Tourism is not driving domestic production, but imports
The growth of the tourism sector, at another new record th...

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, që ishte vendosur në mars të vitit të kaluar.
Në përfundim të monitorimit, ka rezultuar se autoshkollat kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës, që ndalonte rritjen e çmimeve, të parashikuar në një akt-marrëveshje të shkurtit 2023.
Në mars 2023, Komisioni i Konkurrencës vendosi se akt-marrëveshja e datës 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave”, Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, binte në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Sipas Komisionit, zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë, ajo u klasifikua si marrëveshje e ndaluar.
Komisioni i Konkurrencës vendosi edhe monitorimin njëvjeçar të tregut, për t’u siguruar se vendimi do të zbatohej nga autoshkollat.
Për një periudhë njëvjeçare, Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës i ka monitoruar subjektet Autoshkolla të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, në lidhje me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve.
Për qëllime të monitorimit është përdorur metodologjia secret shopper (një formë e hulumtimit të tregut që përfshin punësimin ose trajnimin e njerëzve për të vepruar si klientë dhe për të vizituar, telefonuar ose ndërvepruar me ndërmarrjet), si një instrument për t’u informuar në lidhje me paketat e çmimeve së shërbimeve të ofruara nga autoshkollat.
Nga monitorimi në terren i rreth 45 subjekteve autoshkolla, nëpër qarqe të ndryshme të Shqipërisë, të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, kategoria B, rezultoi se me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve variojnë nga 23.000 lekë deri në 45.000 lekë.
Kryesisht subjektet autoshkolla që ndodhen në qarkun e Tiranës ofrojnë çmime më të larta se subjektet autoshkolla të qarqeve të tjera në vend. Disa nga faktorët që sjellin diferenca midis çmimeve të paketave të shërbimeve të ofruara nga autoshkollat, kanë rezultuar numri i orëve mësimore; kostot e ndryshme; materialet mësimore, etj.
Nga monitorimi i subjekteve autoshkolla rezulton se, gjatë periudhës së monitorimit (mars 2023 – mars 2024), nuk vërehen ndryshime të çmimeve të shërbimit të mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi (kategoria B), si dhe për pajisjen me leje drejtimi për kategoritë e tjera.
Gjithashtu edhe nga takimet e zhvilluara më datë 19.03.2024 me përfaqësues të Shoqatës “Kombëtare e Autoshkollave” dhe Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë”, rezultoi se, giatë periudhës njëvjecare nën monitorim, çmimi i shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi të ofruara nga subjektet autoshkolla nuk ka pësuar rritje.
Gjatë periudhës së monitorimit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 41, datë 22.12.2023, “Për miratimin paraprak të tarifave të lejedrejtimit dhe tarifave të çertifikatës së aftësisë profesionale”, ka miratuar paraprakisht tarifat e reja të shërbimeve të lejedrejtimit dhe shërbimeve të certifikatës së aftësisë profesionale. Ky vendim është miratuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën nr. 6/1 prot., datë 16.01.2024, “Mbi miratimin e vendimit nr. 41, datë 22.12.2023 të Këshillit Drejtues”.
Rishikimi i tarifave të shërbimeve të drejtuesve të mjetit, sipas DPSHTRR, është bërë bazuar në përllogaritjen e analizës së kostos, pas 23 vitesh.
Një pjesë e tarifave nuk ishin rishikuar që nga viti 2001 dhe pjesa më e konsiderueshme e tyre kanë qenë të pandryshuara prej 15 vitesh, pavarësisht rritjeve të kostove operative dhe rritjes së kostove në sistemet informatike për informatizimin e shërbimeve.
Gjithashtu në vijim të ndryshimeve të fundit të Kodit Rrugor, neni 124, është zgjatur në 15 vjet afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit për personat deri në moshën 70 vjeç.
Në përfundim të procedurës së monitorimit të tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi rezultoi se nga ana e subjekteve autoshkolla është zbatuar pika I e Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 970/2023, duke mos aplikuar rritjen e tarifave./ Monitor
The growth of the tourism sector, at another new record th...
Today, on April 23, 2024, in the foreign exchange mark...
The most favorite business of Albanians, since the beg...
Today, on April 22, 2024, in the foreign exchange mark...
Me llogaritjet për tatimin mbi të ardhurat K.E., me profes...
About 1,000 euros per month in tax for a 9-month perio...
Today, on April 21, 2024, in the foreign exchange mark...
The international credit rating agency "Moody's" has chang...
Today, on April 20, 2024, in the foreign exchange market, ...
Core inflation fell further in March, strengthening confid...
Long-term youth unemployment marked a significant increase...
Today, on April 19, 2024, in the foreign exchange market, ...
Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejt...
The tax administration's calculations for the advance paym...
Albania's tourism boom this year does not seem to have "co...
Today, on April 18, 2024, in the foreign exchange market, ...
Only 46% of companies have stated that they have increased...
Today, on April 16, 2024, in the foreign exchange market, ...
Business perceives that informality in the economy is ...
The domestic production of beer, which has been in cos...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...