web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta vazhdon betejën me Rilindjen tek Fevziu

14 Nëntor 2019, 08:40, Politikë CNA

Në seancën parlamentare të ditës së hënë, Kuvendi i Shqipërisë votoi Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, si anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë ditën e djeshme presidenti Ilir Meta bëri të ditur se ka dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, Meta doli në një deklaratë për mediat , e cila u karakterizua me tone të ashpra, u ndal gjatë duke iu përgjigjur interesit të mediave për procesin  e zgjedhjeve të  anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht një mijë e një bëmave dhe gjëmave të tij, Ilir Meta si duket po tregon fort ?dhëmbët? ndaj kryeministrit Rama, dhe fjala e tij e djeshme bëri çmontimin e Rilindjes dhe nxorui zbuluar tentativat për të kapur Kushtetuesen.

?Veprimet e KED dhe mënyra si është sjellë parlamenti më kanë vënë në situatë delikate. Ne nuk bëmë publike komunikimet me KED, sepse nuk mendonim se do të shkonin deri në këtë marrëzi. Kushtetuesja duhet bërë sepse e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, sepse e kuptojnë se situata është tepër problematike në drejtim të garantimit të shtetit të së drejtës. Unë jam sot në këtë situatë të vështirë, duke ndarë këtë vështirësi me të gjithë qytetarët. Nëse presidenti nuk është në gjendje jo komode, të gjithë e kuptojnë se kjo nuk është për shkak të kreut të shtetit. Nuk duhet shtyrë pa fund procesi?, tha Meta.

Për më tepër, sikurse CNA.al e ka raportuar presidenti Meta fitoi edhe betejën me nenet e Kushtëtutes, ndërkohë që nisma e Rilindjes për shkarkimin e Metës është pikërisht për shkelje të Kushtetutës.

Por, si duket beteja e Ilir Metës me Rilindjen do të vijojë dhe presidenti nuk do të tërhiqet.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se presidenti Meta do ta vijojë betëjën e tij sonte në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në Tv Klan./ CNA.al

Meta çmonton Rilindjen/ Kushtetuta në krah të Presidentit





Lajmet e fundit nga