LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Kavaja nën mbretërinë e qeneve endacakë

2022-11-03 09:52:00, Sociale CNA

FOTO/ Kavaja nën mbretërinë e qeneve endacakë

Ecja në rrugët e Kavajës është shndërruar në një shqetësim serioz.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e CNA.al tregojnë qartë se si qentë e pafajshëm, enden rrugëve, duke u shndërruar në problem për qytetarët e zonës. Kudo ku shkon siç dhe pamjet e tregojnë qartë, mund të shikoni qen në cepa kazanësh, në cepa trotuaresh, apo dhe në mes të rrugës.

Qyetarët ankohen se përpos ankthit që u shkaktojnë qentë endacakë, është se ata mund të bartin sëmundje, pasi nuk dihet nëse janë të vaksinuar apo jo.

Me sa duket Bashkia e Kavajës e ka harruar funksionin e saj, pavarësisht ankesave të banorëve. Kafshët kanë nevojë për trajtim, dhe rehabilitim në mënyrë që të mos shndërron në burim infeksionesh. E për këtë i bëjmë thirrja istancave që të marrin masat për këtë problematikë.

Epo me sa duket ndërkohë që njerëzit largohen nga ky vend çdo ditë, të vetmit që do ngelen do jenë vetëm qentë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga