web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Audio-përgjimi është montazh"/ Salianji siguroi pagesën prej 200 mijë eurosh

10 Tetor 2018, 16:19, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda në një njoftim të shpërndarë për media ka dhënë sqarime të mëtejshme për çështjen e audio-përgjimit Babale-Xhafaj, i cili disa ditë  më parë  nga Prokuroria u cilësua si montazh.

Në këtë njoftim Krimet e Rënda bëjnë me dije se shtetasi Fredi Alizoti i njohur prej 20 vitesh me Babalen, apo Albert Veliun është personi  që është shtirur si shtetasi Agron Xhafaj.

Ai është kontaktuar nga Veliu në muajt Tetor apo Nëntor të 2017 dhe i është kërkuar realizimi i audio-përgjimit, ndërsa pagesën prej 200.000 euro e kishte siguruar deputeti demokrat Ervin Salianji.

?I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim ?Babalja?, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji?,- shkruhet në njoftim.

Një pjesë e deklaratës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është duke zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, lidhur me autenticitetin e regjistrimit të bisedës së pretenduar të jetë kryer midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj u është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të ?Kallzimit të rremë? të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 305 e 25 i K.Penal, ndërsa për shtetasin Albert Veliu dhe për veprën penale të ?Kalimit të Paligjshëm të Kufirit? të parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

Nisur nga lajmet dhe njoftimet e bëra publike në media gjejmë me vend të sqarojmë opinionin publik për disa nga momentet kryesore që po debatohen në lidhje me këtë çështje dhe konkretisht:

1-Nga hetimet në kuadër të procedimit penal krahas veprimeve të tjera hetimore, më datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Ky shtetas është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë. Nga Drejtues të Policisë Fier është komunikuar me Prokurorin e çështjes ku është vënë në dijeni për bisedën telefonike të bërë dhe, nga ana e prokurorit të çështjes u është kërkuar drejtuesve të policisë Fier, shoqërimi i këtij shtetasi për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykates Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria. Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit.

I pyetur në datë 01.06.2018, ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorin e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte. Ka kontaktuar me Drejtorin, i cili e ka orientuar që të jeptë deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor – Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t?i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim ?Babalja?, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, ?Babalja? kishte premtuar që do t?i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek.

Në këtë moment, është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvilloheshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës. Deklaruesi ka  kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke theksuar se u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t?i jepte një ditë tjetër.

I janë marrë dhe modele zëri këtij shtetasi në prani të ekspertit kriminalist. Është kqyrur dhe libri i njoftimeve të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku provohet komunikimi që ka patur ky shtetas me specialistin e Sallës Operative./ CNA.al





Lajmet e fundit nga