Two people are arrested in Muriqan, they tried to cross the border with drugs
The police have arrested two people, BD, 30 years old, and...

Policia ka arrestuar personin me iniciale D.H, i cili akuzohet për një vrasje në shtetin grek në vitin 2010.
Ai ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacionit të zhvilluar në lagjen “Hoxhaj” në Levan të Tepelenës.
Nga hetimet ka rezultuar se D.H në bashkëpunim me shtetasin shqiptar B. B. (arrestuar në shtetin grek), ushtruan dhunë fizike ndaj shtetasit shqiptar A. V., i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
Vrau në shtetin grek në vitin 2010, zbulohet dhe arrestohet autori. Finalizohet operacioni policor i koduar "Identikit".
Falë inteligjencës policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore Tiranë, nën drejtimin profesional të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore kanë bërë të mundur dokumetimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e një shtetasi, autor i dyshuar i një ngjarje të ndodhur në shtetin grek më datë 17.05.2010, ku është vrarë shtetasi shqiptar A.V.
Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 17.05.2010, në zonën e Larisës, Greqi, shtetasi D.H, në bashkëpunim me shtetasin shqiptar B. B. (arrestuar në shtetin grek), kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit shqiptar A. V., i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë. Pas kryerjes së këtyre veprimeve, dy të dyshuarit, e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18.05.2010.
Në vitin 2017, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, është përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Larisa, Greqi, si dhe dokumentacioni përkatës për ushtrimin e ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë në ngarkim të shtetasit Dritan Hoxha, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, në lidhje me këtë ngjarje.
Më datë 01.11.2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka shpallur moskompetencën në lidhje me procedimin penal nr. 622 të vitit 2017, dhe kalimin e akteve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në vlerësim të provave dhe fakteve të grumbulluar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr 1734 akti, datë 09.07.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, ndaj personit nën hetim D.H, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal.
Më datë 10.07.2024, shërbimet policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në fazën operacionale, në bashkëpunim dhe me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe DVP Gjirokastër, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Hoxha, në lagjen “Hoxhaj”, Levan, Tepelenë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./CNA
The police have arrested two people, BD, 30 years old, and...
The former officer of the Saranda police station, LM, ...
The court of Lezha has sentenced 32-year-old Kristjan Cena...
The Prosecutor's Office of Fier registers a criminal c...
GJKKO has confiscated the assets of Aurel Hoxallari, who was...
A worker has an accident at the workplace in Pogradec and ...
The police of Elbasan have revealed 2 cases of arson t...
The anti-drug operation "Clean Territory" continues in Shk...
The police of Tirana have arrested 11 people, and anot...
The Italian police seized 8 and a half kilograms of cocain...
An accident happened in Korça. Two vehicles collided a...
A minor girl was sent urgently by helicopter to the Tr...
Around 16:05, in Shijak, in an abandoned building, cit...
A serious event happened a little while ago in Tirana....
On Tuesday morning, an accident occurred at the exit o...
The police have arrested a 24-year-old man with the initia...
The mass poisoning in Bulqiza was not caused by drinki...
A big fire has broken out in the village of Frashtan, in t...
A serious incident happened in Pogradec. A 27-year-old wi...
The police arrested two young men in Velipoja, M. Th., 29 ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Ukraine expects to have the technical capability to produc...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
US President Donald Trump said he still believes Russian c...
Tensions between the United States and Iran have escalated...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...