Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
*Nga Ylli Pata
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, që u prish në Vlorë nga Edi Rama, ka rihapur edhe njëherë debatin në opinionin publik.
Fakti është, se vendimi i tashëm i Strasburgut është një shtesë e ?vogël? prej 3 milionë eurosh nga ajo që u miratua në verë, pra gjithsej familja e gruas së kreut të PD-së do të dëmshpërblehet me 14 milionë euro.
Pasi e nxori nga çadra dhe u takua më 17 maj, ku bëri marrëveshjen e famshme, Edi Rama vendosi që ta dëmshpërblejë kreun e PD-së me 11 milionë euro për pallatin e prishur.
Kjo histori, çuditërisht irritoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili pas vendimit të Strasburgut akuzoi qeverinë se u ka ngarkuar taksapaguesve shqiptarë një shifër marramendëse për t?i paguar, thjesht nga shkelja e ligjit prej qeverisë.
Për ta kuptuar sa më qartë situatën po i kthehemi nga fillimi i saj. Në vitin 2011, vjehrri i Lulzim Bashës ndërtoi një pallat luksoz në Ujin e Ftohtë në Vlorë, duke i hyrë detit në hise. Me gurë, u zu një pjesë deti dhe u përfitua një hapësirë përreth pallatit.
Lejen për ndërtimin e këtij pallati e pati dhënë kryetari i bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, pas një pakti të tij me Lulzim Bashën. Edi Rama, pikërisht për këtë arsye u prish me Gjikën, pasi e konsideronte një ?skandal? zënien e bregdetit.
Me ardhjen në pushtet, Edi Rama deklaroi se të gjitha ndërtimet që janë bërë përgjatë bregut nga Skela e Portit deri në Ujin e Ftohtë në Vlorë do të prishen për të ndërtuar një shëtitore që u quajt Lungomare.
Atëherë nuk u prish vetëm pallati i vjehrit të Bashës, por edhe shumë ndërtime të tjera, madje edhe të disa biznesmenëve shumë afër PS-së. Pra Edi Rama i futi tritolin të gjitha ndërtimeve që kishin zënë bregdetin. Hapësira u pastrua.
Por të gjitha ndërtimet ishin bërë me para dhe, nëse ishin të ligjshme ata duhet të dëmshpërbleheshin dhe bëhej fjalë për shuma marramendëse. E pakta një pallat e ka koston 3 milionë euro.
Ai i familjarëve të kreut të PD-së normalisht e kishte më të madh pasi kishte ?tokëzuar? detin, kishte pishinë, hekura dhe material nga më të fundit. Para e madhe me një fjalë. Që të ishte 14 milionë euro askush s?besonte. Po ja që doli?
Në fund për ta qartësuar problemin dy janë pikëpyetjet: nga erdhi pasuria prej 13 milionë eurosh që u investua nga familja e Lulzim Bashës në Vlorë?
Kjo shumë aq e madhe kërkon një skaner të hollësishëm nëpër të cilin duhet të kalojnë të gjithë ata zyrtarë publikë që përfitojnë nga kjo shumë marramendëse.
I pari është lideri i opozitës, më pas Avokatja e Popullit e zgjedhur nga radhët e opozitës, por ka edhe të tjerë?
Dhe e dyta: nëse ndërtimi ishte i ligjshëm dhe Rama e prishi për shërbim publik, pra për të ndërtuar shëtitore, përse paratë e dëmshpërblimit nuk u ngarkohet atyre që kanë abuzuar gjithë këto vite me shkatërrimin e bregdetit, duke nisur që nga pronarët e pallatit që e zunë detin me gurë?
Kush prish, duhet të ndreqë!
Nuk ka përse qytetarët të mbajnë paguajnë vazhdimisht zullumet e politikanëve apo familjarëve të tyre që humbin miliona dhe më pas janë gati të djegin vendin.
Megjithatë, qeveria për të qenë sa më e larë nga kjo histori, do të duhet të bëjë një bilanc të plotë sa është dëmshpërblimi për ndërtimet e Lungomares dhe kur të bëhet e qartë shifra, presioni fiskal për të marrë ata para, le t?u ngarkohet atyre sipërmarrësve që kanë përfituar gjithë këto 27 vjet nga kontratat publike, pra buxheti i shtetit.
Kurse qytetarët që paguajnë nga rroga e tyre taksat, TVSH-në, tarifat e ndryshme qeveritare, taksat dhe tarifat e kryetarëve të bashkisë, duke nisur nga Erion Veliaj që i ka ngarkuar shumë, nuk u takon të paguajnë asnjë lek.
E fundit, qeveria nuk ka të drejtë të përdorë paranë publike si pjesë negociatash, sikur të ishte pazar për lekët e xhepit.
Ata janë para të qytetarëve dhe duhet të diskutohet në detaj për çdo lek që del nga buxheti si shpenzim. Por te ne ndaj bëhet gjithmonë zhurmë, pasi politika kërkon të bëjë sherr për të fshehur se ç?bëhet me lekët, tenderat kontratat etj.
Mark Zuckerberg, pronari i një prej rrjeteve sociale më të m...
Mësuesi i matematikës në shkollën 9-vjeçare të Kasharit, Has...
Ndër kompanitë më të mëdha në botë “Lactalis” që prodhonte q...
Vijon aksioni i policisë për ndëshkimin e drejtuesve të mjet...
Ndonëse aktorin e Portokallisë edhe në fushatë zgjedhore e k...
Është një nga modelet më simpatike dhe me format trupore të ...
Më datë 14.01.2018, Policia është njoftuar se në rezervuarin...
Avioni i linjës Ankara-Trabzon ka dalë nga pista teksa po bë...
Shane Missler është pa dyshim 20-vjeçari më me fat në botë, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shkruar se ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Vorë se ...
Segmenti i Unazës së Madhe është pasuruar edhe me 100 pemë t...
Është padyshim mbesa më seksi që mund të ketë një politikan,...
Presidenti Gjorgje Ivanov nuk do ta nënshkruajë Ligjin për g...
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e katër per...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariat...
Pas viteve të tëra në spektaklin e humorit “Portokalli”, Flo...
Në zyrën e Besim Hajdarmatës, Kryeprokurorit të Krimeve të R...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrje...
Prej disa javësh, kantautori i njohur Alban Skënderaj ka njo...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...