web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ISHSH kontrolle për zbatimin e masave kundër koronavirusit/ Qytetarët i binden rregullave

13 Mars 2020, 15:02, Sociale CNA

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID ? 19, bën të ditur se ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Sipas ISHSH, në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime.

Gjatë inspektimeve, ISHSH thekson se u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetëmbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.

Në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e subjektit me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

ISHSH bën të ditur se do të jenë në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.





Lajmet e fundit nga