web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bes Kallaku: E kam mbyllur kapitullin me të shkuarën time, mu desh koha të kuptoja sa i fituar dola

2026-02-26 17:24:00, Lifestyle CNA

Bes Kallaku: E kam mbyllur kapitullin me të shkuarën time, mu desh

Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit emocionet e projektit të tij më të ri, që e konsideron më personalin në karrierë. Ai thekson se, ndryshe nga rolet dhe figurat publike që ka interpretuar për vite me radhë, këtë herë nuk ka maska apo skenar, është vetëm ai dhe e vërteta e tij.

Një pjesë e veçantë e mesazhit lidhet me jetën e tij personale, ku tregon se tashmë e ka mbyllur kapitullin me të shkuarën e tij, duke iu referuar historisë me ish-bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj.

Ai falenderon gjithashtu ata që kanë qëndruar pranë tij në momentet më të vështira, përfshirë motrën dhe partneren e tij të re, duke i cilësuar si bekime të jetës që i dhanë paqe dhe buzëqeshje.

“Ky projekt është projekti më i bukur i imi. Është projekti ku nuk jam unë aktori që shihni ju dhe aq më pak këngëtari…

Për vite me radhë, në skenë kam jetuar shumë role, por në këtë projekt kam qenë vetëm unë. Pa maska. Pa skenar. Vetëm unë dhe e vërteta ime. Në një botë ku shpesh gjykohet shpejt dhe harrohet po aq shpejt, ju zgjodhët të qëndroni. Të dëgjoniu, të mbshetësni.

Dhe kjo për mua vlen më shumë se çdo duartrokitje. Nëse pas kaq shumë vitesh ju ende më jepni kaq shumë dashuri atëhertë besoj se paskam bërë vërtetë të mira në këtë jetë.

Unë prej kohësh e kam mbyllur kapitullin me të shkuarën time, kapitull nga i cili mu desh kohë të kuptoja sa i fituar dola.

Por akoma më i fituar jam sot me ju që edhe në kohët e mia më të vështira ishit gjithmonë aty….

E meqë jemi tek kush qëndroi, falenderoj pafund motrën time e cila është bekimi më i madh i jetës sime që në të gjithë ditët e mia gri u bë dielli im.

E për ta mbyllur, dua të falenderoj njeriun e zemrës sime, trëndafilin tim në kohë lufte, që më ktheu paqen, buzëqeshjen, shkëlqimin e syve të mi dhe mbi të gjitha versionin më të mirë të vetes sime”, shkruan Bes Kallaku./ CNA





Lajmet e fundit nga