The mystery of the disappearance of Ervis Martinaj/ Çuçi shows the clues that the police are investigating
The Minister of the Interior, Bledi Çuçi, has shown th...

Sa e ashpër do të jetë kriza energjetike e Evropës dimrin që po vjen? Kjo është pyetja që e ka dominuar politikën e kontinentit këtë javë pas vendimit të Rusisë më 2 shtator për të rerduktuar dërgesat e gazit natyror në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit “Nord Stream 1”.
Për javë të tëra, ato ishin kryer tashmë me vetëm 20 për qind të kapacitetit të plotë. Por u ndërprenë plotësisht pas vendimit të vendeve të G7-ës javën e kaluar për të vendosur një kufi mbi çmimin e naftën ruse.
Gjiganti rus i energjisë në pronësi shtetërore, Gazprom, fajësoi në fillim për mbylljen e gazsjellësit një rrjedhje aksidentale nafte në një turbinë në një stacion kompresori.
Megjithatë më 5 shtator, zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov, deklaroi se furnizimet me gaz të “Nord Stream”, nuk do të rifillojnë derisa të hiqen sanksionet perëndimore ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë.
Zyrtarët evropianë, kanë deklaruar javët e fundit se BE-ja është e përgatitur për një ndërprerje të plotë të dërgesave të gazit rus, për të cilën analistët kanë thënë se ishte skenari bazë i kontinentit për javë të tëra. Ata thonë se nivelet e magazinimit të gazit në të gjithë kontinentin, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, dhe tani janë rreth 80 për qind në mbarë BE-në.
Për më tepër, Brukseli kishte rënë tashmë dakord në korrik me të gjitha vendet anëtare, për një plan për reduktimin me 15 për qind të konsumit të gazit.
“Ne jemi të mirë-përgatitur për t’i rezistuar përdorimit ekstrem nga Rusia të gazit si një armë- u tha gazetarëve fundjavës së kaluar komisioneri i ekonomisë i Bashkimit Evropian, Paolo Xhentiloni. Megjithatë, retorika sfiduese ndaj Moskës nuk përputhet plotësisht me realitetin. Së pari, sipas Komisionit Evropian gazi në depozita përbën rreth 25-30 për qind të gazit të konsumuar gjatë një dimri tipik.
Pra kjo sasi mjafton për të reduktuar ndikimin e mbylljes së dërgesave nga Rusia, por jo për të zhdukur çdo lloj efekti. Burimet alternative të furnizimit, sidomos dërgesat e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga burime të tilla si SHBA, po ndihmojnë gjithashtu për të kompensuar mungesat, por jo në të njëjtat nivele, pasi mungon infrastruktura si për eksportin ashtu edhe për importin e LNG-së.
Pas dekadave të ndërtimit të politikës energjetike të BE-së të orientuar kryesisht drejt importeve nga Rusia, infrastruktura ekzistuese nuk mund të ripërdoret lehtësisht për t'u shërbyer furnizuesve më të besueshëm. Për më tepër, e vërteta është se pas pushtimit rus të Ukrainës çmimi i gazit po rritet pasi ka më pak energji që qarkullon nëpër botë, një problem ndaj të cilit Evropa është veçanërisht e ekspozuar.
Faktorë të tjerë përfshijnë problemet e mirëmbajtjes në termocentralet bërthamore franceze, të cilat po sjellin një prodhim më të ulët të energjisë elektrike. Përgatitja mund të orientohet drejt kufizimit të ndikimit të një rënie drastike të furnizimit, që mund të prekë rëndë importuesit neto të energjisë në botë, por që nuk mund ta mohojë atë.
Por mund të bëhet edhe më shumë sesa kaq. Për shembull, Norvegjia është aktualisht furnizuesja e dytë më e madh e BE-së me gaz. Ajo ka përfituar nga çmimet e energjisë, të cilat janë shumë më të larta sesa kostoja e nxjerrjes dhe eksportit.
Duke qenë një vend evropian i përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë, për të cilën i gjithë kontinenti po e mbështet Ukrainën në luftën e saj, Oslo duhet të marrë në konsideratë shitjen e gazit të aleatëve të tij me tarifa nën ato të tregut, në një kohë që lufta vazhdon ende.
Si rezultat i krizës së furnizimit me energji, analistët dhe zyrtarët besojnë se Evropa ka të ngjarë të përballet me një mungesë energjie këtë dimër. Përmasa e kësaj krize nuk dihet ende me saktësi dhe do të varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë edhe se sa i ftohtë do të jetë dimri i ardhshëm.
Rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike, madje edhe “gazit” gjatë muajve të ardhshëm është rritur ndjeshëm që nga java e kaluar. Pa një ndërhyrje energjike dhe të vendosur, Evropa do të përballet me një dimër shumë të vështirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The Minister of the Interior, Bledi Çuçi, has shown th...
The Minister of the Interior Bledi Çuçi has denied ...
The Chairperson of the Dossier Authority, Gentiana Sul...
The Director of the Files Authority, Gentiana Sula, wa...
Analistët Julian Zyla dhe Andi Bushati kanë debatuar n...
Criminalistics expert Ervin Karamuço said that Albania...
The head of the World Supreme Court of Bektashis, Baba...
President Bajram Begaj has reacted after the news abou...
Prime Minister Edi Rama reacted after the death of Que...
The American company "Microsoft" says that it has high...
Today, a 9-story building was seized in Farka, this bu...
The Director of the Energy Regulatory Entity, Petrit A...
Otherwise known as Lul Morina, the businessman whose r...
Julian Morina, known as Lul Morina, is the owner of th...
Yesterday, the government gave an ultimatum to the Iranian...
The 9-story building that was seized today in the Fark...
The UN has published the latest report on "Human Develop...
The consumption band of 800 kilowatts per hour that th...
Prime Minister Edi Rama, the other day, demanded the d...
The British politician Henry Bolton, who has served as an ...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After two days of searching, the lifeless body of 37-year-...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
Criminal proceedings have been initiated against 16 protes...
SN, who was raped today with his wife near his apartment i...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në t...
The European Parliament has adopted a resolution on Kosovo...
Just 2 days before the signing of the agreement, scheduled...
The Foreign Minister of Greece, Giorgos Gerapetritis, shar...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
In 2025, eight EU countries recorded a current individual ...
The Albanian economy is facing a new increase in inflation...
Total revenues for the period January-May 2026 reached aro...
In a sector where the number of visitors continues to grow...