web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcënuan 17 vjeçaren për t’i zhvatur paratë/ Gjykata lë në burg 3 autorët në Korçë

7 Shkurt 2022, 12:06, Kronika CNA

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për tre autorët, Eris Beqo, Ksandros Pashollari dhe Xhulio Dapellari, të cilët kërcënuan një 17 vjeçare për t?i zhvatur para.

Këta persona ne bashkëpunim me njëri-tjetrin  i zhvatën 17 vjeçares në Korçë,  200.000 lekë dhe 8000 euro.

Tre të rinjtë akuzohen për zhvatje parash përmes kanosjes dhe shantazhit, ndëkrohë që Kristjan Aliu është shpallur në kërkim

Mësohet se ishte ky i fundit që shantazhoi fillimisht të miturën, duke e kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale./A.E.CNA.al





Lajmet e fundit nga