Parandalohet ngjarja kriminale/ Në pranga 52-vjeçari, ja çfarë ju gjet nga policia
Një 52-vjeçar është arrestuar gjatë një operacioni të Polici...
Deklarata e analistit Mustafa Nano, i cili tha se ?shqiptarët kanë gjak serbi?, kanë sjellë jo pak reagime në opinionin publik, mes të cilëve edhe gazetari Faton Ismajli.
Në një opinion të botuar në gazetën ?Express?, Ismajli thekson se një deklaratë e tillë nuk duhet parë si tragjike, por sipas tij ?Duhet të shihet si një ide e një njeriu që prej kohësh ka zgjedhur provokimin për të marrë vëmendjen e publikut si ?prostitutat e vëmendjes?. Për gjakun e shqiptarëve duhet të diskutohet në kontekst të atij të derdhur prej 100 vitesh, prej 50 mijë shqiptarëve të vrarë nga pushteti i Titos e 15 mijë të Milloshevicit.?.
Gjithashtu më tej, gazetari thekson se nuk k apse të merret seriozisht një deklaratë e tillë, përderisa nuk është thënë nga ndonjë shkencëtar, por ?Kjo fjali, saktëesisht është thënë nga analistit Mustafa Nano, i cili prej kohësh ka zgjedhur provokimin për të marrë vëmendjen e publikut si ?prostitutat e vëmendjes? .
Nga ana tjetër, gazetari i kujton Nanos gjakun e derdhur, si dhe abuzimet dhe përdhunimet e ndodhura në Kosovë nga serbët gjatë luftës, ndërsa shprehet se ?Kur Nano thotë se vajzat shqiptare kanë fjetur me serbë, ndoshta është e padrejtë që këtu t?i rrëfehet një prej mijëra viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. E po ia kujtojmë: në trupin e saj ka të gravuara me thikë kryqin ortodoks serb. Te përdhunuesit të saj. Të atyre qe lanë gjurmë të vdekjes në Kosovë. Tek ne i thonë: të flesh me armikun. Por Nano nuk e ka gjetur armikun tek Zorani në Beograd.?.
Shkrimi i plotë i gazetarit Faton Ismajli:
Provokacia e prostitutës së vëmendjes
Ideja e paargumentuar e Mustafa Nanos se shumë shqiptarë, sidomos ata të Kosovës, kanë gjak serbi nuk duhet para si tragjike. Duhet të shihet si një ide e një njeriu që prej kohësh ka zgjedhur provokimin për të marrë vëmendjen e publikut si ?prostitutat e vëmendjes?. Për gjakun e shqiptarëve duhet të diskutohet në kontekst të atij të derdhur prej 100 vitesh, prej 50 mijë shqiptarëve të vrarë nga pushteti i Titos e 15 mijë të Milloshevicit.
?…në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie…?.
Kjo fjali është marrë seriozisht në Kosovë sikur të dilte nga goja e ndonjë shkencëtari të gjenetikës molekulare. Ose të ndonjë hulumtuesi i ndonjë instituti që merret me prejardhjen e popujve të Ballkanit.
Kjo fjali, saktëesisht është thënë nga analistit Mustafa Nano, i cili prej kohësh ka zgjedhur provokimin për të marrë vëmendjen e publikut si ?prostitutat e vëmendjes?.
Shpjegimi për togfjalëshin ?prostitutë e vëmendjes?, që përdoret nga anglisht-folësit si ?attention whores?, sipas fjalorëve të gjuhës angleze, është kur një person bën gjithçka që të marrë vëmendjen e publikut. Për të arritur këtë, ai bën edhe provokime me të vetmin qëllim që të bie në sy qoftë për mirë qoftë për keq.
Fjala provokim, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, ka kuptimin e një veprimi që bëhet qëllimisht për të provokuar dikë, për të nxitur njërin kundër tjetrit, për të shkaktuar grindje, për të provuar dikë a për të zbuluar synimet e vërteta të dikujt.
Pra dy shpjegimet për ?prostitutën e vëmendjes? dhe të fjalës ?provokim? i bien tamam Mustafa Nanos, i cili në shkurt të këtij viti nisi një emision duke e emërtuar në serbisht ?provokacia? me të vetmin qëllim që të provokojë shqiptarët, sidomos ata të Kosovës, në mënyrë që të marrë vëmendje sa më të madhe. Ndoshta, nuk duhet parë gjithmonë negativisht një përpjekje të tillë kur dihet se jetojmë periudhën e hiperinformacionit, të kohës kur mediet e llojllojshme ofrojnë mijëra informacione në ditë; kur për një ditë transmetohen qindra emisione vetëm në hapësirën shqiptare, diskutohen e mbyllen dhjetëra tema sa ?hape e mbyll sytë?. Por, thuajse nuk kanë fokus në asgjë. Në këtë zallmahi është vështirë të biesh në sy, prandaj, duhet të bësh provokime të tilla.
Në këtë frymë, idetë e Nanos si për gjakun serb, si për emërtimin e emisionit ?Provokacia? janë në funksion të marrjes së vëmendjes së medieve, e të publikut për më shumë famë. Rrjedhimisht, të fitojë sa më shumë lekë. Tipike në natyrën pragmatike dhe praktike të Mustafa Nanos që pati tentuar të bëhet ?lajm botëror? kur në një emision televiziv tha se rri në shtëpi pa brekë.
Funksioni i dytë i konstatimit të paargumentuar të Nanos, se shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi, në thelb, është nxitja dhe thellimi i ndarjeve ndërmjet shqiptarëve që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Ballkanit. Në njëfarë mënyrë, ideja e Nanos është e ngjashme me teoritë mediokre të ?prostitutave të vëmendjes?, që dikur nisën të shpikin idenë se shqiptarët nuk janë vetëm shqiptarë, por janë edhe kosovarë se jetojnë në Kosovë, se janë maqedonas se jetojnë në Maqedoni, se janë edhe serbë se jetojnë në Serbi, se janë grekë se jetojnë në Greqi.
Pra, dëmi i shkaktuar nga këto debate të bëra nga ata që dëshirojnë vëmendje më çdo kusht, me pseudeo tema, është i madh kur shihet mungesa e përfshirjes së publikut në debate përmbajtjesore për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve; për përmirësimin e arsimit e shëndetësisë; për ngritjen e ekonomisë e kulturës së dy vendeve.
Është antishqiptare dhe johumane që për shkak të Nanos t?i gjykojmë vajzat shqiptare që shiten dhe martohen tragjikisht për pleqtë serbë dhe t?i bëjmë pjesë e këtij debati për t?u treguar shqiptarëve se kush është më serb se tjetri.
Në anën tjetër, kur Nano i quan shqiptarët e Kosovës se janë serbë, ose kane gjak serbi, nuk e besoj te ketë fyer asnjë prej nesh nga Kosova, sepse atij nuk i dhamë shansin të përjetojë delirin e tij të përuljes së Kosovës.
Kur Nano thotë se vajzat shqiptare kanë fjetur me serbë, ndoshta është e padrejtë që këtu t?i rrëfehet një prej mijëra viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. E po ia kujtojmë: në trupin e saj ka të gravuara me thikë kryqin ortodoks serb. Te përdhunuesit të saj. Të atyre qe lanë gjurmë të vdekjes në Kosovë. Tek ne i thonë: të flesh me armikun. Por Nano nuk e ka gjetur armikun tek Zorani në Beograd. E gjeti ne Kosove tek akëcili shqiptar, sepse Kosova iu bë barrierë për miqësitë e tij. Dhe, armiku për Nanon është cilido që do ta pengonte të ecte drejtë Beogradit. Por sërish, rruga për në Beograd kalon nëpër Kosovë.
Vazhdimi i diskutimit se ?shumë shqiptarë të Kosovës kanë gjak serbi? është i njëjtë sikur të vazhdojmë me debatin e nisur në shtator të vitit 2014, nga një korçar, kur tha se gjithë shqiptarët që jetojnë në veri janë kriminelë sikurse Hitleri që kishte thënë për hebrenjtë. Megjithëse, Hitleri i vogël nga Korça ishte tërhequr nga përgjithësimet për një pjesë të shqiptarëve.
Se kush prej shqiptarëve ka gjak serbi, është punë e shkencëtarëve ta vërtetojnë.
Në vend të kësaj teme ne duhet të diskutojmë e të shkruajmë për temën që lidhet, po ashtu me gjakun e derdhur të shqiptarëve për t?u çliruar nga serbët.
Për gjakun e derdhur nga 50 mijë shqiptarët e vrarë nga Tito e 250 mijë të tjerë të deportuar në Turqi.
Për gjakun e 15 mijë viktimave që derdhën gjakun në luftën e fundit për çlirim nga Serbia e Milloshevicit.
Një 52-vjeçar është arrestuar gjatë një operacioni të Polici...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër metalu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një sasi prej 112 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, është...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin gjatë pje...
Në Shqipëri kosto e dhunës vlerësohet të jetë 315 dollarë pë...
Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk d...
Nga Artan Fuga Ra tërmeti sot aty rreth orës 15, isha në res...
Një person është hedhur nga pallati duke gjetur vdekjen e me...
Një apartament në katin e katërt të një pallati, u përfshi n...
Një aksident i rëndë u regjistrua rreth orës 19:10 në autost...
FBI ka arrestuar në agjente ruse një ditë para takimit Trump...
Një apartament në katin e katërt të një pallati u përfshi ng...
Një apartament në zonën e “Brrylit” në kryeqytet është përfs...
Gazetari Basir Çollaku i ka bërë thirrje Prokurores së Përgj...
Rekordi i ri botëror për trafikun ajror u regjistrua më datë...
Aksidenti i ndodhur rreth 2 orë më parë në autostradën Tiran...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Ankara ka dënuar me burgim të ...
Një sasi prej 112 kg kanabis është sekuestruar nga anti-drog...
Gjykata themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë shtatë pe...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...