazohet në dokumenta pronësie. Kjo është arsyeja përse investimet janë të kufizuara dhe të shpërndara kryesisht në zonat që nuk kanë probleme me titujt e pronësisë. Nëse nuk do kishte probleme pronësie, mund të kishim dy apo tre herë më shumë aplikime dhe financime”.
Qeveria ka hartuar dhe strategji të posaçme kombëtare për zhvillimin bujqësor, por ekspertë të fuqizimit ekonomik të gruas mendojnë, se ato nuk e trajtojnë hendekun gjinor.
“Tani po rifreskohet strategjia kombëtare e zhvillimit të bujqësisë, por ajo nuk shihet në kontekstin vendor. Po të dalim në terren do të shohim, që dinamikat do të ndryshojnë nga fshati në fshat, në aspektin e prodhimit të strukturës. Dhe është shumë e vështirë të shohësh të përfaqësuar në këto strategji, se si është situata e grave në këto zona dhe të shohësh aspektin gjinor të përfaqësuar drejt”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erald Lamja, ekspert për fuqizimin e gruas.
Megjithë përpjekjet individuale dhe zyrtare, gratë në zonat rurale vazhdojnë të jenë më së shumti të paragjykuara. Sipas ekspertëve ato nuk kanë rolin e duhur, kur vjen fjala për vendimmarrje financiare në biznesin e tyre, dhe rrjedhimisht janë edhe më pak të mbështetura në aktivitetin e tyre prodhues./ VOA
Evropa është përballur me ulje të shkallës së lindjeve...
Unstable currents will gradually give way to clearings...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e vranësi...
Artani dhe Rrustemi janë dy pjesëtarë të shtëpisë fami...
Maria Huaroco is a mother has shared her marital story wit...
On Friday, the weather will continue to be unstable. D...
A smile characterizes him every day, even though he wa...
Sociologist Gëzim Tushe has commented on yesterday's massa...
Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave të...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një fenomen mjaft shqet...
Frequent clouds continue to be present in almost all of Al...
On Wednesday the country will be affected by unstable ...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirav...
Gati një miliard njerëz në mbarë botën janë diagnostik...
Një ngjarje e rëndë që dëshmon se si dhuna në familja ësht...
"Temporary marriage and betrayal" was the topic for th...
For a long time, the news that "Superman" will be gay, and...
Weather - Monday, October 10, 2022 The first part of ...
Greece has been shocked by the sexual abuse of a 12-ye...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...