web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Më e mirë e ëma apo e bija? Këngëtarja shqiptare prezanton nënën e saj

13 Janar 2018, 11:20, Aktualitet CNA

Këngëtarja e re Orhidea Latifi e njohur si Kida është një ndër më të pëlqyerat nga të rinjtë shqiptarë.

E përmendur nga mediat shpesh për stilin e veçantë, Kida bën një jetë luksoze me makina dhe rroba të shtrenjta.

Gjithashtu ajo komentohet shpesh për pamjen e saj të jashtme, që tërheq vëmendje shpesh.

Por një foto e publikuar ditën e sotme në profilin e saj tregon se në fakt këngëtarja e ka të trashëguar bukurinë natyrale.

Ajo ka pozuar krah prindërve të saj, ndërsa i ka prezantuar në publik përmes postimit në Instagram.

Ajo që vihet re është se nëna e Kidës në fakt ngjan shumë e re, si të ishtë motra e saj. Bukuria e së ëmës ka tërhequr edhe vëmendjen e ndjekësve të këngëtares, të cilët nuk i kanë kursyer komentet komplimentuese./CityNews





Lajmet e fundit nga