Former President Trump's legal team hands over secret documents and a laptop
US media reported on Friday that former President Donald T...

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se një raketë që u lëshua nga një avion luftarak F-22 u përdor të premten për të rrëzuar një objekt të paidentifikuar që fluturonte mbi Alaskë. Ky zhvillim vjen pas më pak se një jave, kur Pentagoni goditi dhe rrëzoi një balonë kineze që fluturoi për disa ditë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Objekti me madhësinë e një makine të vogël, u rrëzua me një raketë tha gjeneral brigade Patrick Ryder, zëdhënës i Pentagonit.
Urdhri për rrëzimin e objektit të paidentifikuar u dha nga Presidenti Joe Biden, një përfshirje e rrallë në këtë nivel, duke pasur parasysh llogaritjet fillestare që sugjeronin se objekti nuk përbënte kërcënim ushtarak dhe nuk dukej të ishte i sofistikuar.
I pyetur se pse u pa si e nevojshme të merrej autorizimi i Presidentit Biden, gjeneral brigade Ryder tha se komandanti ushtarak amerikan që mbikëqyr hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, kishte autoritetin për të rrëzuar objekte që përbënin një rrezik ushtarak ose rrezik për popullin amerikan.
"Në këtë rast të veçantë, u përcaktua se objekti përbënte një kërcënim të arsyeshëm për trafikun ajror", tha zoti Ryder.
Më 4 shkurt, një tjetër avion luftarak amerikan F-22, rrëzoi në brigjet e Karolinës së Jugut, atë që qeveria amerikane e quajti një balonë përgjuese kineze, e cila fluturoi për rreth një javë nëpër Shtetet e Bashkuara dhe disa pjesë të Kanadasë.
Republikanët dhe madje disa nga ligjvënësit demokratë kritikuan presidentin se mori kohë përpara se vepronte duke rrëzuar balonën. Incidenti shkaktoi një krizë diplomatike mes dy ekonomive më të mëdha në botë dhe bëri që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin.
Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë nuk pranuan ta përshkruanin në detaje objektin e rrëzuar së fundmi, duke thënë vetëm se ishte shumë më i vogël se baloni kinez. Pentagoni tha se objekti po fluturonte në një lartësi prej 12 km, duke paraqitur një rrezik për trafikun ajror civil.
"Ne nuk e dimë se kush e ka në zotërim këtë objekt", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Objekti u rrëzua mbi pjesën verilindore të Alaskës, pranë kufirit kanadez. Pentagoni tha se ai ishte zbuluar për herë të parë më 9 shkurt, falë radarëve tokësorë. Më pas ishin dërguar avionë luftarakë për të hetuar më tej situatën.
Zoti Ryder tha se pilotët amerikanë që kishin fluturuar përkrah tij kishin përcaktuar se në bord të objektit nuk kishte asnjë person. Ai shtoi se objekti nuk ngjante me një avionin dhe dukej të ishte i pamanovrueshëm. Zoti Ryder dhe zyrtarë të tjerë nuk mund të thoshin nëse thjesht bëhej fjalë për një balonë që mbikëqyr motin apo një lloj tjetër baloni.
"Nuk ishte një avion", tha zoti Ryder gjatë një konferencë shtypi.
Prej momentit kur rrëzuan balonën kineze në oqeanin Atlantik, zyrtarët amerikanë po kryejnë një operacion për nxjerrjen e mbetjeve të saj.
Zoti Ryder u tha gazetarëve "një sasi e konsiderueshme" e balonës tashmë ishte gjetur, duke sugjeruar se zyrtarët amerikanë së shpejti mund të kenë më shumë informacion rreth aftsësive të balonës kineze që është përdorur për spiunazh.
"Kjo do të jetë shumë e dobishme për ne që të mësojmë më shumë", tha zoti Ryder./VOA
US media reported on Friday that former President Donald T...
14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufit...
"The Republic of Moldova is now entering a phase in which ...
The flying object was located at an altitude of 12 kilomet...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Si...
President Joe Biden will travel to Poland this month t...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se SHBA kanë rrëzuar ...
Kiev believes Moscow is planning a land offensive in t...
Belgian prosecutors investigating a corruption scandal...
The tragic balance in Turkey and Syria from the shocki...
Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep...
The government of North Macedonia will be expanded with a ...
China's Defense Ministry says it rejected a phone call fro...
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...
The earthquake that hit the region near the border of Turk...
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten h...
Former US Vice President Mike Pence received a subpoena fr...
Outrage over China's decision to encroach on the airspace ...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy's simple outfi...
Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përfshirë nga një krizë e ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
29 arsonists in the country were arrested and prosecuted i...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
A 44-year-old man in Saranda has been seriously injured af...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
David Sanchez, the brother of Spanish Prime Minister Pedro...
Several people have reportedly died in a fire that broke o...
The Minister of Public Administration and Local Self-Gover...
Amid renewed tensions, US President Donald Trump said on M...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...