ANALIZA/ Tri sfidat Gjermanisë për vitin 2023, pse ky vit do të jetë sfidues, por jo i qetë
Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një ser...

Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do t'i zgjasë deri në fund të muajit qershor.
Do të jetë kjo hera e tretë që Suedia do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, duke folur për prioritetet që do t'i ketë vendi i tij në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2023, tha se do të punojë për një “Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“. Këto tri pika, sipas tij, do të jenë themeli i prioriteteve të Suedisë gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar agresionit të Rusisë në Ukrainë, Kristersson tha se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së BE-së, si dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të domosdoshëm për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha aspektet.
Në dokumentet që publikoi Presidenca suedeze e BE-së për prioritetet e saj, raportet me Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit përmenden si çështje të rëndësishme në aspektin e sigurisë për tërë Evropën.
“Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian“, thuhet në dokumentet e Presidencës suedeze të BE-së.
Suedia, thonë burimet diplomatike në Bruksel, do të punojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të BE-së, si me ato që janë në procesin e zgjerimit, ashtu dhe me ato që nuk janë të përfshira në këtë proces.
Suedia premtoi se do ta vazhdojë punën e nisur me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe me vende të tjera, përfshirë ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Presidenca do të vazhdojë punën pas vendimeve të Këshillit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe ofertën për perspektivë evropiane Gjeorgjisë. Po ashtu do të vazhdojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në prioritetet e Presidencës suedeze.
“E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, thuhet në dokumentet suedeze.
Pritet që Presidenca suedeze të vazhdojë punën edhe rreth dy çështjeve të lidhura me Kosovën. Njëra është përmbyllja formale e vendimit për liberalizimin e vizave, ndërsa tjetra ka të bëjë me shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE./ REL
Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një ser...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, called on N...
A bomb exploded at the Kabul military airport, killing and i...
France has called on European Union member states to i...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar n...
Air raid sirens sounded on New Year's Day in Kiev, as ...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, has expresse...
Kryeshefat ekzekutivë janë bërë influencues , sipas nj...
Throughout history, the political scene has always ...
The European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULE...
Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në...
The World Health Organization has stated that China's ...
Pioneering American broadcaster Barbara Walters has di...
The German-speaking media continues to focus on the de...
Nënvarianti XBB.1.5 i variantit Omicron vlerësohet të përb...
A person has robbed a mini-market in Liosia, Greece. He en...
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që pasagjerët që vijnë ng...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that there...
Ten months after Russia's attack on Ukraine, the bulk ...
A militant rocket attack in eastern Syria that targeted a ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
President Donald Trump has opposed the immigration agency'...
Serbian President Aleksandar Vučić said on July 15 that th...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...