web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama i jep premtimin mësueses së sëmurë/ Reagon deputeti i PD-së

14 Janar 2018, 13:21, Aktualitet CNA

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në  një postim në rrjetet sociale, ka replikuar kundrejt premtimit të bërë nga kryeministri Edi Rama mësueses nga Rrësheni të sëmurë me kancer dhe të gjithë të sëmurëve se brenda 10 ditëve qeveria do të bëntë të mundur gjetjen e ilaçit nëpër spitale.

Shehu ka shkruar se krahas ilacit të që mungon për kancer ka dhe shumë ilaçe të tjera që mungojnë.

Postimi i plotë:

Z.Rama, e ndoqa premtimin tuaj te sotem per te siguruar Herceptinen per 10 dite.
Shume mire kjo, por dua tju kujtoj se ju nuk jeni ?bamires?, por Kryeministri i vendit, qe punon me strategji e projekte zhvillimi.
Shendetesia jone nuk vuan vetem nga mungesa e Herceptines, por nga nje Varferi Afrikane, me financime publike 22 here nen mezataren europiane.
Dhe ketu duhen politika te qarta financiare e zhvilluese, qe ju kurre nuk i keni artikuluar.
Dhe dicka, kur mund ta zgjidhnit ne 10 dite ceshtjen e Herceptines, pse per 4 vite e toleruat te tille!? /CityNews





Lajmet e fundit nga