Israel and Palestinians pledge to reduce violence
The Israeli government and the Palestinian Authority have ...

Është dita e fjalimit para kombit, dhe ndërsa në Tv Vladimir Putin bën ende thirrje për vazhdimin e luftës kundër Ukrainës, të cilën vazhdon ta quajë një “operacion special”, Vera Politkovskaja, e ftuar në redaksinë e gazetës italiane “La Repubblica”, kujton mësimin që i dha dikur nëna e saj:”Pavarësisht masave shtypëse, duhet t’i quash gjithmonë gjërat me emrin që kanë vërtet”.
Ana Politkovskaja ishte gazetarja disidente ruse më e rëndësishme, e njohur në mbarë botën për investigime e saj mbi luftën në Çeçeni, censurën dhe korrupsionin në Rusinë e Putinit. Ajo u vra para derës së shtëpisë më 7 tetor 2006. Veprës dhe jetës së saj i kushtohet biografia që e bija Vera ka shkruar së bashku me gazetaren italiane Sara Giudice me titull “Një nënë”.
Putin vazhdon të përsërisë se Perëndimi dëshiron ta “shkatërrojë” Rusinë. Nga buron ky fiksim i tij?
Është një ide që vjen nga koha e Bashkimi Sovjetik, kur çdo gjë negative lidhej me Perëndimin. Mbetet një ide shumë e përhapur në Rusinë e sotme, e cila e sheh Perëndimin si një qytetërim dekadent, që ka vlera të ndryshme, të cilat janë në konflikt me ato ruse. Dhe Putin po luan pikërisht me këtë kartë.
Në funksion të çfarë qëllimi?
Unë besoj se e bën për të pushtuar sa më shumë territore të reja.
Për të shlyer lëndimin që pësuan sipas tij rusët nga shembja e Bashkimit Sovjetik?
Unë mendoj se kjo luftë po ndodh për shkak të projektit të tij perandorak, i cili kërkon aneksimin e vazhdueshëm të territoreve nga një vend që është më i madhi në botë për nga sipërfaqja. Kohët e fundit bëri bujë lajmi se në vitin 2030, Bjellorusia ka shumë të ngjarë të bëhet pjesë e Federatës Ruse si një nga republikat e saj, duke e humbur kësisoj pavarësinë e saj.
Pjesa më e madhe e asaj që shkroi dikur nëna juaj për për Putinizmin, u shpërfill prej kohësh nga Perëndimi, që ishte i bindur se një Rusi demokratike do të integrohet së shpejti në Evropë. Ishte një gabim apo ka ndryshuar Putini?
Ai nuk ka ndryshuar, dhe nëna ime e ka parashikuar shumë vite më parë - edhe pse nuk u dëgjua - atë që po ndodh tani.
Çfarë mund të presim pas largimit të Putinit?
Ky nuk është një problem aktual. Putin e ndryshoi Kushtetutën për të mbetur president deri në vitin 2036. Sistemi aktual është shumë i fortë, nuk është si një shtëpi prej letre. Ai qëndron mbi kolona të forta. Po ju jap një shembull:në shkollat ruse, një pjesë e programit mësimor i kushtohet patriotizmit, që merr trajtat e të menduarit dhe shikimit të së kaluarës që burojnë nga epoma e Bashkimit Sovjetik. Që në moshë të re ne rusët jemi mësuar ta shohim botën me sytë e dikujt tjetër. Përpara se të ndryshojë rrënjësisht e gjitha kjo do të duhet shumë kohë, dhe është një tranzicion që do të kushtojë jetë njerëzore.
Si ato të ushtarëve rusë të dërguar në front në Ukrainë...
Vladimir Putini po i përdor ata si mish pët top. Nëna ime thoshte se për të njerëzit janë si pluhuri nën çizmet e tij.
Në Evropë, shumë njerëz po pyesin pse rusët nuk protestojnë masivisht kundër luftës....
Arsyeja kryesore është se ata kanë frikë. Në Evropë, nëse dikush merr pjesë në një demonstratë në mbrëmje ai shkon në shtëpi dhe fle në shtratin e tij. Në Rusi, në rastin më të mirë kalon një natë në një qeli burgu. Por mundet edhe të mos dalë më kurrë prej saj, pasi mund të rrihet dhe të vdesë nga goditjet. Një pjesë të popullsisë është dakord me këtë luftë, dhe një pjesë që është kundër nuk del në rrugë të protestojë sepse ka frikë nga ajo që do të vijë pas Putinit.
The Israeli government and the Palestinian Authority have ...
The British Prime Minister, Rishi Sunak, and the head of t...
Një tragjedi tjetër refugjatësh në brigjet italiane. Sipa...
The Russian attack on Ukraine and the sanctions against Ru...
Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryemi...
It has been a few days since the announced meeting in Brus...
Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ...
Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë dhe një al...
Një masë e ftohtë nga Arktiku ka shkaktuar furtuna në ...
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori ...
The Alternative Party in North Macedonia is seeking an...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reag...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...
The tragedy deepens in the south of Italy, where the ship ...
The senior advisor of the US Department of State, Derek Ch...
Shërbimet inteligjente të Ministrisë britanike të Mbrojtje...
Vuhledari, një qytet në lindje të rajonit të Donetskut...
The Russian President, Vladimir Putin, has accused NAT...
Drought concerns are growing in Europe, as recent meas...
A number of British supermarkets, such as Tesco, Aldi,...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
A 44-year-old man in Saranda has been seriously injured af...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
New details have been revealed regarding the murder of Egl...
In Albania, in 2024, 8,911 beds were available in public h...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
The death toll from two powerful earthquakes that struck V...
Oil prices rose to their highest levels in a month after t...
Iran has reacted to US President Donald Trump's statements...
Counter-terrorism police have taken control of the investi...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...