web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

1-vjetori nga jetëndërrimi i Hirësi Ignatit/ Kryepiskopi Joan: Ka shërbyer për vendin dhe Kishën me sakrificë

20 Korrik 2025, 16:04, Aktualitet CNA

1-vjetori nga jetëndërrimi i Hirësi Ignatit/ Kryepiskopi Joan: Ka

Dita e sotme përkon me 1-vjetorin e jetëndërrimit të Mitropolitit të Beratit, Hirësi Ignatit.

Me këtë rast, këtë të diel u mbajt një meshë përkujtimore në katedralen e "Shën Dhimitrit" në qytetin e Beratit. I pranishëm ishte edhe Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani.

Në fjalën e tij, Kryepiskopi theksoi rolin dhe kontributin e vyer të Mitropolitit të Beratit Hirësi Ignatit, ndaj vendit dhe Kishës.

Kryepiskopi vlerësoi figurën e Hirësi Ignatit, si një njeri që shërbeu me sakrificë dhe devotshmëri.

“Sot përkujtojmë 1-vjetorin e largimit prej nesh të vëllait tonë të dashur dhe bashkëmeshtarit, Mitropolitit Ignat. Arsyeja që Kisha i përkujton dhe lutet për gjithë të fjeturit është shumë e rëdësishme. Ne lutemi për ta se i duam. Kanë qenë pranë nesh, kanë shërbyer në këtë vend dhe këtë Kishë me sakrifica, në vite shumë të vështira. Dhe i duam e i respektojmë për gjithë sakrificat që kanë bërë. Lutemi sepse Perëndia e dëgjon lutjen e besimtarit. Kujtojmë se jemi të përkohshëm në këtë botë, jemi udhëtarë. Një ditë do të vijë fundi i gjithsecilit nga ne dhe të gjithë kemi nevojë për lutjet e njëri-tjetrit. Nëse njerëzit do të kenë në mendjen e tyre vdekjen, nuk do të mëkatojnë asnjë herë. Të kemi parasysh një gjë, që një ditë do paraqitemi para Perëndisë dhe jeta jonë sado e gjatë të jetë, përsëri është e shkurtër përpara përjetësisë”,-tha Kryepiskopi./CNA





Lajmet e fundit nga