USA: Investigation of flying objects begins
White House Homeland Security spokesman John Kirby justifi...

Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protestë e vogël. Sindikata Verdi organizoi një demonstratë para Kaufhof Karstadt, në momentin kur brenda kishin nisur negociatat mes shefave të kompanisë dhe përfaqësuesve të punonjësve për rritjen e rrogave. Kërkesat e sindikatës janë të moderuara, përfaqësuesit e punonjësve bëjnë thirrje "vetëm” për zbatimin e kontratës kolektive në sektorin e pakicës.
Kjo është tepër për drejtuesit e Galerisë Kaufhof Karstadt. Kompania dëshiron të negociojë në bazë të një marrëveshjeje kolektive për ristrukturimin. Sepse ajo aktualisht po kalon fazën e falimentimit. Pra, megjithëse kjo firmë është një rast i veçantë, problemi themelor është universal: punëtorët po humbasin fuqinë blerëse pasi përballen me inflacion të lartë. Prandaj sindikatat janë nën presion për të negociuar paga dukshëm më të larta për anëtarët e tyre.
Kërkesat për rritjen e rrogave
Sindikata Verdi po kërkon aktualisht një rritje të pagave prej 15 për qind për punonjësit e Deutsche Post dhe po ushtron presion ndaj punëdhënësve me greva paralajmëruese. Unioni i Hekurudhave dhe Transportit (EVG) po kërkon një rritje pagash prej 12 për qind, kërkesa më e madhe e rritjes ndonjëherë në historinë e saj. E nëse gjithçka shkon sipas vullnetit të sindikatës, nëpunësit gjermanë në nivel federal dhe lokal duhet të marrin një rritje prej rreth 10 për qind.

Kërkesa të tilla bëhen rrallë. Por ato nuk janë jo reale: gati katër milionë të punësuar në industrinë e metaleve dhe në industrinë elektrike do të marrin një pagë 8.5 për qind më të lartë, e cila do të paguhet në dy këste me një pagesë të njëhershme prej 3000 euro neto.
Në këtë kontekst, nënkryetari i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Luis de Guindos, paralajmëroi në një intervistë për të ashtuquajturën spirale të rritjes së çmimeve dhe pagave. Ai tha se kur rriten pagat rriten edhe çmimet – ato e fryjnë njëra-tjetrën - me pasoja potencialisht negative për ekonominë. "Nuk duhet të ketë një spirale të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm," tha Luis de Guindos për gazetën Süddeutsche Zeitung.
"Nëse ne hyjmë në një spirale të tillë rritjeje të pagave dhe çmimeve, BQE-ja do të detyrohet të rrisë normat e interesit edhe më shumë sesa do të ishte e nevojshme. Me një dinamikë të tillë, askush nuk fiton dhe të gjithë përfundojnë në disavantazh," shton Luis de Guindos. Ai gjithashtu thekson se si rritja e normave të interesit, të cilat futen për të ndaluar spiralen erritjes së pagave dhe çmimeve, e dëmtojnë ekonominë.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti Federal i Statistikave Gjermane, rezultatet e deritanishme janë relativisht të moderuara. Pagat e nëpunësve civilë u rritën mesatarisht 3.4 për qind vitin e kaluar. Megjithatë, këto rritje i "hëngri" inflacioni dukshëm më i lartë. Konkluzioni është se humbja reale e pagave arriti në mbi 4 për qind. Dhe në perspektivë është rritja e pagave prej 8.5 për qind në industrinë e metaleve dhe elektrike. Marrëveshja parashikon një rritje prej 5.2 për qind për vitin 2023, dhe pagat do të rriten përsëri me 3.3 për qind në 2024.
Synimi: Inflacioni prej dy për qind
Inflacioni ka të ngjarë të mbetet shumë mbi këto vlera në muajt e ardhshëm. Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel pret një inflacion mesatar prej 5.4 për qind këtë vit. Sipas vlerësimit fillestar të Entit Federal të Statistikave, të publikuar këtë javë,çmimet e konsumit në janar janë rritur me 8.7 për qind.
Ndërsa Friedrich Heinemann e sheh rrezikun në rritjen e pagave dhe çmimeve. Sipas këtij ekonomisti nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane në Manheim (ZEW), marrëveshjet e mëparshme për rritjen e pagave kanë mbetur të moderuara, por kërkesat e larta aktualisht për rritje të rrogave tregojnë se gjërat po ecin në drejtimin tjetër. "Unë mendoj se spiralja e rritjes së pagave dhe çmimeve ekziston. Pagat nuk duhet të rriten me tetë për qind. Mjafton që ato të rriten me katër ose pesë për qind. Kjo përsëri ka një efekt dhe e mban normën e inflacionit shumë mbi dy për qind."
Gjatë dy viteve të fundit, objektivi i Bankës Qendrore Evropiane, të cilën e sheh si garanci për stabilitetin e çmimeve, ishte ruajtja e inflacionit në dy për qind. Më parë, synimi ishte "më i ultë, por ende shumë afër dypërqindshit".
Kryeekonomisti i ING Gjermani, Carsten Brzeski, gjithashtu beson se "një spirale e vogël e rritjes së ndërsjellë të pagave dhe çmimeve" po shfaqet. Por nga këndvështrimi i tij, ky nuk është problem. Përkundrazi: "Është një gjë e mirë. Sepse në Gjermani kemi një rënie të pagave reale për tre vitet e fundit me radhë. Fuqia blerëse po ulet gjithnjë e më shumë. Prandaj, rritja e pagave tani është një gjë e mirë, sepse është më e lartë se norma e inflacionit”./DW
White House Homeland Security spokesman John Kirby justifi...
When a week has passed since the tragic earthquakes in Tur...
Russia said it would be "inappropriate" to extend the Blac...
Search and rescue teams in Turkey have pulled several peop...
Former Foreign Minister Nikos Christodoulides was elec...
Credit Suisse, a major Swiss financial services company, h...
Austria is facing fierce criticism for granting visas to s...
Rescue teams from Tajikistan pulled a 3-year-old boy alive...
NATO chief Jens Stoltenberg has no intention of extending ...
Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga b...
The United States has called on American citizens to l...
Premtimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të dërguar t...
Një kompani e re nga Kalifornia po përdor gurë gëlqeror pë...
After almost a week since the tragic earthquakes in Turkey...
Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënë...
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that s...
Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti ...
Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laborator...
Forcat ruse vazhduan gjatë fundjavës të bombardojnë qytete...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
29 arsonists in the country were arrested and prosecuted i...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
A 44-year-old man in Saranda has been seriously injured af...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The number of theft-related crimes has increased following...
Renowned doctor Shkëlqim Balili shared some important heal...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Part of Greece has been put on alert after numerous cases ...
A powerful heatwave has swept across Italy and other p...
Property owners in Europe face a range of tax obligations,...
Bhutan, Ghana and Nigeria charge visitors more for tourist...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...