web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FSHF zyrtarizon kalendarin e Superiores për pesë javët e mbetura

3 Maj 2022, 06:37, Sport CNA

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë zyrtar kalendarin e ndeshjeve që mbeten në Kategorinë Superiore deri në mbyllje të këtij sezoni.

Institucioni i futbollit në vendin tonë ka bërë të ditur planin se si do të luhen takimet edhe pas ndeshjeve të javës së 32-të që nisin që nga dita e sotmeme sfidën Kukësi-Partizani.

Ajo që bie në sy është që në tre javët e fundit, të gjitha ndeshjet do të luhen në një ditë dhe në një orë, ndonëse deri atëherë, shumë nga dilemat e kampionatit do të jenë zgjidhur.

Kështu, ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36, do të luhen në të njëjtën ditë, të gjitha në orën 17:00, ndërsa FSHF ka garantuar se të gjitha takimet do të mbulohen nga sistemi VAR.





Lajmet e fundit nga