web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moderatori ankohet për mungesën e ujit në shtëpi/ Enkel Demi telefonon “live” Veliajn

2 Korrik 2020, 06:13, Sociale CNA

Gazetari Enkel Demi ka telefonuar live gjatë emisionit Abc-ja e Mëngjesit? kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa moderatorja Sibora Bitri po fliste për problemin e Alban Musaj, për mungesën e ujit në shtëpi,

?Albani thotë se që kur ka filluar emisioni i mëngjesit duke u çuar herët, kam vënë re që në shpi në mëngjes nuk kam ujë. Alban mos ndoshta nuk ke patur asnjëherë ujë në 5 të mëngjesit dhe thjesht je zgjuar me vonesë??, tha moderatorja.

?Duhet të marrim dikë nga Bashkia?.vetëm këtë kam kuptuar që në mëngjes nuk kam ujë?, tha Albani.

?Kjo është e tmerrshme që të mos kesh ujë në mëngjes?, tha gazetari teksa po telefononte kryebashkiakun, por ky i fundit nuk u përgjigj./CNA.al





Lajmet e fundit nga