Denoncimi/ Uzinën e Ballshit e ka marrë në dorë një bandë hajdutësh
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e akuzon kryeministrin Edi Rama se pas largimit të dy drejtorive të rëndësishme si ajo e Arkivave dhe e Ujrave nga Shkodra, tashmë do të largojë një tjetër drejtori. Bëhet fjalë për Drejtorinë Arsimore Rajonale e cila, sipas Ademit, do të kalohet në varësi të Lezhës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ademi thekson se një logjikë normale njerëzore, nuk gjen një arsye, një motiv që të justifikojë këtë veprim të qeverisë duke e cilësuar çmenduri. Ajo shton se as edhe hakmarrja, përmes të cilës po e trajton Shkodrën prej 6 vitesh ky Kryeministër, nuk mund të jetë motiv.
Ademi e mbyll reagimin duke u bërë thirrje Ramës dhe ministres së Arsimit që të tërhiqen nga vendimi.
Postimi i plotë:
Nuk kam pritur asnjëherë lajme të mira për Shkodrën nga kjo qeveri. Edhe sot, erdhi një tjetër lajm i keq, i shëmtuar, në kufijtë e të pabesueshmes. Shkodra nuk do të ketë më Drejtori Arsimore Rajonale por do të jetë në varësi të Lezhës, ku do të ketë qendrën një nga katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.
Së pari flas si ish- pedagoge, atëherë si qytetare e Shkodrës por edhe kryetare e Bashkisë. Kjo qeveri, ky kryeministër, merr përsipër të tejkalojë edhe diktatorin komunist për 45 vite.
Edhe pse Shkodra e shkodranët përjetuan persekucionin më të egër në vend, Instituti i Lartë Pedagogjik ishte më cilësori në vend, duke i dhënë arsimit shqiptar mijëra mësimdhënës që u shquan me kontributin e tyre anëkend Shqipërisë.
E sot, kur Shkodra ka një universitet, Edi Rama po i heq Drejtorinë Arsimore Rajonale, duke e kthyer në një zyrë, si ato që sot janë në Pukë e Malësi të Madhe, në varësi të DAR Shkodër.
Unë nuk dua ta shikoj thjesht si çështje krenarie por e cënimit të mundësisë për zhvillim largimin e DAR nga Shkodra. Aq më shumë, kur kjo çmenduri e qeverisë aktuale (sepse nuk mund ti gjej emër tjetër), vjen pasi u larguan edhe dy drejtori të tjera të rëndësishme si ajo e Arkivave dhe e Ujrave.
Një logjikë normale njerëzore, nuk gjen një arsye, një motiv që të justifikojë këtë veprim të qeverisë. As edhe hakmarrja, përmes të cilës po e trajton Shkodrën prej 6 vitesh ky kryeministër, nuk mund të jetë motiv.
Sa nuk është vonë, i bëj thirrje publike Ministrisë së Arsimit, ministres Shahini dhe vetë kryeministrit Rama: Tërhiquni sa jeni në kohë! Tërhiquni sepse do të ndjeheni të turpëruar përjetë jo vetëm përballë Shkodrës e shkodranëve por edhe Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku janë.
E në fund, dua t?u kujtoj se nuk mund ta gjunjëzoni Shkodrën! Nuk ia doli komunizimi me diktatorin Enver Hoxha, e nuk do t?ia dalë as neokomunizmi i ditëve të sotme./CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal që paras...
Shqipëria dhe Kosova do të njohin në mënyrë të ndërsjelltë p...
Qeveria ka miratuar një fond dëmshpërblimi për një pjesë të ...
Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar për vendi...
Ditën e sotme janë ekstraduar tre shtetas shqiptarë për vepr...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme miratim...
Qeveria amerikane do të njoftojë sot sanksione shtesë ndaj V...
Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan, Alan Garcia, i cili ...
Ish kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Ditën e sotme një 35 vjeçar u gjend i vdekur brenda në banes...
Ish-deputeti demokrat, Edi Paloka, në një postim në rrjetet ...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Nga Bledi Mane:LETËR E HAPUR GANGSTERËVE SHQIPTARË TË HOLAND...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se prej sot ...
Një i ri është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një apart...
Ministri i jashtëm, Gent Cakaj, ka komentuar vendimin e qeve...
Ditën e shtunë do të organizohet një protestë përpara ambasa...
Shtetasi Florian Marku i cili gjatë protestës urinoi në derë...
Zv.Kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...