Thermometer marks rise/ Weather for today
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...

Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Suedia shpreson që nëndetëset e saj t’i japin aleancës ushtarake një përparësi strategjike në Detin Baltik. HMS Goatland është një prej tre të nëndetëseve që përdoret nga marina suedeze dhe është e ankoruar në qendrën historike të marinës, në brigjet e qytetit Karlskrona.
Marina suedeze njihet për nëndetësen mbrojtëse të tipi HMS Goatland. Në vitin 2021, Suedia nënshkroi një marrëveshje për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të anijeve për marinën dhe do të shtojë në flotën e saj edhe dy nëndetëse të tjera të tipit "Blekinge".
Komandanti i flotës së parë të nëndetëseve suedeze, kapiteni Fredrik Linden thotë se fuqia e forcës së nëndetëseve suedeze qëndron tek teknologjia, njohuritë dhe përvoja e operimit në Detin Baltik.
“Nëndetëset tona kanë vepruar në Baltik dhe më gjerë që nga viti 1904. Ne jemi mbështetur tek teknologjia jonë dhe kemi trajnuar marinarët tanë. Po flas për fuqinë e nëndetëseve suedeze”, thotë komandanti flotës së nëndetëseve, kapiteni Frederik Linden.
Suedia synon që nga viti 2026 të shpenzojë për mbrojtjen rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me synimin për të rritur kapacitetet ushtarake në det, tokë dhe ajër. Ky vend synon të dyfishojë numrin e rekrutëve të rinj nga rreth 24,000 në vitin 2025 në 50 mijë në vitin 2035. Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
“Aktivitetet ruse në Detin Baltik janë rritur po t’i krahasosh me pesë vite më parë. Ne po vëzhgojmë situatën dhe po bashkëpunojmë me vendet e tjera”, thotë Komandantja e Marinës së Suedisë, Admiralja Ewa Skoog Haslum.
Në muajin prill Finlanda u bë anëtare e NATO-s, ndërsa aplikimi i Suedisë është bllokuar si rezultat i kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria. Trupat suedeze kanë vazhduar stërvitjet me ushtritë e vendeve të tjera dhe madje në pranverë organizuan manovra në shkallë të gjerë me forcat ndërkombëtare.
“Është shumë ndryshe nga punët e tjera që kam bërë më parë, por është shumë argëtuese, shumë specifike. Më pëlqen shumë, është si një familje e madhe në bord”, thotë marinarja Maja.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se pret që së shpejti edhe Suedia t’i bashkohet NATO-s, pak ditë pasi la të kuptohet për një marrëveshje të mundshme për të tejkaluar kundërshtimet e Turqisë.
Zoti Biden tha se NATO-ja është më e fortë pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Vladimir Putin për të përçarë aleancën ndërsa Kremlini filloi agresionin ndaj Ukrainës. Presidenti amerikan tha se sulmi i Rusisë mbi Ukrainë e ka forcuar edhe më tej NATO-n, ndërsa theksoi anëtarësimin e Finlandës dhe së shpejti të Suedisë./ VOA
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said on Sat...
The Kremlin said on Saturday that journalists from "un...
The Turkish President, Recep Tayyip Erdogan, was sworn...
The President of Ukraine Volodymyr Zelensky during an inte...
President Joe Biden gave a speech Friday night after p...
The High Representative of the European Union for Foreign ...
The spokesperson of the Kosovo Police, Baki Kelani, ha...
The Federal Labor Agency in Nuremberg has just published t...
The commander of the Iranian navy, Shahram Irani, has ...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky has said that h...
Turkey plans to send commandos to Kosovo on June 4 and 5 i...
The leader of the Russian mercenary force, Wagner, Yevgeny...
The American president, Joe Biden, is not being spared...
At least 207 people were killed and 900 injured when two pas...
The Justice Department has informed former Vice Presid...
ANKARA, Turkey (AP) - Turkish President Recep Tayyip Erdog...
At least 50 people have died and 300 have been hospitalize...
US Secretary of State Antony Blinken said there can be...
The EU's special envoy for the Kosovo-Serbia dialogue, Mir...
The Director of the Office for Kosovo in the Government of...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
On 12.07.2026, at around 00:10, in the village of Bërxullë...
Details are being revealed regarding the gunshot murder th...
New details have emerged from the shooting murder that occ...
A serious incident occurred this Saturday afternoon in Shk...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
A serious incident occurred this Saturday in neighborhood ...
27% of the retirement age population is being pushed inevi...
On Saturday, our country will be affected by stable weathe...
The defense of former Kosovo President Hashim Thaçi has fi...
Ten people have died after a Cessna 402 plane crashed in t...
Businessman Vasile Tofan was nominated this Saturday as th...
A written statement from Iran's Supreme Leader, Ayatollah ...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
The German Embassy in Tirana has invited the Albanian publ...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
The new old-age pensions in 2025 were on average 16,500 le...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
The escalation of the conflict in the Middle East has once...
In addition to food, household appliances, oil, and more, ...