
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.
“Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Kurti, duke theksuar se takimi në Bruksel ishte pozitiv dhe konstruktiv.
Pas takimit të Kurtit dhe Vuçiçit nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell, tha se palët u shprehën të gatshme të vazhdojnë me zbatimin e propozimit.
Megjithatë, në takimin e 27 shkurtit palët nuk nënshkruan asnjë dokument. Kurti pretendoi se Serbia nuk ishte e gatshme për diçka të tillë.
“Unë nuk kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte i gatshëm për të nënshkruar. Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u dakordësuam”, theksoi Kurti.
Megjithatë, Vuçiç se në takimin në Bruksel nuk është biseduar për miratimin ose mosmiratimin e propozimit të BE-së, "për krijimin e planit të zbatimit".
"Unë pres ta shoh planin e zbatimit, para së gjithash planin e zbatimit të obligimeve të mëparshme", tha ai, duke shtuar se ende duhet të punohet në udhërrëfyes.
Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar u është dorëzuar propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.
Të dyja palët e kanë pranuar këtë dokument që synon normalizimin e raporteve.
Sipas informacioneve që ka siguruar REL-i, propozimi i BE-së përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese./ REL
Takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt...
Takimi “i nxehtë” në Bruksel mes presidentit serb, Aleksan...
Britania dhe Bashkimi Evropian proklamuan një “k...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë...
Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese t...
Supporters of popular Russian opposition leader Boris Nemtso...
The United States is refusing, at least for now, to send F...
The European proposal for the normalization of relations b...
"Our aim is to simplify the process of obtaining work ...
Është dita e fjalimit para kombit, dhe ndërsa në Tv Vladim...
The Israeli government and the Palestinian Authority have ...
The British Prime Minister, Rishi Sunak, and the head of t...
Një tragjedi tjetër refugjatësh në brigjet italiane. Sipa...
The Russian attack on Ukraine and the sanctions against Ru...
Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryemi...
It has been a few days since the announced meeting in Brus...
Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
A 44-year-old man in Saranda has been seriously injured af...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
New details have been revealed regarding the murder of Egl...
In Albania, in 2024, 8,911 beds were available in public h...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
The death toll from two powerful earthquakes that struck V...
Oil prices rose to their highest levels in a month after t...
Iran has reacted to US President Donald Trump's statements...
Counter-terrorism police have taken control of the investi...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...