web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtohet numri i viktimave nga Covid/ Humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi

2 Korrik 2020, 08:52, Sociale CNA

Rëndohet sërish bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë.

“Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, njofton Ministria./CNA.al





Lajmet e fundit nga