Warns Guterres/ Cooperate on climate change or humanity will disappear
UN Secretary-General Antonio Guterres said world leade...

Një vit zgjedhor mbushur me probleme ekonomike, heqjen e mbrotjes me ligj që gëzonte aborti në nivel federal, si dhe shqetësime të tjera të mëdha mbi të ardhmen e demokracisë, po mbyllet me një ditë të plotë, e të fundit fushate elektorale nga udhëheqësit e të dyja partive, me thirrje drejtuar mbështetësve të tyre.
Presidenti Joe Biden zhvillon një tubim të hënën në mbrëmje në Merilend, ku demokratët kanë një nga mundësitë e tyre më të mira për të rimarrë vendin e guvernatorit që aktualisht mbahet nga republikanët. Shfaqja e tij aty është në përputhje me strategjinë e fushatës së po zbaton së fundmi zoti Biden për të shkuar në ato zona ky fitorja e partisë është e sigurt, duke shmangur shtetet ku gara është e ngushtë, e që mund të jenë përcaktuese për kontrollin e Kongresit.
Paraardhësi i tij, Donald Trump, mban tubimin e tij të fundit në kuadër të fushatës në Ohajo. Ky shtet ka një domethënie të veçantë për ish-presidentin, pasi ai po përgatitet për një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë. Ohajo ishte një nga vendet e para ku ai ishte në gjendje të provonte fuqinë e tij të qëndrueshme mes votuesve republikanë dy vite më parë. Mbështetja që zoti Trump i dha JD Vance-t, një biznemeni amerikan, dikur kritik i zotit Trump, i garantoi këtij të fundit, mbështetjen e republikanëve për të kandiduar për një vend në Senat.
Në një intervistë të transmetuar të hënën në një emisionin radiofonik zoti Biden paralajmëroi se përparimi i administratës së tij në çështjet kyçe, sikurse rritja e fondeve për kolegjet, si dhe përpjekjet për të falur borxhet në kredi studentore për miliona amerikanë, do të ishte në rrezik nëse republikanët do të fitonin Kongresin.
“Nëse nuk fitojmë, ata do të fshijnë gjithçka që kemi bërë”, tha presidenti. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin mbi përpjekjet për frikësim të votuesve, duke shtuar se "Amerika duhet të ndihet e sigurt në qendrat e votimit".
Rezultatet e zgjedhjeve do të kenë një ndikim të fuqishëm në dy vitet e fundit të presidencës Biden, duke formësuar politikat mbi shumë çështje, nga shpenzimet e qeverisë, tek mbështetja ushtarake për Ukrainën. Këto janë zgjedhjet e para kombëtare që nga sulmi i dhunshëm i 6 janarit në Kapitol.
Gjatë fushatës në Nju Jork për guvernatoren Kathy Hochul të dielën, zoti Biden tha se republikanët ishin të gatshëm t'i falni ata që kryen sulmin e dhunshëm të vitit të kaluar duke shtuar se pas sulmit të Paul Pelosit, bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, disa republikanë e konsideruan atë një incident të parëndësishëm duke nxjerrë justifikime.
"Nuk ka pasur kurrë një kohë gjatë karrierës sime ku të jetë lavdëruar dhuna bazuar në preferenca politike", tha presidenti./ VOA
UN Secretary-General Antonio Guterres said world leade...
On Monday, Britain's Ministry of Defense said that Rus...
U pretendua se një burrë 81-vjeçar në Japoni e shtyu gruan...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
The Secretary General of NATO, Jens Stoltenberg, said ...
UN Secretary-General Antonio Guterres said today that ...
Duke marrë shkas nga situata e tensionuar në veri të K...
The European Union Mission for the Rule of Law in Koso...
The European Union has repeated calls for the preservation...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se për...
The masks must be removed to see if the Brussels Agreement...
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhdua...
Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald ...
Ukrainian troops pushed back Russian forces in the northea...
Voters in Frankfurt have ousted the city's mayor, who is f...
The UN asks the new owner of Twitter, the eccentric bi...
EU Commission President Ursula von der Leyen informed Ukra...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky has told Ukrain...
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...