web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Keni zbokth në vetulla? Çfarë e shkakton dhe disa ide si ta hiqni qafe

26 Prill 2019, 10:53, Lifestyle CNA

Përgjithësisht zbokthi në vetulla apo kudo tjetër ku ka qime, është tepër irritues.

Në mënyrë që ju ta mbani nën kontroll, dermatologia Ilyse Lefkowicz sqaron se pikësëpari duhet që ta trajtoni zbokthin me shampo të posaçme anti-zbokth. Njëherazi duhet me çdo kusht të shmangni dushin e nxehtë, këtë duhet ta keni mirë parasysh.

Nëse lëkura është tepër e acaruar atëherë duhet menjëherë që të drejtoheni tek një dermatolog specialist.

Mos e pastroni vetullën (mos hiqni qimet) nëse zbokthi është prezent dhe lëkura është e irrituar! Gjithashtu mundohuni që të shmangni kremrat anti-rrudhë pasi realisht do bëjnë që lëkura të acarohet më keq.

Një faktor i cili përkeqëson gjendjen tuaj dhe që duhet me patjetër që t?i kushtoni rëndësi është stresi. Mundohuni që t?i hiqni mendimet negative dhe herë pas here t?i ushqeni vetes ndjenja pozitive.

 





Lajmet e fundit nga