Një mesazh politik nga takimi Yuri Kim-Lulzim Basha
Dje në mbrëmje, mediat filluan të transmetonin se, Lulzim Ba...
Vejsiu, teksa prezantonit emisionin tuaj të përjavshëm ” Love story”, bëtë një pohim- Ky është një emision që synon të emancipojë shoqërinë shqiptare dhe ndaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo mesazhi që japim.
Vejsiu, a e dini çfarë do të thotë fjala ” emancipim”?! Emancipimi në thelb përmban dinjitetin e njeriut dhe të drejtat e këtij të fundit. Emancipimi është raport i drejtë me të vërtetën.
Në cilësinë e një gruaje që si çdo grua ka pasur përvojat e saj në jetë Vejsiu, kisha një pyetje të drejtpërdrejtë për ju- Sa besoni në atë çka thoni, apo në punën që bëni?!
Ju përpiqeni të na servirni si ” Love story” diçka që në të vërtetë është një ” Fake story”.
Në jetën reale jashtë ekranit televiziv, nuk ndodh kurrë që 18 vajza të pëlqejnë njëkohësisht të njëjtin djalë dhe të pranojnë faktin që emri i tyre të vendoset në grafik nga ky djalë dhe të presin radhën se kur do t’i përzgjedhë ky i fundit për të dalë.
Në jetën reale jashtë ekranit televiziv, Vejsiu nuk ndodh kurrë, që 18 vajza të shohin takimet e xhiruara të njëra- tjetrës me të njëjtin djalë dhe të fillojnë t’i komentojnë këto të fundit.
Dashuria nuk xhirohet Vejsiu, por përjetohet. Një dashuri e xhiruar, nuk është dashuri, është ” porno me dashurinë”.
Në jetën reale jashtë ekranit televiziv, Vejsiu, Një vajzë ka dinjitetin e saj, ka jetën e saj, ka punën e saj dhe nuk e lë veten të përzgjidhet mes 18 vajzave të tjera, për arsyen e thjeshtë se gjatë kësaj pritjeje, gjatë kësaj përzgjedhjeje, nuk respektohet dinjiteti i saj si njeri e mandej dinjiteti i saj si vajzë.
Për të gjitha ato vajza që vihen në radhë dhe presin të përzgjidhen nga ” Princi i kaltër” në të vërtetë ndiej dhimbje.
Ndiej dhimbje pasi kanë rënë në grackën e famës televizive dhe e shohin këtë të fundit si pohim të identitetit përkatës, ndërkohë që identiteti duhet të jetë dinjitet dhe jo mungesë e këtij të fundit.
Dhe ju Vejsiu, më mirë se kushdo tjetër, e dini fort mirë se sa e vështirë është rruga e ekranit. E dini fort mirë se të gjitha ato vajza pas përfundimit të ” Fake story” do të rikthehen në të përditshmen e tyre të zakonshme, pasi ato nuk janë gjë tjetër veçse ” Kurbani” i radhës i një formati televiziv fitimprurës për producentët dhe denigrues për dinjitetin e njeriut dhe njëkohësisht për shoqërinë shqiptare.
” Fake story” nuk jep një mesazh edukues për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi e redukton vajzën shqiptare në një qënie të zhveshur nga dinjiteti dhe emocioni i mirëfilltë njerëzor.
Dhe së fundmi dy pyetje për ju Vejsiu, në cilësinë e gruas dhe të nënës
– A do të merrnit ju vetë pjesë në një emision të tillë?!
– A do ta dërgonit ju vajzën tuaj në një emision të tillë?!
Të dyja si bashkëmoshatare e dimë fort mirë që përgjigjja është “jo”.
Kini mirësinë të mos ta përligjni këtë proces me faktin se një format i tillë shfaqet edhe në vende evropiane, pasi Evropa është pikë referimi për shumë gjëra, por në pak gjëra mund të jetë edhe pikë çorientimi.
Post Scriptum- Të përvetësojmë fillimisht pikat e referimit evropian, Vejsiu. Pasi të kemi mbaruar punë me pikat e referimit le të hidhen në diskutim gjërat e tjera. E keni filluar numërimin nga fundi dhe kjo nuk është as e hijshme dhe as e dobishme./ CNA.al
Dje në mbrëmje, mediat filluan të transmetonin se, Lulzim Ba...
Analiza në Shqipëri sipas meje nuk arriti t’a kuptonte fare ...
Pak ditë më parë isha i ftuar në një emision televiziv për t...
Mos më thoni që nuk e kujtoni, e mbani mend a jo? Bëri bujë ...
Shumë njerëz bëjnë habi se përse Edi Rama nuk ndodhej në Kuv...
Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria,...
Marin kaqolat, i ngrenë lart, u bëjnë tekstet, skenarët, u p...
Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë persona...
Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ...
Dje është mbajtur protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rash...
Nga Mentor KikiaShikoji pak këto dy foto, zoti Drejtor i Për...
-Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, ...
Në pamundësi, apo në mungesë të dëshirës, për tu thelluar mb...
Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh ...
Analisti Baton Haxhiu ishte i ftua mbrëmjen e djeshme në “Op...
Nga Mero BazeVrasja tragjike e një 25- vjeçari nga një polic...
Në Ditën e Rinisë, si për ironi të fatit, i riu 25 vjeçar, K...
Analizë nga Luan Rama:Klodian Rasha, 25 vjeçari i vrarë prej...
Efektivi i Policisë së Shtetit që plagosi për vdekje sot një...
Nga Mero BazeLulzim Basha e ka mbështetur shumicën e shpresa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...