Keeping Ukrainian children in Russian camps "could be a war crime"
Russia is holding at least 6,000 children from Ukraine in ...

Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është imediate dhe e nevojshme, tha Christoph Heusgen, presidenti i Konferencës së Mynihut në një intervistë për DW në Berlin. Heusgen konkretizoi se tani duhen zbatuar Marrëveshjet e Brukselit dhe sidomos marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe. "Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje", tha ai.
"Ne shpresojmë tani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kemi përfaqësues të Kosovës, ku kemi përfaqësues të Serbisë, ku kemi përfaqësues edhe të vendeve që po ndihmojnë për këtë konflikt, që të bëjmë progres. Unë besoj se çfarë ka rëndësi tani është që të zbatojmë me kujdes marrëveshjet e Brukselit, që janë bërë në të kaluarën. Sipas mendimit tim, është veçanërisht i rëndësishëm realizimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë", tha Heusgen.
Ai kujtoi më tej se "Në Konferencën e Sigurisë në Mynih i kemi pasur në një panel si Presidentin Vuçiç dhe Presidentin Thaçi dhe unë dëshiroj që të ndodhë edhe në të ardhmen. Dhe që të pajtohemi për pyetje që, sipas mendimit tim, nuk janë pyetje themelore, dhe që të bëjmë progres në Ballkanin Perëndimor, progres, i cili është shumë i nevojshëm në këtë kohë, kur kemi përpara rreziqe të tjera", ,tha Heusgen.
Konferenca e sivjetshme e Sigurisë në Mynih, që i fillon punimet të premten, më 17 shkurt, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jetë e para që bëhet nën kryesimin e ish-ambasadorit gjerman pranë OKB-së dhe ish-këshilltarit për politikë të jashtme të Angela Merkelit, Christoph Heusgen. Heusgen e mori kështu stafetën nga një tjetër njohës i rajonit të Ballkanit, Wolfgang Ischinger
Konferenca është një platformë për këmbimin e mendimeve mes krerëve të vendeve të ndryshme të botës, për çështje aktuale të politikës globale. Këtë vit priten të vijnë në kryeqytetin e Bavarisë në jug të Gjermanisë rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverish si edhe rreth 100 ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga vende të ndryshme të botës. Por në konferencë ka edhe shumë përfaqësues të parlamenteve, ekspertë, ojq e diplomatë.

Programi i konferencës nuk është bërë ende publik, por sipas listës së publikuar në faqen e Konferencës, Serbia përfaqësohet vetëm nga ministrja e Evropës, Tanja Mishçevic, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Ballkani Perëndimor është ndër dhjetë detyrat kryesore të të ashtuquajturës Listë të detyrave Transatlantike, që përcaktuan krerët e 40 shteteve të ndryshme, në samitin e liderëve të konferencës, që u mbajt në maj 2022, në Uashington.
Por fokusi kryesor është padyshim Ukraina dhe ndihma ushtarake për mbrojtjen e saj nga agresori rus. Për organizatorin e Konferencës së Mynihut, Heusgen, është e qartë, se Ukraina ka nevojë për mbështetje të gjatë dhe se presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet të dalë fitimtar: “Ne duhet ta bëjmë të qartë se nëse Putin e fiton këtë luftë, ajo nuk ka mbaruar me Ukrainën. Ai dhe ministri i tij i Jashtëm, disa javë më parë, thanë se më pas e ka radhën Moldavia. Dhe pyesni vendet baltike - ata mendojnë se Putin do të kthehet edhe kundër tyre në rast se do të ketë sukses. Prandaj, ne duhet të jemi të vendosur, duhet të vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe t'ia bëjmë të qartë edhe qytetarëve se kjo është diçka në planin afatgjatë", tha Heusgen./DW
Russia is holding at least 6,000 children from Ukraine in ...
Shefi i Kombeve të Bashkuara ka bërë apel për 397 milionë ...
Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ...
Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar që tron...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka thënë në një...
Gjatë vitit të parë të luftës, Rusia ka pushtuar dhe ka hu...
The European Parliament has officially approved the law bann...
The finding is alarming: the Ukrainian army uses much more...
Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtojnë vëllezërit ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën edhe të martë...
Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Al...
Moldavia ka rihapur hapësirën ajrore për fluturime civile,...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock filloi një ...
Amidst the recent crisis in Kosovo, which culminated in th...
At least three people were killed and five others were inj...
NATO defense ministers will hold a two-day meeting in Brus...
Thousands of people have been killed in Syria, as a result...
The city of Bakhmut, in eastern Ukraine, suffered heavy ar...
Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protes...
White House Homeland Security spokesman John Kirby justifi...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
29 arsonists in the country were arrested and prosecuted i...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
A 44-year-old man in Saranda has been seriously injured af...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
Today our country will be affected by stable weather condi...
In Albania, in 2024, 8,911 beds were available in public h...
Part of Greece has been put on alert after numerous cases ...
A powerful heatwave has swept across Italy and other p...
Property owners in Europe face a range of tax obligations,...
Bhutan, Ghana and Nigeria charge visitors more for tourist...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...