Ribotohet revista "Dituria" e dijetarit Lumo Skëndo
Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë e të Kosovës si dhe Fond...
Mimoza Qyra denoncoi në emisionin ?Stop? Klubin e Futbollit Tirana, pasi ka punuar 3 vjet si sanitare, por nuk ka marrë pagën e 9 muajve që në vitin 2015.
?Kishim një kontratë të rregullt, siguracionet nuk e di a i derdhnin. Mua për vete më lanë 9 muaj pa rrogë. Iu drejtuam Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe i hodha në gjyq?, u shpreh denoncuesja.
Ajo e fitoi të drejtën e saj në shkallët e gjyqësorit dhe mori përmbarues për ekzekutimin e vendimit, por paratë ende nuk ka mundur t?i marrë. ?Nga viti 2015 e deri më sot unë nuk kam marrë asnjë qindarkë. Se ça ka bërë përmbaruesi, unë nuk di gjë fare?, tha Mimoza Qyra, duke kërkuar ndihmë nga emisioni ?Stop? për zgjidhjen e problemit të saj.
Përmbaruesi shtetëror Pjetër Cakaj, nëpërmjet një bisede telefonike me gazetaren e emisionit ?Stop?, u shpreh se janë bllokuar të gjitha llogaritë, por as klubi dhe as presidenti i tij Refik Halili nuk kanë lekë në llogari. Edhe nipti i Klubit të Futbollit Tirana është i bllokuar. Ndërkohë që moderatorët e emisionit ?Stop? ngritën pyetjen sesi ky klub futbolli i paguan lojtarët e tij.
Biseda me përmbaruesin shtetëror, Pjetër Cakaj:
Gazetarja ? Është çështje e juaja që prej 3 vitesh, që në vitin 2015. Pse ka zgjatur sepse procedura përmbarimore 6 muaj e ka limitin.
Përmbaruesi ? Po nuk ke, po dëgjo, në qoftë se nuk ka pasuri nuk e gjykon. Pavarësisht se është një klub? është biznes futbolli, nëpër banka nuk rezulton të ketë lekë. Edhe për këtë është bërë një kallëzim penal për zotërinë, për vetë Presidentin e Klubit të Futbollit (Refik Halili).
Gazetarja ? Hera e fundit që e keni takuar?
Përmbaruesi ? Jo mo, ka nja? nuk e di, një muaj mbase. Klubi i Futbollit Tirana ka një nipt, edhe neve i referohemi niptit. Nuk rezulton të ketë, gjithmonë kanë qenë të bllokuara dhe nga përmbaruesit e tjerë privatë. Po të kishte lekë në llogari, ne e kishim bërë (ekzekutimin e titullit ekzekutiv).
Gazetarja ? Të ndodhur në këto kushte, si do ia bëjmë tani? Sepse 3 vjet ka zgjatur. Zonja çfarë t?i bëjë tani vendimit të gjykatës? Ta bëjë kaush?
Përmbaruesi ? Neve jemi të detyruar të përsërisim herë pas here sekuestron, nëse ka apo jo, po nuk kemi ç?të bëjmë më gjatë. Edhe kallëzim penal që mund të ketë fshehje pasurie i kam bërë. Tani, nuk e di çfarë të them!
Gazetarja e emisionit ?Stop? shkoi në stadiumin Dinamo së bashku me Mimoza Qyren, për të komunikuar me një drejtues në lidhje me këtë çështje, por u përball vetëm me dyer të mbyllura.
Denoncuesja iu drejtua fotografisë të vendosur në mur, ku ndodhej presidenti i Klubit të Futbollit Tirana, duke thënë: ?O shoku drejtor, më jep lekët se kam fituar gjyqin. Kam 3 vjet që po pres lekët e tua. O drejtor, të lutem më jep djersën time! O drejtor, të lutem më jep lekët e mia se kam punuar kaq vite këtu, më ke pirë gjakun, më ka hyre reumatizma deri në kockë!?
Gazetarja komunikoi nëpërmjet një telefonate me përgjegjësin e stadiumit, Ksenofon Haskoçela, i cili tha se nuk është ai përgjegjësi për ndjekjen e kësaj çështjeje.
Gazetarja ? Që në vitin 2015 është shkarkuar nga puna sanitarja Mimoza Qyra.
Përgjegjësi ? Mimoza?
Gazetarja ? Ka punuar gjatë periudhës tuaj 2 muaj.
Përgjegjësi ? E di! Më dëgjo, unë jam përgjegjës klubi, përgjegjësi i stadiumit dhe nuk kam lidhje fare me këtë punë!
Gazetarja ? I detyrohet klubi.
Përgjegjësi ? Atëherë, më kupton edhe mua? Unë kam pozicionin tim, po nuk merrem me këtë punë. E dashur, më pret dot 5 minuta që të vij aty?
Ndaj dhe gazetarja së bashku me denoncuesen pritën përgjegjësin e stadiumit, i cili këmbënguli për fikjen e kameras, në mënyrë që të mos regjistrohej biseda e tyre. Por kamera e emisionit investigativ nuk fiket asnjëherë.
Përgjegjësi ? Ju lutem, mbylle kameran!
Gazetarja ? Jo, jo pa merak!
Përgjegjësi ? Mbylle kameran!
Gazetarja ? Klubi i Futbollit Tirana është pala.(e paditur)
Përgjegjësi ? Në rregull!
Gazetarja ? Kupton? Prandaj, nuk erdha kot tek juve.
Përgjegjësi ? Tani, dëgjo këtu, këto metodat gazetareske s?më pëlqejnë. Drejtohu drejtpërdrejtë të të kthej përgjigje!
Gazetarja ? Jo, jo! Pa merak!
Përgjegjësi ? Të lutem më përdhunon mua ashtu edhe marr policinë e të them: vëlla i dashur unë s?dua ta jap(intervistën), personale pastaj. Kjo është e drejtuar tek Presidenti (Refik Halili).
Gazetarja ? Po!
Përgjegjësi ? Tirana ka trashëguar borxhe, që kur e ka administruar bashkia dhe ato borxhe janë të bashkisë. Është shlyer pjesa më e madhe e borxhit. Akordoi një fond 400 milionë lekësh bashkia dhe lekët nuk i mori klubi, vetëm çuam listën e borxhlinjve, ku kishim borxhe dhe u kalojnë lekët direkt.
Gazetarja ? Ka që në 2015-tën more zotëri. Kush është shlyer, kush pjesë është? Kush është shlyer se kjo ka 3 vjet?
Përgjegjësi ? Ti e kupton se çfarë borxhi kishte Tirana? S?e ke idenë?
Gazetarja ? Jo, s?e kam idenë.
Përgjegjësi ? Po them 30 milionë lekë tek OSSH-ja, të papaguar..
Gazetarja ? Ëhë, OSHEE-ja.
Përgjegjësi ? OSHEE-ja. Presidenti i ka thënë që avash- avash, mesa di unë..
Gazetarja ? Refiku?
Përgjegjësi ? Personalisht, sa kam dëgjuar, është akorduar një fond prapë i konsiderueshëm që do të marrin. Këto lekë nuk kalojnë në klub..
Gazetarja ? Kur?
Përgjegjësi ? Klubi i ka llogaritë e bllokuara. Unë sa di të them, janë shlyer një pjesë e borxhit dhe pjesa tjetër shlyhet prapë me këste siç është shlyer.
Pra, Mimoza Qyres i duhet të presë sërish, derisa t?i vijë radha për t?iu shlyer paratë e 9 rrogave, që nuk i janë dhënë nga Klubi i Futbollit Tirana.
Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë e të Kosovës si dhe Fond...
Çështja “Babale” vazhdon të trazojë prej muajsh politikën sh...
Pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila th...
Policia ka zbardhur ngjarjen e regjistruar më datë 1 tetor n...
Prokurori Adnan Xholi do të përballet me Komisionin e Pavaru...
Emisioni “Fiks Fare” do të transmetojë mbrëmjen e sotme, ska...
Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në studion e lajme...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në ru...
Ditën e sotme Krimet e Rënda kanë dhënë sqarime për çka ësht...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sqaruar se gazetari Jetmir ...
Prokuroria ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me çështjen...
Prokuroria e Krimeve të Rënda në një njoftim të shpërndarë p...
Pas spekullimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit për mater...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hedhur dritë mbi arsyet për...
Në Asamblenë e Këshillit të Europës, ditën e sotme u diskutu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në studi...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një ...
Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit në Tiranë, Miron Çako, ka ...
Metodat e hetuesit të diktaturës, nga pengmarrja tek dhuna d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...