web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtënat me armë zjarri/ Zbulohet identiteti i të plagosurit

28 Korrik 2018, 15:33, Aktualitet CNA

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë përpara Bashkisë së Korçës, në lagjen nr.7, pas një konflikti mes disa personave.

Personat e përfshirë në konflikt kanë zbritur nga tre automjete dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. Për pasojë njëri prej tyre, i identifikuar si Erjon Hoxhallari, 38-vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.-raporton Report TV.

Pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi dy autorët si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Gjithashtu, të arrestuarve iu është sekuestruar edhe arma e krimit me të cilën shkaktuan plagosjen. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Përplasja me armë zjarri në Korçë/ Policia zbardh të tjera detaje





Lajmet e fundit nga