web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dërgoi njerëzit për të bërë marrëveshje”, Berisha: Po të firmosja Jamarbër Malltezi nuk do të ishte në burg

27 Tetor 2023, 19:09, Aktualitet CNA
“Dërgoi njerëzit për të bërë
Ish-kryeministri Sali Berisha 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse do të kishte pranuar marrëveshjen për bashkëqeverisje me edi Ramën sot nuk do të ishte non grata dhe as dhëndri I tij nuk do të ishte në burg.

Por të nënshkruante atë marrëveshje sipas Berishës ishte si të firmoste për të shkatërruar kombin.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrakike Berisha u shpreh se Edi Rama prapë dështoi pasi 600 mijë shqiptarë votuan opozitën.

“Basha shiti zgjedhjet dhe dërgoi njerëzit e tij të marrë uratën e Berishës për bshkëqeverisje. Nëse atë ditë do të kisha pranuar atë marrëveshje sot nuk do të isha non grata, nuk do të kisha dhëndrin në burg. Ky Pazar me Edi Ramën do të ishte vdekje e opozitës, firmosje për të shkatërruar kombin. Nuk mundet kurr që unë të bëja një kompromis të tillë. Rama kontraktoi McGonigalin i cili sot është I deklaruar fajtor për dosjen shqiptare. Provat për non hgratën toime burojnë nga Edi Rama, Lulzim Brava dhe mediat e George Soros. Kësaj radhe opozitës me vendim gjykate ju ndalua e drejta të përdorë logon e saj në fletën e votimit, ju ndalua të shkruhej emri I Sali Berishës në fletën e votimit, me qëllim shkatërrimin e identitetit. Edi Rama prapë dështoi pasi 600 mijë shqiptarë votuan opozitën.”,tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga