web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen reshjet dhe vranësirat/ Çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

15 Nëntor 2020, 17:20, Sociale CNA

Moti në javën që do të nisë do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell.

Kështu ditën e hënë kthjellimet e mëngjesit do t?i lenë vendin dendësimit të vranësirave të cilat në pjesën bregdetare do të pasohen nga shi i dobët.

Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohëshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, kjo situatë do të marrë kthesë të menjëhershme të enjten dhe të premten ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore.

Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga