Debates and tensions between MPs/ Parliament reconvenes again in the afternoon for votes
This Thursday's plenary session took place amidst numerous...
This Thursday's plenary session took place amidst numerous...

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dënuar ashpër gjuhën dhe etiketimet që përdoren në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas KLGJ-së, disa deklarata nga persona publikë dhe shkrime të publikuara në media, cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
KLGJ thekson se këto publikime reflektojnë vetëm disa shembuj të sulmeve mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë thirrje të respektohen gjyqtarët dhe impenjimi i tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.
Njoftimi:
Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave nga persona publik dhe disa shkrimeve të publikuara në media, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Këshilli vëren me keqardhje se këto publikime reflektojnë vetëm disa shembuj të sulmeve mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.
Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.
Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë./ CNA
This Wednesday in Tirana, in the Palace of Congresses, the...
Ervin Hoxha was relieved of his duties as the General Dire...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve u përball të mërkurën ...
Pasditen e sotme në samitin e Diasporës është firmosur mar...
Prime Minister Edi Rama presented the golden eagle to the ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e...
The Prime Minister, Edi Rama during his speech at the ...
The former prime minister, Sali Berisha, says that the...
The former Prime Minister, Sali Berisha, in a meeting ...
The Minister of Foreign Affairs, Igli Hasani, spoke at...
At the meeting of the Council of Ministers this Wednes...
The General Director of the Probation Service, Ervin H...
The elected mayor of Himara, Fredi Beleri, has accused...
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka ndarë në...
The conversations of Ervin Mata on SKY ECC, now wanted...
The meeting of the Economy Commission, which took plac...
Është shtyrë seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të H...
Zgjidhen 5 emrat mes 26 kandidatëve për vendin vakant ...
The Dedaj-Bogë road axis is closed due to bridge construct...
The National Chamber of Private Bailiffs has raised co...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Criminal Court of Kosovo has found businessman Pëllumb...
Kurbin police have cracked down on a case of narcotic plan...
It is reported that an accident occurred at the entrance t...
Police have finalized an operation to crack down on a crim...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
US President Donald Trump has rejected criticism that he h...
Foreign media have published close-up images of the US-Ira...
As talks over Iran's nuclear program continue, the fate of...
Property sales in Dubai have fallen "off a cliff", a leadi...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
A new draft law submitted for public consultation by the M...
While budget revenues are being collected at enviable rate...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
Net electricity production in the country reached 4.4 mill...