Banka Botërore: Mbi 34 miliardë dollarë dëme nga tërmetet në Turqi
Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese t...

Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe të Forcave të Zbatimit të Ligjit, për “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” gjatë shtypjes vdekjeprurëse të protestave.
Irani po përballet me protesta që nga vdekja e një gruaje të re, e cila gjendej në paraburgim për shkak të dyshimeve se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës.
Ministria për Punë të Jashtme e Kanadasë tha më 27 shkurt se në mesin e të sanksionuarve janë guvernatori i provincës Kurdistan, Esmaeil Zarei Kousha, gjenerali dhe komandanti i Gardës për këtë provincë, Seyeh Sadegh Hosseini dhe komandanti i forcave paramilitare Basij në Sanandaj të provincës Kurdistan, Morteza Mir Aghaei.
“Sot në listën e sanksioneve janë 12 zyrtarë të lartë nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit dhe nga Forcat e Zbatimit të Ligjit të cilët kanë marrë pjesë në shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, përfshirë edhe përmes shtypjes vdekjeprurëse të protestave në gjithë zonat kurde të Iranit Perëndimor”, u tha në deklaratë.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se 500 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë në trazirat që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit më 16 shtator 2022. Mijëra të tjerë janë arrestuar dhe gjyqësori iranian, i nxitur nga kërkesat e ligjvënësve për ndëshkime të ashpra të protestuesve, ka dhënë dënime të rënda, përfshirë edhe dënime me vdekje.
Sipas sanksioneve të Kanadasë, ndalohet ndërveprimi me personat e sanksionuar dhe atyre u ngrihen asetet që mund të kenë në Kanada.
Kanadaja tha se do të vazhdojë të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë për t’u përgjigjur trajtimit “skandaloz” që regjimi iranian i bën popullit të tij, por po ashtu edhe ndaj “propagandës” dhe veprimeve të regjimit që “vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”.
“Regjimi iranian vazhdon që në mënyrë brutale të shtypë popullin e tij dhe t’ua pamundësojë të drejtat themelore dhe liritë. Ne dëgjojmë lutjet e popullit iranian dhe i vlerësojmë për trimërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Kanadaja nuk do të ndalojë së avokuari për iranianët dhe të drejtat e tyre”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë./ REL
Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese t...
Supporters of popular Russian opposition leader Boris Nemtso...
The United States is refusing, at least for now, to send F...
The European proposal for the normalization of relations b...
"Our aim is to simplify the process of obtaining work ...
Është dita e fjalimit para kombit, dhe ndërsa në Tv Vladim...
The Israeli government and the Palestinian Authority have ...
The British Prime Minister, Rishi Sunak, and the head of t...
Një tragjedi tjetër refugjatësh në brigjet italiane. Sipa...
The Russian attack on Ukraine and the sanctions against Ru...
Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryemi...
It has been a few days since the announced meeting in Brus...
Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ...
Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë dhe një al...
Një masë e ftohtë nga Arktiku ka shkaktuar furtuna në ...
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori ...
The Alternative Party in North Macedonia is seeking an...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reag...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...
The tragedy deepens in the south of Italy, where the ship ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
A 44-year-old man in Saranda has been seriously injured af...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
New details have been revealed regarding the murder of Egl...
In Albania, in 2024, 8,911 beds were available in public h...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
The death toll from two powerful earthquakes that struck V...
Oil prices rose to their highest levels in a month after t...
Iran has reacted to US President Donald Trump's statements...
Counter-terrorism police have taken control of the investi...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...