web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Zyra arsimore pa jurist në Devoll, aplikanti ka 15 vite që pret

12 Nëntor 2020, 20:07, Denoncim CNA

Zyra  Vendore Arsimore Devoll, prej një viti është pa jurist. Në Fiks Fare u ankua një ish mësues i anglishtes i cili thotë se ka mbaruar fakultetin Juridik,  por zyra ndër vite nuk ja ka pranuar dosjen.

Në një intervistë për Fiksin Arben Spano, i cili ka përfunduar arsimin e lartë Juridik në vitin 2005, sot punon fermer. Ai  pretendon se ka aplikuar në Zyrën Arsimore Devoll, për pozicionin e jusristit ndër vite, por nuk ja kanë marrë dosjen parasysh duke pretenduar se nuk e ka sjellë atë. Për këtë ka bërë edhe një kallëzim në prokurori, por çështja është pushuar. Ai ka tre fëmijë. Është i ndarë nga bashkëshortja për arsye ekonomike dhe jeton në Devoll. Ai do të aplikojë për jurist, por zyra sipas tij nuk ka hapur konkursin edhe pse vendi ka 1 vit vakant. ?Thonë që s?ka aplikant ndërkohë që unë kam vite që pres? thotë ai.

Imelda Cani, përgjegjësja e Zyrës Vendore Arsimore Devoll, thotë se nuk është deryrë e tyre të hapin konkursin sepse i takon Tiranës, Drejtorisë së Arsimit Para Universitar.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Para Universitar u përgjigj me shkrim për emisionin Fiks Fare. Në përgjigjen e tyre ndër të tjera ata pretendojnë se : ?DPAP gjatë 6 mujorit të dytë të vitit 2019 ka formatuar të gjitha strukturat si dhe ka hartuar planin e rekrutimit me konkurs për vitin 2020. Sipas këtij plani të miratuar ka filluar rekrutimi me konkurs i të gjithë punonjësve. Janë shpallur fillimisht procedurat e konkursit për pozicionet e drejtuesve të zyrave vendore arsimore.

Janë shpallur dhe realizuar gjithsej pesë procedura konkurrimi për periudhën Nëntor 2019- Mars 2020, për pozicionet drejtues të Zyrës Vendorë, për 51 ZVAP-të e krijuara.

Për shkak të situatës së pazakontë që përjetuam dhe vazhdojmë të kalojmë të gjithë së bashku (tërmeti 26 nëntorit 2019 si dhe mbyllja për shkak të pandemisë COVID-19), janë pezulluar procedurat e konkurseve për të gjitha pozicionet e punës në Zyrat Vendore Arsimore të vendit.

Në lidhje me shqetësimin Tuaj për mosplotësimin e vendit vakant në pozicionin e juristit, sqarojmë se për aq kohë sa këto procedura nuk janë shpallur për konkurim nuk ka të punësuar.

Sipas tyre arsyeja e dytë është se, deri sot  nuk ka pasur asnjë aplikant i cili të ketë shprehur interes pranë DPAP për t?u punësuar në këtë pozicion apo të ketë dorëzuar dosjen bazuar në kriteret e përcaktuara për këtë pozicion.

Aktualisht problematikat ligjore apo proceset e punës që duhet të mbulohen nga juristi i kësaj zyre, janë mbuluar nga juristi i DRAP Korçë dhe nga ai i DPAP-së. Në këtë kuptim ZVAP Devoll nuk ka hasur vështirësi në mbulimin e problematikave dhe proceseve normale të punës duke pasur perfomancë shumë të mirë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar është duke përgatitur planin e rekrutimeve për vitin 2021 dhe me miratimin e këtij plani nga MASR, do të rifillojë procedurat e konkursit për të gjitha pozicionet vakante apo ato pozicione të plotësuara me punonjës me kontratë deri në realizimin e konkurseve.

Ndërsa në fund të e-mailit ata nënvijëzojë këtë fjali.?Ftojmë çdo të interesuar për vendin vakant në pozicionin e juristit pranë ZVAP Devoll,  të dorëzojë dosjen personale pranë DPAP, për të na mundësuar përzgjedhjen e kandidatit më të mirë.?/tch





Lajmet e fundit nga