Fluturimet nga Rinasi/ Konfirmohen 19 destinacionet për nesër
Konfirmohen 19 fluturimet për nesër datë 2.07.2020. ⠀⠀ Tiran...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zhvilluar një audit për shembjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të 17 majit.
KLSH bën me dije se ka konstatuar disa problematika dhe shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht raportohet se shkeljet evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së më 29 maj.
?Me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) nr.180, datë 13.04.2000 është bërë shpallja Ansambël Monument Kulture i aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe me VKM Nr. 325, datë 12.4.2017 është miratuar shpallja e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe rregullorja për administrimin e kësaj qendre dhe të zonës së mbrojtur përreth saj. Këto VKM kanë përcaktuar rregullat për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse në qytetin e Tiranës dhe lejojnë vetëm ndërhyrje konservuese dhe restauruese.
Dy ditë pas daljes së VKM Nr. 325, në datën 14.04.2017, Këshilli Kombëtar i Territorit me Vendimin nr. 1 ka miratuar Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Tiranës. Auditimi konstaton se ky plan nuk është i bazuar në kërkesat e VKM Nr. 325, datë 12.4.2017, në lidhje me ndërhyrjet e lejuara në territorin e Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur të Qytetit të Tiranës.
Më pas me VKM nr. Nr. 582, datë 03.10.2018 ?Për shpalljen e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës dhe miratimin e Rregullores për administrimin e saj e të Zonës së Mbrojtur përreth? janë përcaktuar kufijtë e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe zonat ku do lejohen ndërtime të reja dhe zonat ku nuk lejohen ndërtime të reja. Pra me këtë VKM kanë ndryshuar kufijtë e qendrës historike të Tiranës, të cilat nuk janë në përputhje me objektin e ndryshimit të VKM-ve të mëparshme, si dhe në mënyrë kontradiktore dhe të pavërtetë fshehin ndryshimet reale të kufijve të qendrës historike, në kundërshtim me ligjin nr. 27/2018 datë 17.5.2018 ?Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë?, thuhet në deklaratën e KLSH-së.
Më tej theksohet se audituesit konstatuan se ndryshimet në këtë VKM reflektojnë kërkesat e Bashkisë Tiranë për zhvillime të reja në territor dhe nuk bazohen në studime e vlerësime të mirëfillta për përcaktimin dhe mbrojtjen e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse në qytetin e Tiranës.
?Del qartë se Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR) ka ndryshuar vlerësimin për zonat historike e kulturore të Tiranës së objekteve, në varësi të interesit për ndërtime të reja në këto zona e mbi këto objekte. Relacioni i miratuar nga KKR i datës 26.09.2018 nuk shpreh qartësisht se cilat objekte hiqen nga qendra historike dhe nuk jep arsyetimin përkatës për heqjen e tyre, si dhe Këshilli Shkencor i IMK nuk është shprehur dhe nuk ka dhënë opinion lidhur me heqjen apo jo të objekteve historike.
Nuk evidentohet pse ndryshojnë koordinatat e zonës së mbrojtur Z 82-Z-83-Z80 në kufijtë e Liqenit Artificial të Tiranës, si dhe nuk shpjegohet pse në qendrën e Tiranës janë shtyrë kufijtë e qendrës historike në zonën T83-T81apo T27-T28, etj., (këto janë qartësisht të dallueshme, nga krahasimi i hartës së zonimit të miratuar në vitin 2017 me hartën e zonimit të miratuar në vitin 2018 dhe koordinatat e saj). Edhe pse Vendimi i KKR ka kaluar për shqyrtim nga anëtarët e Këshillit Shkencor të IMK, mendimi i tyre për argumentimin dhe selektimin e ndryshimit të kufijve të qendrës historike nuk pasqyrohet në relacionin shoqërues të VKM-së.
Si konkluzion, procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve sipas koordinatave nuk rezulton të jetë i plotë me argumente të qarta nga institucionet e përfshira në proces, si Këshilli Shkencor, Sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, Ministri i Kulturës, që është njëkohësisht dhe Kryetar i KKR?, deklaron KLSH.
KLSH rekomandon që Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të marrë masa të menjëhershme dhe të hartojë propozimet përkatëse për ndryshimin e ligjit ?Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë?.
KLSH kërkon që të miratohen plane për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e pasurive kulturore të paluajtshme dhe deklarimi për pasuritë kulturore të paluajtshme, të grupuara sipas parashikimeve të këtij ligji, të behet me propozim nga Këshilli i Ministrave dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë me Ligj të veçantë.
?KLSH ka rekomanduar të ndryshohet pika 1 e nenit 96 të Ligjit 27/2018 ?Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeve?, ku Ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, në lidhje me pasurinë kulturore të paluajtshme, si dhe Këshilli i Ministrave, për grupimin e pasurive kulturore të paluajtshme, të kenë kompetencë të përcaktojnë zonën mbrojtëse, distancat, masat dhe normat e tjera që ruajnë integritetin e pasurive kulturore të paluajtshme, veçmas ose të grupuara, perspektivën, dritën, kushtet mjedisore dhe peizazhin, por miratimi i tyre të bëhet në Kuvendin e Shqipërisë me Ligj të veçantë.
Nga auditimi u rekomandua që të merren masa të menjëhershme që procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve dhe koordinatave të Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës apo dhe qyteteve të tjera në vend, t?i nënshtrohet një procesi të gjerë e të plotë shqyrtimi dhe diskutimi, me argumente të qarta nga institucionet shtetërore të përfshira në proces, si Këshilli Shkencor, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, Ministri i Kulturës (në cilësinë edhe të Kryetarit të KKR) dhe vetë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, duke përmbushur dhe ushtruar kështu funksionet institucionale për të cilat janë krijuar.
IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes në të cilin kanë kaluar dy VKM-t e fundit të vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijëvë të zonës historike Tiranë, të propozojë revokimin e VKM-ve të sipërcituara për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë kufijve të zonës historike të sipërfaqes ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar, si dhe në zbatim të Vendimit të ndërmjetëm të KLSH nr. 36 datë 14.05.2020 ?Për adresimin e problematikave të shfaqura mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe propozimin për pezullimin e vendimmarrjeve mbi këtë objekt nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës?, t?i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshmë, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonik që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt.
KLSH gjykon se vendimmarrjet e strukturave të mësipërme, si të vetmet struktura përgjegjëse që kanë kapacitetet dhe njohuritë për vendimmarrje që prekin trashëgiminë kulturore dhe memorien historike të shqiptarëve, bazuar në argumentat shkencore dhe specifika profesionale të tyre duhet të jenë vendimtare për ndryshimet e mundshme, duke mos shërbyer si fasadë për të justifikuar veprimet e njëanshme të institucioneve (strukturave) që mund të cënojnë në mënyrë të pariparueshme qendrat historike të vendit tonë, në këtë rast Bashkia e Tiranës apo dhe Këshilli i Ministrave?, nënvizohet në deklaratë.
Në përfundim, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Kulturës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe Këshillit Shkencor të IMK-së, marrjen e masave për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, si dhe një sërë masash me karakter organizativ.
Gjithashtu për shkeljet e konstatuara në lidhje me ndryshimin apo përcaktimin e kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës, të cilat janë pasuar me ngjarjen e fundit të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, KLSH ka paraqitur indicje penale pranë Zyrës së Prokurorisë Tiranë./ CNA.al
Konfirmohen 19 fluturimet për nesër datë 2.07.2020. ⠀⠀ Tiran...
Një infermier i Spitalit të Traumës është infektuar me Covid...
Lëkundjet e tërmetit kanë zgjuar Korçën mëngjesin e kësaj të...
Agjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM) k...
Ardhja me kontratë pune në Gjermani është lotaria e jetës në...
Muaji korrik do të nisë me mot të kthejllët dhe nën ndikimin...
Një aksident tragjik ka ndodhur mësditën e sotme në Itali në...
Zbardhet mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që ës...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar për n...
Shefi i Shërbimit të Hermatologjisë, Profesor Doktor Arben I...
Bashkimi Europian ka hapur sot zyrtarisht kufijtë e jashtëm,...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, “kërcënoi” dje lin...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ...
Maskat para koronavirusit ishin të njohura vetëm në disa asp...
Mesdheu do të përfshihet nga një valë të nxehti Afrikan që d...
Lëkundje tërmeti janë ndierë mbrëmjen e sotme në qytetin e V...
Ambasada greke ka njoftuar se si do të bëhet lëvizja nga 1 k...
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka rezultuar pozitiv...
Forcohen kapacitetet e pajisjeve jetëshpëtuese në terapinë i...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...