Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Në një shkrim të vitit 2011, një ndër ata që sot është deputet i listës Basha, thurte lavde për ish-kryeparlamentaren dhe ish-deputeten e PD, Jozefina Topalli.
Ndërkohë, rreth 6 vite pas këtij shkrimi doli hapur kundër PD dhe në mbështetje të ?listës Basha?, doli me shpatë në dorë në mbrojtje të Lulit dhe sulmonte Jozefinën.
Njeriu që ngatërroi Migjenin me Qemal Stanfën, në vitin 2011 e cilësonte Jozefina Topallin, ?Si përfaqësuese politike të Shkodrës, që asnjëherë nuk ka harrue të kujdeset në të njejtën masë për përfaqësimin e interesit kombëtar dhe shtetëror shqiptar dhe të jetë pranë shtresave të margjinalizueme të shoqnisë aktuale.?
Që mos t’ju lodhim më shumë më poshtë CNA.al ju rikujton shkrimin e tij të plotë të vitit 2011:
TOPALLI, NJI PËRFAQËSUESE E DENJË POLITIKE E SHKODRËS DHE E SHQIPNISË
Titulli i masipërm përmbledh pikërisht atë çfarë unë, si shumë të tjerë, ndajmë si të vertetë në bashkësinë qytetare shkodrane.
Pas shumë dekadash, e papërfaqësueme në mënyrë të përshtatshme dhe pa nji ton të vetin në jetën politike shqiptare, të mbizotnueme fillimisht nga përkrahësit e diktaturës hoxhiste, pastaj nga kasta e deformueme e lindun prej tyne, Shkodra arriti me dergue në kryeqendrën politike të Shqipnisë zyrtare, nji zonjë që bani me iu ndigjue fjala, bani Tiranën zyrtare me u kujtue se gjithmonë do të duhet të bëjë llogari me ekzistencen e Shkodrës dhe Shqipnisë Veriperëndimore, Shkodrës së Bushatlinjëve të mëdhenj, të Gurakuqit, Fishtës, Koliqit, Pipës, Draçinit dhe udhërrefyesit tonë të gjallë e të paçmuem, profesor Sami Repishtit, që na veshtron, korigjon, qorton dhe drejton nga larg, nga vendi i lirisë. Zani i Topallit, pavarësisht se mund të tingëllojë si za lokal që lidhet me krahinën, në fakt asht nji za që ngrihet në zemrën e kombit, për kombin, dhe për nji pjesë shumë vitale dhe të randësishme të kombit, me të cilën ndërtuesit e fushatave elektorale kombëtare do të duhet ta mbajnë përherë mirë llogarinë. Si përfaqësuese politike e Shkodrës, ajo asnjiherë nuk ka harrue të kujdeset në të njejtën masë për përfaqësimin e interesit kombëtar dhe shtetëror shqiptar dhe të jetë pranë shtresave të margjinalizueme të shoqnisë aktuale.
I lindun dhe rritun brenda të njëjtit rreth formativ, në ish-kryeqendrën e Shqipnisë, në Shkodrën time të pazëvëndësueshme, njëlloj si bashkëmoshatarja ime e respektueme, kryeparlamentarja Topalli, besoj se kam ma shumë mundësi për të kuptue ligjërimin dhe sjelljen e saj politike.
E brymosun me nji kulturë solide tradicionale qytetare shkodrane, e papërlyeme në mënyrën ma dinjitoze me trashëgiminë e djeshme komuniste, e paprekun nga akrobacinat bashkëkohore tiranase, stoike në qëndrimin e saj tradicional politik, zonja Topalli përfaqëson shembullin e politikanes së lindun vetvetiu, nga nevoja e mungesës së përfaqësismit adekuat të Shkodrës, për shkak të decimimit sistematik të burimeve njerëzore nga ekzekutimet, burgosjet dhe internimet e dekadave të diktaturës, emigrimit të detyruem të klasës intelektuale dhe qytetare shkodrane pas vitit 1990. Ajo është nji politikane e përgjegjshme për linjën e rikthimit, në mos të statusit të rolit parësor të Shkodrës në Shqipni, së paku të pozicionit të barabartë të saj në jetën materiale sociale, kulturore të vendit, si një grua e fortë, pa paragjykime e pa ndasina dhe, mbi të gjitha, gjithpërfaqësuese. Ajo asht shembulli ma i vendosun në politikën e sotme, i gruas europiane shqiptare, e cila përpiqet me maksimumin që të lejon shoqnia maskiliste dhe konservatore e atdheut tonë të mjerë, të mbajë nalt flamurin qytetnues dhe europianizues, aq shumë të goditun nga satrapët e vjetër dhe pasuesit e rinj. Ajo asht mundue me të gjitha mjetet dhe aftësitë e saj për të kenë pasaporta pranuese e Shqipnisë në Europë, fytyra e ndryshme qytetnuese e nji Shqipnie tradicionale, dikur zonjë e respektueme në Adriatik, sot e fundit në radhën e mbetun të integrimit, për shkak të devijimeve dhe diversioneve të kulltukofagëve dhe korrupsionistëve tradicionalë antishtet.
Do të duhet të kujtoj, se sikurse historia e popullit shqiptar, në pikëpamje të zgjimit kombtar, nuk mund të shkëputet nga veprimtaria e Shkodrës, dhe e prisave të palodhshëm dhe të gatshëm të saj, edhe veprimtaria aktuale e shtetit shqiptar nuk mund të zhvillohet pa ba llogari me qenien në Shqipni serish të këtij qyteti dhe asaj krahine, me nevojat përfaqësuese proporcionale e ekzigjencat kompensuese zhvillimore materiale dhe me prirjen e aspiraten konstante të kësaj krahine për integrim të domosdoshëm dhe të njimendtë në botën Adriatikase dhe Europiane. Zonja Topalli mendoj se e ka të qartë nji gja të tillë ndaj ka ba çfarë ka kenë në dorën e saj për t?iu imponue me drejtësi duke iu përshtatë sistemit të ftohtë e të ngatërruem politik aktual shqiptar. Ajo ka kenë krejtësisht e sinqertë dhe serioze në ndjekjen e linjës dhe bindjeve të gjyshërve tanë që krijuan shtetin më 1912 dhe më 1918 e 1920, dhe e atyne qindra bashkëqytetarëve, që u flijuan për ideal të lirë shqiptar nën zjarrin e armëve të gjakatarëve të kuq serbo-shqiptarë, se vetëm një Shqipni e europianizueme, e dekomunistizueme, e demokratizueme dhe e liberalizueme njimendësisht, mund të përparojë denjësisht përkrah popujve të tjerë në kontinentin e vjetër. Por ajo nuk mund të ndryshojë formatet kulturore të atyne që e përjashtuen dje Shkodrën dhe kërkojnë ta përjashtojnë dhe ngatërrojnë në nji formë shumë ma të stërhollueme edhe sot. Ajo nuk mund të ndryshojë formatet e veta edukative dhe qytetnuese për hir të atyne që kërkojnë të imponohen. Ajo nuk mund t?ia ndryshojë genet bizantine, ushqimet e sotme materialiste dhe ambiciet e sëmura të kolltukofagëve orientalë, për mbijetësë në skenën institucionale të vendit, të cilët pavarësisht veprimeve dhe mosveprimeve në dëm të mbrojtjes së institucioneve shtetërore, shmangies nga përgjegjësia politike për mosfunksionimin e shtetit të së drejtës, minimit të heshtun që i kanë ba sistemit të drejtësisë dhe prokurorisë publike në ketë vend, orvaten të shfryjnë dufin e tyne ndaj pikave ma mbështetëse integruese të Shqipnisë. Në njì shoqni që pretendohet të bàhet e lirë dhe demokratike, nuk mund të ketë trajtime të diferencueme ndaj rajoneve, konsiderime të heshtuna denigruese dhe jo-kushtetuese ndaj grupimeve kulturore, konservime të qëllimshme të elementeve të regresit.
Normalisht unë e konsideroj të papërshtatshëm dhe të pavend dialogun në distancë në mes dy krerëve të institucioneve të nalta të shtetit, mbi të gjitha zgjatjen e këtij dialogu, përfshirjen e papërshtatshme në këtë dialog të ?masave? dhe mosrespektimin e figurës së Presidentit të Republikës. Ato të gjitha përfaqësojnë, në të vërtetë, defektet e stilit dhe metodave dhe janë në fakt pjesë e stonimit politik të nji klase politike diletante e të formueme rastësisht. Por ata nuk duhet të na pengojnë ne që të bajmë analiza, ose të na imponojnë të vihemi anësisht në krahë të palëve partizane. Për të kuptue përgjegjësitë e secilës palë në notën negative të marrun këto ditë nga Europa, do të duhet që secila palë të shohë qartë vehten dhe palën përballë.
Unë e konsideroj shumë të randësishme qasjen e startueme nga Topalli për të kërkue, tash dhe jo ma vonë, arsyet e dështimit të aplikimit të dytë për anëtarësim në BE, pavarësisht se nuk bashkohem me zonjën e respektueme, në shqyrtimin e njianshëm të problemit. Ashtu sikurse e kuptoj mjaft mirë shmangien e lexueshme të përgjegjësisë, për pjesën e Tij, nga ana e Presidentit të Republikës, Shkelqësisë së Tij, zotit Bamir Topi. Në bllok institutionet, përfshirë dhe institucionin e Qeverisë Hije (Shadow Cabinet- i opozitës asht nji zakon sjelljeje i harruem nga aktorët politikë opozitarë) janë përgjegjës për gjendjen në të cilen e kanë vendos procesin integrues të Shqipnisë dhe paqen sociale në vend.
Se ekziston nji disponibilitet i theksuem antieuropian në kastën politike të këtij vendi, kuptue ky disponibilitet negativ në mënyrën e përciptë të plotësimit të angazhimeve politike dhe institucionale, në mungesën e përgjegjësisë reciproke për të plotësue detyrat demokratike që të jep sistemi parlamentar i qeverisjes, kjo asht nji gja e dallueshme nga kushdo që arrin të vlerësojë sjelljet e palëve politike. Ajo që më shqetëson ma së shumti, asht mënyra e lehtë me të cilen kërkohet të shmangen përgjegjësitë institucionale, zhvendosja në terrene krejtësisht të tjera e dialogut politik, indiferenca ndaj interesit ma të madh publik të momentit dhe atij të së ardhmes dhe tymi errësues dhe lotsjellës që u hodh atëherë kur do të duhet të ishim më të qartë se kurrë.
Unë, por mendoj se shumëkush, ka pritun që në këto ditë shumë të zymta për ne, kreu i shtetit të dilte në mbrojtje të interesit nacional dhe publik europianizues dhe para së gjithash të sqaronte përgjegjësinë e Tij institucionale në sëndërtimin e nji hallke të paster juridike, që garanton funksionimin e Rule of Law. Kreu i Shtetit, në cilësinë e Kreut të Këshillit të Naltë të Drejtësisë, asht përgjegjësi kryesor për shërimin e nji prej plagëve ma të randa që vuan shoqnia jonë, plagë e cila na la serish të fundit në radhën integruese. Ishte vendi që Kreu i Shtetit, para se të jepte deklarata dhe pergjegje me thumbe politike individuale, të sqaronte kontributin e tij për krijimin e një kaste gjyqtarësh me integritet profesional dhe me emër të pacënueshëm. Besoj se këtu qendron mangësia e parë mosvepruese e qendrimit të kreut të këtij vendi. (Në mendjen time ka vite që me qendron si pikëpyetje e pasqarueme lehtësia me të cilen Ai udhëhoqi zëvendësimin e kreut të suksesshëm të Gjykates së Krimeve të Rënda, zotit Sandër Simoni, në ditët ma të mira të veprimit të shtetit të së drejtës në Shqipninë post-diktatoriale, apo heshtja e pafalshme ndaj staturës së pacënueshme të nji prej figurave ma përfaqësuese dhe ma të respektueme së ushtrisë shqiptare në NATO, Gjeneral Luan Hoxha).
Nga ana tjetër, për interesin e publikut është po aq i randësishëm roli i ekzekutivit në administrimin e drejtësisë, përqendrue në rolin e Ministrisë së Drejtësisë në shqyrtimin e procedurave për procedimin e krimeve, për të cilin shumica qevërisëse ka pjesën e vet të përgjegjësisë me të cilen do të duhet gjithmonë të mbajë llogarinë.
Unë kam pritun që në këto ditë të randa për ne të gjithë, Kreu i Shtetit të dilte me nisma dialoguese dhe përbashkuese midis forcave politike për të afrue palët në qëndrime, për të ulë papërgjegjshmëritë dhe për të lehtësue zgjidhjet e nevojshme për reforma strukturore në sistem, gjë që fakteqësisht, ende nuk ka ndodhun. Në nji vend demokratik asht shumë i randësishëm uniteti i forcave kryesore politike që ndërrohen në pushtet demokratikisht, në mbështetjen e disa shtyllave kryesore zhvillimore. Po aq i randësishëm asht edhe funksioni balancues i kreut të vendit si symbol i unitetit, gja për të cilën ndoshta duhet me u kujtue se vendi jonë ka nevojë sot ma shumë se asnjiherë.
Së fundi, mangësia më e madhe e shoqnisë sonë postdiktatoriale asht kultura e mosndëshkimit të krimit dhe kjo ka fillue me lënien në harresë të krimeve të djeshme të diktaturës. Segmente të randësishme të mekanizmit politiko-institucional, kanë pengue procesin e pastrimit politik të Shqipnisë së sotme, duke frenue procesin njohës të së vertetës. Kjo asht nji prej përgjegjësive ma të randa që publiku asht i interesuem të dijë se si duhet të zgjidhet, e para së gjithash e kërkon nji gja të tillë nga institucioni që ka heshtun, për rrjedhojë edhe e ka pengue lustracionin politik të shoqnisë politike të Shqipnisë.
Asht koha që secili institucion dhe secila palë politike të marrë përgjegjësinë për të plotësue pjesën që i takon në mangësitë e verifikueme në rrugën integruese të Shqipnisë në Europë. Kur një gjë e tillë do të jetë vepruese, atëherë nuk do të ketë vend as për aludimin e qenies së celulës anti-eruopianë në politikën shqiptare, e aq më pak për ekzistencën e asaj celule tek ne.
Tiranë, me 19.10.2011
Pazari i Vjetër i Korçës është objekt me vlera të hershme hi...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të paraqitet sëri...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë në mbrojtje ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka qënë i as...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar si bashkëp...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift ka rrezik të t...
Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kan...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite mjaft e qëndrueshme kjo e s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e deno...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një familj...
Një tragjedi mund të kishte ndodhur, dhe kjo për shkak të pa...
Gazeta “Washington Post” njofton se një grup zyrtarësh ameri...
Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për qytet...
Gjatë javës së ardhëshme ish Kryeministri do të vijoj të jet...
Janë skena rrënqethëse, nga ato që duhet të paraprihen nga f...
Opozita zhvilloi ditën e djeshme një protestë gjatë të cilës...
Fëmijët e një gruaje 70 vjeçe kishin mbajtur kufomën e saj n...
Mijëra njerëz janë evakuuar nga një park gjerman pas shpërth...
Pasi mblodhi dje më pak se kurrë demokratë dhe shqiptarë në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...