Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një histori si e telenovelave dramatike është ajo e Orjanës që ka ardhur sot në emisionin ?Me zemër të hapur? në News24. Ajo është vetëm 32 vjeç por ka një të shkuar plot me dhimbje. Orjana Këllezi ka humbur në këtë jetë pothuajse gjithë familjen, nënën, babain dhe vëllain ndërsa tani po rrezikon djalin e saj 7 muajsh.
Vëllai i Orjanës bëri vetëvrasje por drama nuk mbaroi me kaq. Pas një viti kreu vetëvrasje nëna e saj në zonën e liqenit në Tiranë. Nuk kaloi shumë kohë dhe babai Skënderi ra pre e alkoolit dhe humbi jetën në kushte që ende nuk dihen. U gjet në morg pas 6 muajve që kishte humbur çdo kontakt me të bijën.
Orjana tashmë ka vetëm një vëlla i cili endet rrugëve dhe nuk ka askënd në këtë botë. Pas humbjes së njerëzve të dashur ajo emigroi në Itali, ku u dashurua me një shtetas italian, Igor Sterbizi me të cilin ka lidhur dhe kurorë. Jetuan në shtetin italian për disa kohë dhe kur Orjana do kthehej në Shqipëri për të ribërë disa dokumente, bashkëshorti i mbylli telefonin dhe nisi një bashkëjetesë tjetër.
?Unë jam martuar në Itali në vitin 2014 në 11 gusht. Akoma jam e martuar por nuk ma jep divorcin. Shteti italian më ka dhënë një ekspuls sepse kam kaluar kohën prej 3 muajsh dhe kur erdha për të bërë disa dokumente në Shqipëri, burri im nisi bashkëjetesën me një grua tjetër?, tregoi Orjana, raporton ?BalkanWeb?.
E vetme në mes të katër rrugëve, u lidh me një shtetas amerikan, Polin i cili punonte në ambasadën amerikane në Tiranë. Nga një lidhje tre mujore ajo mbeti shtatzënë dhe solli në jetë një djalë, Liorin. Por shtetasi amerikan me emrin Pol e braktisi kur mori vesh shtatzëninë.
?Unë mendoja se nuk mund të bëja fëmijë. Nuk e prisja të ngelja shtatzënë. Shkoja në banesën e Polit, e kishte përballë liceut. Kur ai ikte në punë i pastroja shtëpinë, laja rroba, i hekurosja rrobat. Kur mbeta shtatzënë dhe i tregova ai u zhduk. Shkova tek banesa e tij por roja i pallatit më tha se nuk banonte më aty. Nuk e di ku është tani?, tregoi në një lidhje telefonike me News24 Orjana.
E pashpresë, në muajin e 7-të të shtatzënisë, Orjana niset drejt Piacencës Itali, ku dëshironte të rinovonte letrat pasi zyrtarisht ajo figuronte e martuar me shtetasin italian. Pas dy ditëve qëndrimi në hotel e zënë dhimbjet e parakohshme, shtrohet në spital atje dhe pas dy muajve sjell në jetë djalin. Strehohet nga shërbimi social në këtë vend si dhe gjen mbështetjen e motrave Nënë Tereza.
Por aty ku mendoi se gjithçka po shkonte mirë, aty shkatërrohet gjithçka.
Më datën 8 maj asaj i kanë marrë djalin në shërbimin social dhe nuk ia japin me pretendimin se 32-vjeçarja nuk është e aftë ta rrisë.
?Fëmijën ma kanë marrë në maj dhe nuk më lënë ta shoh më. Në 8 maj unë dola me djalin dhe më qëlluan në kokë e përfundova në spital. Kur dola nga spitali fëmijën e kishte marrë asistentja sociale dhe tani nuk ma lënë më sepse thonë jam e papërshtatshme. Nuk e di ku është djali. Më kanë thënë që është në komunitet por nuk e di ku është. Nga psikologja e qendrës është bërë një raport pozitiv për mua, por nuk është marrë parasysh. Unë kujdesesha për djalin dhe deri atë ditë nuk ishim ndarë kurrë. Djali im ka edhe disa probleme shëndetësore dhe kujdesesha në maksimum për të. Jam e pashpresë. I bëj apel shtetit shqiptar pasi nuk kërkoj asgjë, vetëm të më ndihmojnë të marr djalin?, apelon 32-vjeçarja, e cila është e gatshme që të kthehet të jetojë edhe në Shqipëri vetëm të marrë djalin. Në studio ishte dhe kushëriri i saj që tregoi çfarë i kishte ndodhur 32-vjeçares.
Stafi i emisionit ?Me zemër të hapur? në News24, kontaktoi me avokaten për të drejtat ndërkombëtare Natasha Shehu, e cila i dha disa udhëzime përmes telefonit Orjanës por premtoi që do ta ndihmonte falas për të marrë djalin e saj në rrugë ligjore. Avokatja Shehu gjithashtu u shpreh se 32-vjeçares për shkak të martesës me një shtetas italian i takon të marrë dokumentet e qëndrimit, por edhe nëse nuk ndodh në këtë rrugë, Orjana sipas avokates ka të drejtë qëndrimi për shkak të djalit, i cili ka lindur në Itali./Burimi:BW
Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurgu ortoped austriak, eminent n...
Pas 7-vitesh martesë dhe me 3 fëmija, 30-vjeçarja Ermira Beq...
Nga Edona Marku*Të jetosh e të mundesh të marrësh frymë në k...
Edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ashtri si në pikën kuf...
Greqia do të jetë thuajse e pezulluar më 30 maj, si pasojë e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të nisë nj...
Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të d...
“Rishikimi i rregulloreve për ruajtjen dhe cilësinë e barnav...
Ditët me shi duket se i kanë lënë vendin kthjellimeve dhe te...
Dita e djeshme u karakterizua nga një mot i qëndrueshëm, me ...
AKZM, AdZM Elbasan, shoqëria civile dhe komuniteti i zonës f...
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të vij...
Një paketë fiskale me reduktim taksash për të nxitur agrotur...
Qendra Shëndetësore e Picarit në Gjirokastër, nga një ngrehi...
Arsimi i lartë në vendet e Ballkanit është një mundësi që mu...
Nga Denis DyrnjajaYxhymi turk kundër një këngëtari grek ësht...
Teksa bota e zhvilluar po vuan nga rritja e pabarazisë për s...
Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gj...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ...
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbet...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...