Rreperi shqiptar flet për dasmën dhe familjen: ‘Fëmijët e mi nuk e kanë të ardhmen në Shqipëri’
Jemi mësuar ta shohim si reperin “Bad Boy” që herë pas here ...
Gjatë vitit 2013, temë e ditës në Shqipëri ka qënë tritoli. Një fushatë qeveritare përmes një institucioni të quajtuar INUK, ose Inspektoriati i Ndërtimit Urbanistik Kombëtar. Një Institucion që po të pyesje dike, të ta përshkruante, me siguri do të vizatonte një figurine midis elefantit dhe Warysnikit, në fund të fundit të dy gjymtyrë kryesore feçkën kanë. Pra 2013-ta nuk ishte asgjë tjetër por tritol dhe feçka e INUK-ut. Një ekstazë sociale, sidomos e të majtëve të bashkuar, pas marrëveshjes së madhe në Shkoder, midis Ramës dhe Ilir Metës. Kaq të dehur nga era e tritolit, sa edhe sot e kësaj dite besojnë se pasurinë kombëtare e kanë zhvatur vetëm demokratët. Shefat e tyre janë të kulluar, madje i quajnë si gjë normale edhe këto format e kanabizimit të vendit, ku tek-tuk fal prokurorisë italiane dhe asa greke bie në rrjetë ndonjë çun blloku apo ish minister që ka protestuar fort, madje është ndeshur me uniformat si luan I vërtetë. Apo tenderime të tjera të mëdha me preteksin se po ndreqin firot e qeverisë parardhëse, në sheshet publike sot me një statut special të rilindjes kineze.
Si gjithmonë ne entuziastët merremi me të drejtat e shefave, një turmë që mërmërit ca, ia bëri mire qenit, ca të tjerë, na të gëzoj tani… Në fakt është e gjitha kështu, një histoi gati vulgare e jona fillo të qeverisësh duke prishur. Pra me prish, ndërto, prish, ndërto…, një motor që përtyp vetveten. Mjafton tu kujtojmë mbikalimin tek Zogu i zi, apo sheshin e legenave në Tiranë. Pa harruar ritin kancer që tender e asfalto sot dhe nesër çaje rrugën fillim e fund vetëm për të shtruar një kabëll. Të gjitha i kemi bërë me qejf, të eksituar pa e kuptuar asnjëherë se, si Berisha, si Basha, si Meta, si Rama. Dhe shpura e tyre në tërësi, nuk humbasin asgjë. Përkundrazi mbarsen, hapin fronte pune për arkat e tyre. Ne jemi vetëm ca gagarelë që bëjmë tifozëllëk majmunësh. Mbajmë në dorë nga një banane, ushqejmë njëri-tjetrin dhe gajasemi, kurse ata kanë plantacionet. Kanë edhe stallat mbushur plot me kokat tona.
E njejta gjë po ndodh edhe tani këtë 13 milionshin e eurove dëmshpërblim nga gjykata e Strasburgut, për vjehrrin e Lulzim Bashës. Ca ta shpifin kur shkruajnë dhe pyesin naivisht se ku i gjeti vjehrri i Bashës aq para e token që të ndërtonte tek uji i ftohtë. Ndonjëri, ndofta shikon nga vjehrri i tij dhe habitet pse nuk ka edhe ai ndonjë truall diku, bash ku deti flladit gurët, e hapet tutje, një fushë plot të ardhura. I hakërrohen prokurorisë… ca të tjerë, fërkojnë duart se dështoi Rama. Me këto politikat ”e forta” të rilindjes shqiptare. Pika që nuk na bie…, kemi dështuar ne. Janë paratë tona. Dhe po të llogarisësh se sa prishje, ndërtime, e prishje janë bërë përgjatë këtyre viteve, jemi taposur me banana para e mbrapa, lart dhe poshtë. Janë para publike që fare mire mund t’i kishin shkuar investimeve publike. Vetëm në raste të veçanta dhe marrëveshje të mëdha prishen objekte të përmasave të tilla. Qofshin edhe kur janë produkt i tregtisë së zezë. E kam thënë edhe atëhere me një artikull të vogël, Tritol. Pronat e dyshimta mund të shtetëzohen, aq më më tepër që një vend si i yni ka sot kaq shumë nevojë për spitale, shkolla, a shtëpi të moshës së tretë. Dhe nëse tjetri do e fitonte rikthimin me gjyq, siç ndodhi me rastin e vjehrrit të Bashës, i kthehej godina, dhe aq. Kurse sot përfundimi i ftohtë, është, dëmshpërblim i pronarit, plus ato që morën ata banorë që jetonin aty, një thellim i vrimës së zezë, asaj ku firojnë paratë publike, taksat e shqiptarëve. Pse? Për shkak të ekstazës dhe revolucionit të rilindjes. Një çmenduri të cilën e kurorëzojmë edhe me fronin e qeverisjes.
Që sot ka emrin Edi Rama.
Ne, ushqejmë njëri-tjetrin me babane, ata me qeverisje, tenderime, para të thata. Kaq e gjitha.
Jemi mësuar ta shohim si reperin “Bad Boy” që herë pas here ...
Një ish aktore e filmave me pullë të kuqe duket se është bër...
Një 22-vjeçare, studente drejtësie, ka përjetuar një makth t...
Shfaqet gjithnjë në rolin e të “fortit”, por me sa duket Noi...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në ceremoninë e përkujtimit t...
Në kuadër të përkujtimit të 105 vjetorit krijimit të policis...
Këngëtarja e re Orhidea Latifi e njohur si Kida është një nd...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar procesi...
Tragjedia goditi familjen e Arlinda dhe Fisnik Hasajt një ci...
E kishit menduar se Facebook mund t’ju “përgjojë” në shtëpit...
Ilir Meta do të japë dorëheqjen?!Ky është lajmi që ka qarkul...
Është konsideruar si femra më seksi e Kroacisë, por shumë pa...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gj...
Ka qënë një lojë e kahershme “grupi” me të cilën breznia ime...
Dietologia e njohur shqiptare, Blerina Bombaj ka tashmë 12 v...
Një sasi e konsiderueshme tritoli ka tronditur qytetin e Shk...
Një adoleshente shtatzënë nga Pensilvania zbuloi që kishte n...
Xhaferr Isufi, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, L...
Luana Vjollca ishte e para që ndryshoi ngjyrën e flokëve. Ng...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...