web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shansi i artë për Brojën, ylli i Kombëtares titullar në sfidën e Premier Ligës

16 Tetor 2021, 13:16, Sport CNA

Më në fund ka ardhur rasti i artë për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja. 21-vjeçari është zgjedhur titullar për sfidën e sotme që Sauthmeptoni do të luajë ndaj Lidsit.

Trajneri Ralf Hazenhytl ka vendosur t?i japë një shans sulmuesit kuqezi pas deklaratave të mbrëmshme ku u shpreh se Broja nuk është ende gati për 90 minuta, por duke parë formën e shqiptarit ka vendosur ta hedhë si titullar.

Kjo do të jetë hera e parë për Armando Brojën që do të luajë si titullar në Premier Ligë duke fituar ndjeshëm terren si në skuadrën e tij ashtu dhe në Kombëtare.





Lajmet e fundit nga