Vjedhje dhe plaçkitje në rrëmujën e tërmetit/ Arrestohen 48 persona në Turqi
Pas tërmeteve katastrofike, që kanë shkaktuar mbi 25 mijë ...

Dokumentari i regjisorit Sean Penn për portretin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i filmuar ndërsa Rusia filloi sulmin kundër Ukrainës një vit më parë, do të jetë ndër titujt kryesorë në Festivalin e Filmit në Berlin, që fillon javën e ardhshme. Në mesin e 18 filmave që do të shfaqen në festival do të ketë edhe disa dokumentarë për protestat në Iran. Në festivalin ndërkombëtar të filmit, regjisori i njohur Steven Spielberg pritet të marrë një çmim për arritjet në karrierën e tij në industrinë e filmit.
Gjatë shpalljes së listës së filmave që do të shfaqen në Festivalin e Filmit në Berlin, drejtori artistik i festivalit, Carlo Chatrian tha se regjisorët Sean Penn dhe Aaron Kaufmann ndodheshin në Kiev për të filmuar dokumentarin "Superfuqi", kur tanket ruse kaluan kufirin e Ukrainës, duke filluar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
I vendosur në pjesën e Berlinit Perëndimor në vijën e parë të Luftës së Ftohtë, Berlinale e sheh veten si një festival politik dhe zoti Chatrian thotë se edicioni i 73-të i Festivalit të Filmit në Berlin do të nxjerrë në pah luftërat për liri në Ukrainë dhe Iran, duke shfaqur dhjetëra filma për këto dy vende.
"Kemi filma të xhiruar në Ukrainë dhe filma që trajtojnë atë që po ndodh në Iran. Por ajo që më pëlqen më shumë është se këta filma përpiqen të bëjnë diçka ndryshe. Përmes këtyre filmave regjisorët po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin tonë për këto çështje dhe ofrojnë një pasqyrim të ngjarjeve nga një këndvështrim shumë personal”, thotë ai.
Kompanitë e filmit që mbështeten nga qeveria iraniane dhe ajo ruse nuk do të jenë pjesë e Tregut Evropian të Filmit, thotë zoti Chatrian, duke shtuar se kërkesat e gazetarëve nga këto vende do të shqyrtohen në mënyrë individuale.
"Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Jemi gjithashtu të vetëdijshëm se disa regjisorë, filmat e të cilëve do të shfaqen në festival, kanë rrezikuar jetën e tyre për të prodhuar filmat e tyre dhe ne nuk do t'i vëmë ata në rrezik", tha ai.
Drejtori i Festivalit të Filmit në Berlin thotë se 18 filmat që konkurrojnë për çmime do të kenë tema të larmishme nga filmi i regjisores Emily Atef "Një ditë do t'i tregojmë gjithçka njëri-tjetrit" rreth rrezikut të dashurisë së dhunshme mes adoleshentëve, deri tek "Disko Boy" i regjisorit Giacomo Abbruzzese, rreth një bjellorusi që i bashkohet Legjionit të Huaj Francez.
Konkursi do të krijojë hapësirë edhe për filmat vizatimorë, si "Suzume" të regjisorit japonez Makoto Shinkai, të cilin zoti Chatrian e quajit "poet të rinisë". Filmi mbi arkipelagun japonez shquhet për ngjyrat e shndritshme.
Festivali i Filmit në Berlin, që mbahet në një nga qendrat botërore të kulturës për komunitetin LGBTQ, do të vazhdojë të ketë në plan të parë çështjet e gjinisë dhe identitetit që kanë preokupuar vitet e fundit juritë e saj. Këtë vit kryetare e jurisë do të jetë aktorja amerikane Kristen Stewart.
Pas dy vitesh me edicione të kufizuara për shkak të pandemisë së koronavirusit, festivali do të mbahet sërish si një ngjarje me kapacitet të plotë dhe pa masa kufizuese./ VOA
Pas tërmeteve katastrofike, që kanë shkaktuar mbi 25 mijë ...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dorëzoi të shtunën p...
Pronari i grupit privat mercenar rus Wagner që është i për...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, disclosed d...
Me vajzën e tij të vogël pranë në dy ngjarjet ushtarake kë...
Turqia dhe Siria nuk po gjejnë dot paqe nga lëkundjet ...
Gjatë fjalimit në përvjetorin e Revolucionit Islamik të vi...
There is still hope for citizens alive under the rubble left...
The head of the Russian mercenary group, Wagner, said that...
Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se një raketë që u lëshua...
US media reported on Friday that former President Donald T...
14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufit...
"The Republic of Moldova is now entering a phase in which ...
The flying object was located at an altitude of 12 kilomet...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Si...
President Joe Biden will travel to Poland this month t...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se SHBA kanë rrëzuar ...
Kiev believes Moscow is planning a land offensive in t...
Belgian prosecutors investigating a corruption scandal...
The tragic balance in Turkey and Syria from the shocki...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
29 arsonists in the country were arrested and prosecuted i...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
A 44-year-old man in Saranda has been seriously injured af...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
David Sanchez, the brother of Spanish Prime Minister Pedro...
Several people have reportedly died in a fire that broke o...
The Minister of Public Administration and Local Self-Gover...
Amid renewed tensions, US President Donald Trump said on M...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...