web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Derhemi i bashkohet protestës tek drejtoria e policisë/ Shpërthen ndaj Ramës

2 Prill 2018, 17:59, Politikë CNA

Aktori Arben Derhemi dhe aktorë të tjerë i janë bashkuar protestës, për lirimin e të arrestuarve, para drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij Derhemi ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama.

Derhemi e ka quajtur atë të papërgjegjshëm, ndërsa i ka bërë thirrje që t’i vërë gishtin kokës dhe të ikë nga posti i Kryeministrit.

“Të gjithë shqiptarët kanë një shtet të papërgjegjshëm dhe një kryeministër të papërgjegjshëm.
Një person po na mban varur dhe i bëj thirrje Ramës që një herë e mirë është ti vërë gishtin kokës.
E vetmja gjë e mirë që mund të bëjë ai është të ikë”.

Ndërsa qytetarët protestues e kanë shoqëruar deklaratën e Derhemit, duke thirrur “Rama ik”. /CNA.al





Lajmet e fundit nga