web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kishte mbjellë kanabis në gota plastike/ Arrestohet 32 vjeçari nga Skrapari

9 Mars 2021, 10:08, Kronika CNA

Një 32 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Skraparit pasi gjatë një kontrolli në banese ju gjetën fara kanabisi.

Shtetasi me iniciale O.Gj banues në fshatin Rehovë Skrapar, i kishte mbjellë farat e kanabisit në 146 gota plastike të cilat u sekuestruan nga policia si provë materiale.

?Policia e Skraparit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po tentonte të kultivonte kanabis, kanë  organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. Gj.,  kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike ku brenda tyre kishte të mbjella fara kanabis?, njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga