Scholz: "Love for peace does not mean submission"
In his speech, Chancellor Scholz emphasized Ukraine's righ...

Para pak më shumë se një viti kancelari gjerman, Olaf Scholz mbajti një fjalim në Bundestag, që ndoshta do të përcaktojë edhe të gjithë mandatin e tij si kancelar, ku përdori fjalën "kthesë epokash". Ky fjalim, një reagim pas fillimit të luftës në Ukrainë kishte si bazë njoftimin, se Bundeswehri gjerman do të merrte një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për armatimin. Më 3 qeshor CDU/CSU iu bashkua partive qeverisëse për të ndryshuar kushtetutën dhe lejuar marrjen e borxhit shtesë.
Kritika nga CDU: "Ushtria ka humbur 1 vit"
Opozita konservatore CDU/CSU kritikon një vit më pas, se ushtria gjermane nuk ka përfituar shumë nga ky fond i posaçëm. "Bundeswehri ka deficite të mëdha dhe kthesa epokale nuk ka filluar ende tek ajo", bën të ditur Roderich Kiesewetter, zëdhënës për çështje të politikës së jashtme të CDU-së për gazetën Augsburger Allgemeine. "Trupa ka humbur një vit dhe është më dobët se në gusht 2022."
Por kryetarja e komisionit parlamentar të Mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP)kundërpërgjigjet në Deutschlandfunk - se në 16 vitet që qeverisi CDU/CSU nën kancelaren Merkel duke pasur edhe Ministrinë e Mbrojtjes nën vete, "nuk është bërë asgjë" për modernizimin e ushtrisë. Marie-Agnes Strack-Zimmermann rendit sukseset e qeverisë së koalicionit në 1 vit: porosi të avionëve luftarakë F-35 dhe helikopterëve të rëndë nga SHBA si edhe një ofensivë digjitalizimi për modernizimin e forcave të armatosura. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur, se janë parashikuar 30 miliardë nga 100 miliardë eurot në dispozicion për Bundeswehrin.
Nga aleatët europianë, Gjermania është kritikuar se shumë porosi të mëdha i janë dhënë në SHBA. Por në fund të fundit një pjesë e madhe e këtij fondi të posaçëm do të qëndrojë në Gjermani, sepse vetë Gjermania ka një industri të fortë armatimi. Marie-Agnes Strack-Zimmermann shprehet, se 100 miliardë eurot nuk mund të shpenzohen kaq shpejt në 1 vit. Prodhimi i armatimeve me teknologji të lartë kërkon kohë. Avionët e parë luftarakë amerikanë F-35 psh do të jenë gati vetëm në vitin 2026.
Sasia e parave për ushtrinë zvogëlohet automatikisht

Koha ndërkohë ikën dhe 100 miliardë eurot bëhen më pak edhe pa i shpenzuar. Sipas të dhënave të Rafael Loss, ekspert i mbrojtjes në Këshillin Europian të Marrëdhënieve me Jashtë, "European Council on Foreign Relations" (ECFR), fillimisht u vlerësua se vetëm 8 miliardë euro nga fondi i posaçëm do të ishin si norma interesi për këtë borxh të qeverisë. Por për shkak të rritjes së normave të interesit kjo shumë është rritur në 13 miliardë euro. Pra mbeten 87 miliardë për ushtrinë. Kësaj i shtohet edhe inflacioni dhe tvsh-ja kështu që sipas llogaritjes së të gjitha shpenzimeve në fund mbetet vetëm 50-70 miliardë euro për ushtrinë- "Sa më gjatë që kjo para qëndron diku e pavënë në përdorim aq më shumë do ta brejnë faktorë si inflacioni apo normat e interesit", shpjegon Loss për DW. Loss është i mendimit se qeveria duhet të kishte vepruar më shpejt.

"Në një lloj kuptimi viti i kaluar është vit i humbur për Bundeswehrin." Me ardhjen në post ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius po bën presion që të ketë më shumë temp, si psh tek zëvendësimi i tankeve Leopard. Pistorius kërkon tani më shumë fonde për ushtrinë gjermane, duke theksuar, se fondi i posaçëm nuk mjafton për të mbuluar nevojat e ushtrisë.
Tone të reja nga industria e armatimit
Ushtria gjermane prej shumë vitesh vuan nga mungesa e efektivitetit në porositjen dhe sigurimin e armatimit dhe pajisjeve të nevojshme. Vitin e kaluar kjo ishte një ankesë e njohur e Hans Christoph Atzpodien, kreut të Shoqatës Federale të Industrisë së Armatimit dhe Mbrojtjes, BDSV, pjesë e së cilës janë të gjithë furnizuesit e mëdhenj gjermanë të armatimit të rëndë si Krauss-Maffei Wegmann, prodhuesit të tankeve Leopard 2. Atzpodien argumentoi se kolosi burokratik i sektorit të sigurimit të pajisjeve vuan nga një "perfeksionzëm" i rregulloreve. Kjo bën që trupa të mos marrë atë që dëshiron. Kjo pikë kritike duket se ndërkohë është zgjidhur. Edhe Atzpodien ia konfirmoi këtë Deutsche Welles. Tone të reja dëgjohen nga industria e armatimit. "Jemi shumë optimistë", tha kreu i BDSV, se procese që para së gjithash u bllokuan nga burokracia buxhetore "tani po vihen në lëvizje në përmasën e duhur."

Kurse eksperti Rafael Loss është i mendimit, se kompleksiteti i procedurave të dhënies së porosive dhe sigurimit të pajijseve është një problem që nuk zgjidhet aq lehtë. Ka "një ekosistem shumë kompleks mes parlamentit si vendimmarrës, Ministrisë së Mbrojtjes, faktorëve të prodhimit dhe forcave të armatosura", thotë ai. Pas Luftës së Ftohtë në Bundeswehrin gjerman u krijua një kulturë që shpejtësia nuk ka prioritet."Ka pasur një aversion të lartë ndaj rrezikut, se mos diçka bëhej gabim dhe ndoshta frika se po shpenzohet shumë para për t'i bërë gjërat të lëvizin më shpejt përpara" shprehet Loss. Kësaj i shtohen edhe interesat rajonale të deputetëve në vendimet për dhënien e porosive - psh deputetët bavarezë këmbëngulën që sipërmarrje bavareze të aviacionit luftarak të marrin porosi të caktuara. "
Me fjalë të tjera: "Kthesa epokale" e Scholzit qëndron tek marrjen e kthesës së kolosit - pjesë e të cilit janë ushtria gjemane, kultura e porositjes dhe burokracia e krijuar tek ajo. Një vit me sa duket nuk mjafton që ky kolos të marrë kthesën./DW
In his speech, Chancellor Scholz emphasized Ukraine's righ...
Israel's ambassador to Greece, Noam Katz, has donated bloo...
OSE management consultant Pavlos Terezakis explained that ...
An Albanian citizen is reported to be among the victims in...
When the "X" hour expired and the first explosions lit up ...
The Athens Metro Operation Workers Union has announced a s...
Russia's Foreign Ministry announced that it will consi...
The origin of COVID-19 remains murky. Three years afte...
In just five weeks, soldiers from Ukraine must learn h...
Ministrja e Jashtme Baerbock e ministrja e Zhvillimit ...
The Finnish parliament voted with a large majority in ...
A year of war in Ukraine, terrible earthquakes in Turk...
Diplomacy of EU mediators will last until the second p...
Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin...
Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevge...
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione...
Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një ...
Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorë...
5 shtetas shqiptarë, kanë mbetur të plagosur në aksidentin...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
New details have been revealed regarding the murder of Egl...
An accident occurred this afternoon on the "Martyrs of the...
A road accident has been recorded in the Soda Forest area ...
In Albania, in 2024, 8,911 beds were available in public h...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A person has died in Biddeford, Maine, after a shooting in...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky announced that Ukra...
France's main energy supplier, EDF, temporarily shut down ...
A panel of experts advising the European Union on protecti...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...