web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Video/ Rama ndaloi faljen e Bajramit në shesh, thyhet urdhri

24 Maj 2020, 09:26, Sociale CNA

Besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fiter Bajramin pas 30 ditësh agjërim. Ndryshe nga vitet e tjera, ku falja bëhej në sheshin ?Skënderbej?, qytetarët e Tiranës këtë herë janë falur në xhamia.

Kryeministri Edi Rama, pati urdhëruar mbylljen totale të Tiranës edhe këtë fundjavë, megjithëse e diela përkonte me festën e myslimanëve.

?Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë?, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Ky urdhër i kryeministrit Rama, nxiti jo pak debate, madje pati edhe reagime të opozitarëve, të cilët akuzuan se ekspertët rritën kurbën e të infektuarve me Covid-19 gjatë këtyre ditëve të fundit me qëllim që Rama të mbajë nën presion dhe terror qytetarët duke shfrytëzuar pandeminë.

Ndërsa vetë Rama, i akuzoi anëtarët e opozitës se po nxisin besimtarët myslimanë për t?iu bashkuar revolucionit të tyre imagjinarë.

Ndërkaq, më vonë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, doli me njofimin se falja do të lejohej të bëhej vetëm në xhamia, por duke respektuar protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë, fotot e mëposhtme tregojnë një realitet krejt tjetër. Për shkak të numrit të lartë të besimtarëve, xhamiat janë mbipopulluar dhe nuk ka asnjë masë të distancimit social. Ndoshta shumë më ndryshe do të kishte qenë situata nëse falja do të bëhej në shesh të hapur.

Po kështu, edhe në Durrës është thyer urdhëri i kryeministrit dhe besimtarët janë falur në shesh, ndonëse ky qytet ashtu si Tiranë, konsiderohet zonë e kuqe.

Fiter Bajrami është festa e parë e këtij viti në kalendarinë islam dhe pas faljes së mëngjesit, rituali vijon me vizitat tek të afërmit, megjithëse lëvizja është e ndaluar për shkak të pandemisë, nuk dihet nëse besimtarët do vijojnë ti binden urdhërave të kryeministrit Rama./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga