Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Zbardhen detaje nga vdekja tragjike e Xhensila Dukës, 39-vjeçarja nga Korça që humbi jetën në një klinikë private në qytetin juglindor , kishte shkuar bashkë me motrën e saj për të bërë analizë me procedurën e sondës.
Xhensila, një nga parukieret më të njohura të qytetit, nënë e 2 fëmijëve, nuk mundi të dalë gjallë pas kësja procedure, ngjarje e ndodhur më 19 shtator. Report Tv zbardh dëshminë e mjekut Ilir Bibollii cili kryeu analizën e kolonoskopisë ndja motrave Duka, teksa ndaj tij prokuroria ka nisur verifikimet së bashku me infermieren Marinela Postoli.
Ilir Bibolli, mjek në QSUT punon me kontratë edhe në klinikën private në Korçë “Kristi” ku shkon 2 herë në muaj. Në dëshminë e tij, mjeku Bibolli thotë se i kishte paciente prej vitesh të dyja motrat, ndërs anë momentin që ka aplikuar sondën për zorrën pas problemeve që Xhensila Duka kishte, e ka lënë në të njëjtën dhomë me 2 infermieret dhe ka lëvizur të përgatisë përgjigjen. Ai thotë se është kthyer me urgjencë nga thirrjet e infermiereve ku Xheni ishte pa puls. Pyetur nga grupi hetimor nëse gjatë ekzaminimit të pacientes duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator, mjeku 69-vjeçar thotë se: atë ditë nuk ka patur mjek të tillë, ndërsa shprehet se nuk e di arsyen e vdekjes së Xhensilës dhe se çfarë mund të ketë shkuar keq.
Ndaj tij dhe infermieres 39-vjeçare kanë nisur hetimet për veprën penale “neglizhenda në trajtimin mjekësor”, me dyshimin se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes. Prokuroria po pret rezultatet e autopsisë ligjore.
Dëshmia e plotë e mjekut Ilir Bibolli
“Në datën 19 shtator 2020 rreth orës 08:00, kam filluar punë në këtë klinikë si zakonisht. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme në klinikë është paraqitur një paciente me emrin Xhensila Duka, paciente që unë e njihja dhe më parë pasi i kam kryer një procedurë ekzaminimi që quhet kolono skopi. Pas paraqitje së pacientes me të njëjtat ankesa si para katër vitesh, diare me gjak, sot ajo erdhi e pregatitur për të bërë këtë procedurë. Fillimisht, pacientja nuk ka paraqitur ndonjë ankesë përveç diare dhe gjak. U vu në tavolinën e punës nga infermierët Marinela dhe Soena, mbiemrat e tyre nuk i di. Shpjegoj se pacientja ishte e përgatitur me puls oksimetër, matje tensioni dhe seduar me një ?cc MIDAZOLAN? dhe një ?cc BUZKOPAN?. Më pas unë kam shkuar në dhomën e ekzaminimit dhe kam kryer procedurën që vazhdoj jo më shumë se rreth 10-15 minuta. Procedura është e fotografuar dhe përgjigjia është e shkruar. Është e njëjta diagnozë me atë të katër viteve më parë, për këtë paciente, do methënë rreth 20-25 cm fundore të zorrës ishin vërtet me ulceracione të shumta, siç janë karakteristike për këtë diagnozë, që quhet ?kolit ulceroz?. Procedura, mbaroj dhe unë jam kthyer në dhomën e kompjuterit për të përgatitur përgjigjen, komunikova dy fjalë me familjarët që ishin jashtë dhomës së ekzaminimit dhe konkretisht me motrën e pacientes, e cila sapo kishte përfunduar një procedurë të ngjashme, por për stomakun dhe jo për zorrën, të cilën e vura në dijeni shkurtimisht se procedura përfundoi. Të dyja motrat janë paciente të njohura të miat, sepse i kam parë dhe herë të tjera. Ndërkohë që përgatisja përgjigjen dhe fotografitë rreth 7-8 minuta ndodhta kishin kaluar nga ekzaminimi, u ngrita dhe shkova përsëri në dhomën për të parë se çfarë po ndodh, sepse pashë të shqetësuara infermieret e personelit dhe kam parë pacienten në krevat pa puls, pa tension dhe filluam urgjent procedurat e masazhit kardiak dhe frymëmarjes me gojë. Ndërkohë lajmëruam urgjencën. Procedura e frymëmarjes vazhdoi rreth 30 minuta. Erdhi Urgjenca dhe mjeku ka përdorur metodat e tij të defibrilatorit, por pacientja nuk doli në gjendje. Përveç shqetësimit, dhimbjes e keqardhjes nuk di çfarë të them. Nga eksperienca ime 30-vjeçare në këto procedura ajo që mund të them është se procedura u krye në një kohë të shkurtër dhe pa trauma?.
Pyetje: Çfarë procedure është ndjekur gjatë kohës që pacientja Xhensila Duka ndodhej në dhomën e ekzaminimit?
Përgjigje:Siç shpjegova më lart, pacientes i është vënë një puls oksimetër, i është matur tensioni, procedurë që merret paraprakisht nga stafi i infermierëve dhe më pas nga ana ime është kryer procedura e ekzaminimit të pacientes. Deri në përfundimin e kësaj procedure parametrat jetësore kanë qënë normale dhe unë u largova si zakonisht për në dhomë, me qëllim plotësimin e kartelës, në pritje të disa minutave , për të rifolur me pacienten për mënyrën e mjekimit të sëmundjes.
Pyetje: Gjatë ekzaminimit të pacientes Xhensila Duka, a duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator?
Përgjigje: Gjatë këtyre ekzaminimeve nuk është aplikuar prania e mjekut anestezist reniamator, pasi dhe dozat e sedacionit, janë të vogla dhe sot nuk ka patur mjek të tillë.
Pyetje: A duhej të shtrohej në ambjentet e tjera pas ekzaminimit pacientja Xhensila Duka dhe a duhej të ofrohej ndonjë shërbim tjetër mjekësor?
Përgjigje:Normalisht pas ekzaminimeve të kryera, lihet të qetësohet disa minuta dhe më pas kalohet në një dhomë tjetër në praninë e një infermiereje apo familjarëve për t’u çlodhur, për t’u bërë gati për marrjen e përgjigjes së caktuar.
Pyetje: Pas ekzaminimeve të kryera a keni konstatuar tek pacientja Xhensila Duka, shqetësime të tjera shëndetësore dhe në rast se po, çfarë konkretisht?
Përgjigje: Nuk kam konstatuar asnjë lloj shqetësimi, unë i kam dhënë një diagnozë në vitin 2017 dhe kjo ishte hera e dytë me të njëjtën diagnozë.
Pyetje: A keni dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes Xhensila Duka?
Përgjigje: Nuk kam dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes.
Pyetje: A keni gjë tjetër për të thënë?
Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të thënë.
Policia ka arrestuar ditën e sotme në Mirditë një 48-vjeçar ...
Policia ka arrestuar person në Tropojë pasi ka ushtruar dhun...
Zbardhen detaje të reja nga atentati me eksploziv ku mbeti i...
Rikthimi i tërmeteve në disa qytete të Shqipërisë ka tmerrua...
EULEX ka arrrestuar ish-kreun e inteligjencës së Kosovës Sal...
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.Strukturat për...
Një 24 vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë pasi k...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrug...
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë T...
Një pedagog i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitet...
Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite bur...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha është i ftuar mbrëmjen e ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e e sotme në ...
Lirie Xhepa, nënë e katër fëmijëve, u gjet në 13 shkurt të 2...
Arrestohet 66 vjeçari që ka dhunuar 75 vjeçaren Pina Qato, d...
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme pen...
Policia ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kër...
Gjatë orëve të fundit polica ka vënë në pranga persona të ...
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...