Korrupsioni dhe klima e biznesit, pesë dhoma tregtie kërkojnë reformim
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...

Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen tek një nga pilulat më të përdorura për të abortuar, ka gjasa të përfundojë shumë shpejt në Gjykatën e Lartë.
Ilaçi i quajtur mifepriston, u miratua për përdorim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave më shumë se dy dekada më parë. Ai përdoret i kombinuar me një ilaç të dytë, misoprostolin. Sipas Departamentit të Drejtësisë, prej miratimit të tij, mifepristoni është përdorur nga më shumë se 5 milionë gra për t'i dhënë fund në mënyrë të sigurt shtatzënisë dhe sot më shumë se gjysma e grave që i kanë dhënë fund shtatzënisë, janë mbështetur tek ky ilaç.
Në një vendim të marrë të premten e kaluar, një gjykatës federal në Teksas bllokoi vendimin e marrë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), pas një padie nga kundërshtarët e pilulës. Vendimi, të cilin gjykatësi, nuk e futi në fuqi për një javë, për t?i dhënë kohë apelimit të çështjes, mund të ndikojë tek qasja ndaj ilaçit në çdo shtet. Të hënën, administrata Biden e apeloi vendimin, duke kërkuar që ilaçi të vazhdojë të tregtohet.
Por ekziston edhe një kontradiktë. Vendimi i gjykatës së Teksasit erdhi pothuajse në të njëjtën kohë, me një vendim të marrë nga një gjykatës në shtetin e Uashingtonit, si pjesë e një tjetër padie, të ngritur nga shtetet me qasje liberale. Gjykatësi në Uashington urdhëroi FDA-në që të mos marrë asnjë vendim që mund të ndikonte tek qasja tek mifepristoni, në shtetet që kanë ngritur padinë.
Por çfarë ka ndodhur deri më tani dhe si pritet të zhvillohet beteja ligjore?
Padia në Teksas kundër mifepristonit u ngrit në Amarillo në fund të vitit të kaluar. "Alliance Defending Freedom", (Aleanca që mbron liritë) një grup ligjor konservator i krishterë, përfaqëson kundërshtarët e pilulës, të cilët thonë se vendimi i FDA-së mbi mifepristonin, kishte të meta. Erin Morrow Hawley, bashkëshorte e senatorit republikan Josh Hawley nga Misuri, është një nga avokatët kryesorë në këtë çështje.
Pse u zgjodh Amarillo? Gjykatësi i qarkut, Matthew Kacsmaryk, i emëruar nga ish-presidentit Donald Trump, sigurohet që të gjitha rastet e depozituara në qytetin perëndimor të Teksasit, të shqyrtohen nga ai. Që kur mori detyrën, ai ka marrë disa vendime kundër administratës Biden edhe mbi çështje të tjera, përfshirë ato mbi imigracionin dhe mbrotjen e komunitetit LGBTQ.
Vendimi i shtetit të Uashingtonit u dha nga gjykatësi me bazë në Spokane, Thomas O. Rice, i emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama.
Administrata Biden i ka kërkuar Gjykatës së Apelit me bazë në Nju Orleans që për momentin të ndalë hyrjen në fuqi të vendimit të zotit Kacsmaryk. Të hënën në mbrëmje, gjykata e apelit urdhëroi palën tjetër të përgjigjet deri në mesnatën e së martës.
"Nëse hyn në fuqi, urdhri i gjykatës (së Teksasit) do të pengonte gjykimin shkencor të FDA-së dhe do të dëmtonte rëndë gratë, veçanërisht ato për të cilat mifepristoni është një domosdoshmëri si nga pikëpamja mjekësore ashtu edhe praktike", i drejtohej Departamenti i Drejtësisë, Gjykatës së Apelit, e cila trajton ankesat nga Teksasi, Luiziana dhe Misisipi. Departamenti tha se ilaçi përdoret jo vetëm për aborte, por edhe për të menaxhuar abortet.
Gjithashtu të hënën, administrata Biden i kërkoi Gjykatës në Uashington të sqarojë urdhrin e saj, që sipas Departamentit të Drejtësisë bie tërësisht ndesh me vendimin e Teksasit. Është krejtësisht e pamundur që FDA-ja të pajtohet si me urdhrin e gjykatësit Kacsmaryk për ndalimin e mifepristonit në të gjithë vendin ashtu edhe me urdhrin e gjykatësit të Uashingtonit, që kërkon që ilaçi të jetë në qarkullim në shtetet që kanë ngritur padi. Administrata Biden kërkoi sqarime deri të premten, duke theksuar faktin se vendimi i zotit Kacsmaryk hyn në fuqi mesnatën e së shtunës, nëse do të merrej e mireqenë se Gjykata e Apelit nuk do të ndërhynte.
Të paktën tani për tani, vendimi i gjykatës së Teksasit duket se ka shanse të mira që të përcillet në Gjykatën e Lartë. Por nuk është plotësisht e qartë se si vendimi i Uashingtonit mund të ndikojë në urdhrin e zotit Kacsmaryk.
Kërkesa e administratës lidhur me rastin e Teksasit do të trajtohet nga tre gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit dominohet nga gjyqtarë konservatorë, por ende nuk është e qartë se cilët do të jenë gjyqtarët që do ta marrin çështjen në dorë.
Kolegji i gjyqtarëve që pritet të shqyrtojë çështjen ka disa opsione. Një opsion është që të plotësohet kërkesa e administratës për një pauzë të përkohshme të vendimit të gjykatësit Kacsmaryk. Kjo në thelb do ta lironte gjykatën nga trysnia e afatit të vendosur nga zoti Kacsmaryk. Kjo do t'i jepte gjykatës më shumë kohë për të peshuar nëse do të lëshonte një ndalim më të qëndrueshëm mbi vendimin, që supozohet të zgjasë derisa çështja të zgjidhet përfundimisht në gjykatë.
Gjykatësit gjithashtu mund të vendosin për një shtyrje më afatgjatë të zbatimit të vendimit të zotit Kacsmaryk, pasi të jenë njohur me argumentet me shkrim të të dyjave palëve. Por Gjykata e Apelit gjithashtu mund të refuzojë kërkesën e administratës.
Çfarëdo që të ndodhë në Gjykatën e Apelit, pala humbëse pothuajse me siguri do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Administrata mund të kërkojë fillimisht një pauzë të menjëhershme të vendimit të gjykatës së Teksasit, për t'u dhënë gjyqtarëve më shumë kohë për të shqyrtuar plotësisht çështjen.
Vitin e kaluar antarët konservatorë të Gjykatës së Lartë rrëzuan vendimin ?Roe kundër Wade?, çështjen historike që mbronte të drejtën për abort, duke ua dhënë shteteve mundësinë të vendosin mbi këtë çështje, brenda kufijve të tyre. Nëse me këtë vendim gjykatësit shpresonin se ai do t'i çlironte nga çështje që lidhen me abortin, lufta për pilulën, tregon të kundërtën.
Ndërsa rasti ka të bëjë me një pilulë që mundëson abortin, çështjet që pritet t?i drejtohen Gjykatës së Lartë për intepretim lidhen me rregulloret federale dhe teknikalitete të tjera ligjore./ VOA
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Small nuclear reactors, which produce only one-hundredth o...
The White House has said it is concerned about the possibi...
European Union officials said on Tuesday that Kosovo and S...
The Police of Kosovo have reacted in relation to the claim...
The trial against the former leaders of the KLA will c...
Russia has denied US consular officials access to Wall...
President Joe Biden on Monday signed a House bill endi...
The release of highly classified US documents about th...
A shooting has occurred in Louisville, Kentucky. As a ...
After the indictment of former President Donald Trump in N...
Latest developments: • Two killed in Zaporizhia after a R...
The Taliban in northwestern Afghanistan's Herat provin...
All the miners who were trapped in the Trepca Mine hav...
US officials are working to identify the source of classif...
Gunfire has been reported outside a bank in the American c...
The right-wing movement Dveri, on April 10, called on ...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Over the past 75 years, the Germans have rebuilt Europ...
Young people in Europe are more at risk of falling into...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Details are being revealed regarding the gunshot murder th...
New details have emerged from the shooting murder that occ...
A serious incident occurred this Saturday afternoon in Shk...
A serious road accident occurred this afternoon on the Elb...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
27% of the retirement age population is being pushed inevi...
On Saturday, our country will be affected by stable weathe...
An important investment in the service of patients with tu...
The defense of former Kosovo President Hashim Thaçi has fi...
Ten people have died after a Cessna 402 plane crashed in t...
Businessman Vasile Tofan was nominated this Saturday as th...
A written statement from Iran's Supreme Leader, Ayatollah ...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
The escalation of the conflict in the Middle East has once...
In addition to food, household appliances, oil, and more, ...