The special Korçar collector/ Passion to keep heritage alive
City News Albania brings to viewers a very special charact...

Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organizuar në universiteti Fan Noli të Korçës, është zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me pedagogë e studentë lidhur me hartimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe. Një punë mjaft e madhe e gjuhëtarëve brenda dhe jashtë vendit, të cilët brenda vitit 2024 do të sjellin të botuar këtë fjalor.
Prof. Dr. Ali Jashari si njëri prej bashkëhartuesve të këtij fjalori, ka treguar punën që është bërë deri më tani nga grupi i studiuesve.
"Hartimi i fjalorit të madh të gjuhës shqipe mbështetet në një projekt kaq të qënësishëm siç është Akademia e Shkencave dhe financohet nga qeveria shqiptare dhe përfundimi i këtij projekti është pikërisht hartimi dhe botimi i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, i cili jo vetëm nga numri i fjalëve dhe i shprehjeve, por edhe i njësive të tjera gjuhësore, edhe nga pasqyrimi i të gjithë shtresave të leksikut të shqipes që nga shekulli i 16-17të deri në ditët tona, dhe i faktit që parimi kryesor për hartimin e këtij fjalori është pasqyrimi i të gjithë fjalëve që sjellin vlera të reja kuptimore, vlerësohet vetëm fjala shqipe për të qenë e përfshirë dhe e shtjelluar. Nga ana tjetër, fjalori i madh ishte një domosdoshmëri pas një tradite shumë të gjatë leksikografike që në histori daton që nga fjalori i Frank Bardhit, viti 1965, deri te fjalori i 1980-tës. Kjo zbrazëti që duket nga 1980 deri në vitin 2023, jo se sjanë botuar fjalorë, janë botuar e janë pasuruar me fjalë të reja si ai i 2006 apo 2020, janë bërë shumë botime leksikografike që shërbyen si bazë për ndërtimin e këtij fjalori të madh. Vetë kartoteka elektronike që u krijua me punën e hartuesve për 1 vit e ca, ishte baza kryesore ku mbështetet pikërisht hartimi i këtij fjalori. Nqs themi që ka kaq fjalë dhe kaq shprehje, do të thotë që është një bazë e dokument real ku janë mbështetur hartuesit."
Prof. dr. Jashari shprehet se ky fjalor do të ketë më tepër se 110 mijë fjalë dhe rreth 11.500 shprehje frazeologjike, ndërsa tregon se studiuesit që janë pjesë e hartimit të tij, janë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, madje edhe Italia.
"Fjalori ka përmbi 110 mijë fjalë, pa llogaritur kuptimet sepse një fjalë ka disa kuptime dhe këto janë fjalë më vete, ka rreth 11.500 shprehje frazeologjike dhe shumë njësi të tjera ligjërimi si sinonime, antonime, homonime etj. Deri tani themi se ka përfunduar puna më e madhe hartuese e më pas vijnë proceset e tjera, së shpejti do të fillojë korrektimi, redaktimi dhe botimi do të jetë brenda vitit 2024. Mund tju them me bindje se ekipi që po punon nën drejtimin akademik të Jani Thomait, po bëhet nga specialistë të gjuhësisë, leksikografë nga të gjithë trojet shqiptare dhe universitetet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Itali nga arbëreshët, aty po punon një grup i veçantë për pasqyrimin e gjithë leksikut të arbërishtes në fjalor. Ky është fjalor kombëtar por forcat që punojnë për të janë mbarëkombëtare."
Rëndësia e këtij fjalori të madh të gjuhës shqipe është mjaft e madhe pasi do të ndihmojë çdo profesion për tu përshtatur me fjalë të reja si edhe për të mbrojtur fjalët e gjuhës së bukur shqipe.
"Vetë fjalori është pasuri, dhe këtë prurje që ka, do tu shërbejë si një mjet për pasurimin e gjuhës. Pra përdoruesit e këtij fjalori janë të shumtë duke filluar nga shkencëtarë, leksikografë, përkthyes, më pas pedagogë e studentë, ata që hartojnë tekste shkollore, po ashtu gazetarët e mediave të shkruara dhe elektronike që do të kenë në dorë një mjet të fuqishëm për ta pasuruar gjuhën e tyre dhe për ta mbajtur gjuhën shqipe ashtu siç është, si gjuhë e pastër, e bukur dhe që u përgjigjet të gjitha nevojave që kanë përdoruesit e saj."
Aktiviteti u zhvillua në departamentin e gjuhës dhe letërsisë në universitetin e Korçës, si një organizim i përvitshëm kushtuar Kongresit të Drejtshkrimit./ CNA
City News Albania brings to viewers a very special charact...
A year ago, another restaurant was added to the city of Ko...
The taps of Korça are a perennial value that show the trad...
For centuries, Cologne has been left in oblivion, but in r...
Today he is 87 years old, he has a long and successful...
Mirgen Shamblli has brought to the public an exhibitio...
This Saturday evening, the 13th edition of the "Days of Mi...
Fan Noli University has signed a cooperation agreement...
Sports fans from Korça, but also those from all over Alban...
She is 80 years old, but her love and passion for pain...
The "Resurrection of Christ" Cathedral in Korça is one of ...
Weekends in the southeast of the country are the busie...
The Path of Colors in Kukës has been rated as the best mou...
Enver Hoxha went as a guest and then confiscates it. Pilo ...
Montrelux Resort is the perfect destination for a weekend ...
The tourist village of Lin in the municipality of Pogradec...
In Korça, walking on the central boulevard of the city has...
Korça is known not only for its culture and tradition, but...
In Ferizaj, rich cultural heritage and fascinating tourist...
Mirë se vini në Ferizaj, ku një botë me atraksione të ndry...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...