"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Ish-presidenti Bujar Nishani shkruan se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet në 11 dhjetor, sepse këtë e kanë kërkuar demokratët.
Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ky nuk është Kuvendi i kryetarit, por është kuvendi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, është kuvendi i njerëzve të lirë.
Sipas Nishanit, agjitatorët dhe patronazhistët e Edi Ramës për Lulzim Bashën, bëjnë sikur harrojnë që ky Kuvend është kuvendi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, është kuvendi i njerëzve të lirë, delegatëve që përfaqësojnë vullnetin politik dhe mandatin përfaqësues të njerëzve të zgjedhur drejtpërdrejtë nga anëtarësia në qytetet, fshatrat, lagjet e Shqipërisë, atje ku është realisht ekzistenca e Partisë Demokratike.
?Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021, nuk do të jetë as Kuvendi i Kryetarit të Partisë, as kuvendi i kryesisë së Kryetarit dhe as kuvendi i kryetarëve lokalë.
Agjitatorët dhe patronazhistët e Edi Ramës për Lulzim Bashën, bëjnë sikur harrojnë që ky Kuvend është kuvendi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, është kuvendi i njerëzve të lirë, delegatëve që përfaqësojnë vullnetin politik dhe mandatin përfaqësues të njerëzve të zgjedhur drejtpërdrejtë nga anëtarësia në qytetet, fshatrat, lagjet e Shqipërisë, atje ku është realisht ekzistenca e Partisë Demokratike.
Sot nuk ka më asnjë vlerë e pushtet statutor e asnjë peshë politike as vetë kryetari i partise e asnjë institucion apo aktor tjetër brenda asaj partie, përsa kohë tashmë është aktivizuar Kuvendi Kombëtar.
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike (ai me anëtarët e PD, jo tallavaja me socialistët e doganave dhe tatimeve) është me statut, me kod e zakon, maja e fuqisë dhe pushtetit vendimarrës në atë parti.
Coli me Lolin (apo Edi me Lulin) nuk kanë parë gjë akoma dhe as që arrin tua rrokë mendja se me çfarë do të përballen nga kjo furi e demokratëve, patriotëve dhe të pa kapurve, të këtij vendi.
Coli me Lolin, nuk e kuptojnë dot se tek demokratët partia nuk është tek kryetari por tek anëtarësia, tek ata që nuk i blen e nuk i shet dot Edi Rama, tek ata që nuk i marrin dot peng qarqet më të egra antishqiptare.
Sot ka një numër të pakët avoketërish të Lulzim Bashës dhe modelit të tij politik e moral.
Megjithëse ata janë një pakicë krejt e vogël, përsëri ata janë qytetarë të këtij vendi, janë në të drejtën e tyre politike e shoqërore.
Askush nuk mundet ti paragjykojë apo gjykojë ata për zgjedhjen e modelit politik e moral që kanë bërë.
Eshtë pjesë e lirisë dhe së drejtës së tyre personale të njehësohen me modelin politik e moral të Lulzim Bashës.
Por një emër e kanë e do ta kenë gjithmonë.
Atentatorë të së drejtave të barabarta, asgjesues të standarteve demokratike, tampon të mundësisë për alternimin e një pushteti të zhytur në korrupsion e skandale.
Tashmë ky shërbim i tyre po bëhet gjithmjë e më i pavlerë.
Sot, përcaktimin e modelit të Partisë Demokratike për betejën që pregatitet të nis nesër, e kanë marrë në dorë shumica dërrmuese e asaj partie.
Demokratët e dinë mirë se beteja e tyre nuk nis e mbaron në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021.
Ai kuvend, do të jetë dhe do të mbetet historik, pikërisht për atë model që vendos e për atë betejë që nis.
Kjo është beteja që nis nga një pjesë e kësaj shoqërie por që shkon në shërbim të gjithë shoqërisë.
Kjo është beteja e njerëzve që prej 8 vitesh janë dhunuar në liritë dhe të drejtat e tyre më fondamentale.
Qyterarëve që janë pushuar nga puna për bindjet e tyre politike.
Në Shqipëri kjo do të thotë të lësh pa bukë e pa ngrohje, pa strehim e pa mjekim, familjet e tyre.
Demokratëve që janë arrestuar, burgosur e dhunuar birucave të policisë, pse dolën të protestojnë e të mos pranojnë hajninë e pushtetarëve.
Shqiptarëve që nuk ju hapet kurrfarë dere e nuk u jepet kurrfarë shërbimi publik, pasi konsiderohen kundërshtarë politik të Edi Ramës e rilindsve.
Lulzim Basha dhe avokatia e tij mund të mos i kenë patur këto probleme.
Madje mund të kenë patur benefite, në administratë, bisnese, punësime, premtime pushteti etj., por pikërisht këtu qëndron arsyeja e diferencës së madhe midis ekzistencës së një shumice dërrmuese që ka nisur betejën për ndryshim dhe një minorance pakice që reziston.
Demokratët e dinë mirë se nuk e kanë betejën vetëm me Lulzim Bashën por edhe me klanin mafioz të pushtetit dhe zgjatimet e tij, që ka marrë nën kontroll e nuk e lëshon vulën dhe disa institucione të partisë së tyre.
Ndaj beteja që ideohet dhe nis më 11 Dhjetor 2021, është beteja për Shqipërinë.
Ska atentat e atentator ta ndal dot !
Eshtë shumica dërrmuese, fizike, shiprtërore e morale, qyteteve, fshatrave, rrugëve, shesheve të Shqipërisë, ?o budalla? !”-shkruan Nishani./CNA.al
Si kurrë më parë, prej disa ditësh Lulzim Basha ka nisur të ...
Deklarata e Lulzim Bashës se do të vijojë me përjashtimet ng...
Kur po mbushen 48 orë, nga ekzekutimi me metoda të epokës ne...
Deputeti i Partisë Demorkatike, Isuf Çelaj, ka deklaruar se ...
Deputeti demokrat Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e kr...
Avokati Spartak Ngjela ka folur rreth situatës politike në S...
Lulzim Basha, përmes sekretarit të tij të besuar Gaz Bardhi ...
Prej 5 orësh, Lulzim Basha mblodhi në selinë e PD 71 kryetar...
Prej dy ditësh emisioni “Fiks Fare” ka raportuar se, në firm...
Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj, ka dhën...
Televizioni i drejtuar nga Ben Blushit, ortaku i incenerator...
Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të PD, Lulzim Basha me kr...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka folur në...
Gazetari Çim Peka, duke bërë një analizë për situatën në PD ...
Sot në mbledhje me kryetarët e degëve, kryetari i PD Lulzim ...
Lulzim Basha po vijon mbledhjen me 71 krerët e degëve në sel...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka komentuar vendimin e Lulzim...
Kuvendi pas një seance maratonë miratoi dje në parim buxheti...
Oriela Nebijaj, ish zëdhënësja e Bashës, së cilës i pëlqen s...
Deputeti i PD Edmond Spaho, teksa komenton situatën e rëndë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...